Haradinaj në siklet para Zaevit, për shkak të lidhjeve me rastin “Kumanova”?

Opinione

Haradinaj në siklet para Zaevit, për shkak të lidhjeve me rastin “Kumanova”?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 dhjetor 2017 Në ora: 15:23
Takimi Haradinaj-Zaev

Në javën që po e lëmë pas, Kosovën e vizitoi kryeminstri i Maqedonisë Zoran Zaev. Kjo vizitë do të ishte krejt normale, nëse në mes nuk do të qëndronin të drejtat e munguara të shqiptarëve në Maqedoni, respektivisht “lufta e vogël” në Kumanovë para tre vitesh. Duhet kujtuar se ngjarjet e Kumanovës ishin një seri shkëmbimesh zjarri mes disa personave të armatosur dhe policisë maqedonase më 09 maj 2015 ku mbetën të vrarë 8 policë dhe 10 persona nga grupi i armatosur, po kështu u plagosën 37 policë. Pas kësaj Kosova heshti, ndërkohë që Shqipëria kërkoi hetim ndërkombëtar dhe një marrëveshje të re zëvendësuese ndaj Marrëveshjes së Ohrit.

Duket se Zaev, asokohe opozitari i bombave të përgjimit ka marrë angazhim për t'iu përgjigjur një kërkese që mbetet e paqartë se nga cilat arsye motivohet. Dhe pikërisht gjatë vizitës në Kosovë, një nga pikat e veçanta të qëndrimeve të Zaev ishte gatishmëria e tij për t’iu përgjigjur kërkesës së palës shqiptare për hetim ndërkombëtar në rastin Kumanova. Gjithashtu, këshilli i familjareve të rastit të Kumanovës shpresonin se kjo vizitë të çojë edhe deri tek zbardhja e rasteve të montuara kundër shqiptarëve. Pa harruar, se për rastin “Lagja e Trimave”  26 të akuzuar u dënuan gjithsej me 736 vjet burg dhe 7 të tjerë me burg të përjetshëm. Nga vizita e Zaev ra në sy heshtja e kryeministrit Haradinaj, i cili nuk tha asnjë fjalë për rastin “Kumanova”. Do të ishte krejt normale që të fliste përderisa shumica e të vrarëve dhe të burgosurve janë nga Kosova, e ka edhe obligim kushtetues që të kujdeset për qytetarët e tij.

Por, kishte diçka shume të çuditshme në mimikën e z. Haradinaj, sikur ndihej në siklet. Mbase, u ndje i turpëruar që njëri ndër të vrarit në luftën në Kumanovë ishte zyrtari i AAK-së, Xhafer Zymberi. Mbase ka lidhje më këtë ngjarje Ramushi, i cili ka lidhje shumë të mira me Ali Ahmetin, i përfolur për montim të këtij rasti. Nëse Ali Ahmeti kishte arsye, dyfish më shumë ka pasur Ramushi.

Pa harruar, se një raport i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, i nxjerrë pas sulmit në Kumanovë, tregon se disa nga personat që dyshohet se janë përfshirë në sulm e që janë nga Kosova, kanë qenë njerëz të përfshirë në krime dhe kanë dosje në polici.

Sipas kësaj Beg Rizaj, që vjen nga Deçani, është dyshuar dhe ka dosje për posedim pa leje të armeve dhe është hetuar për rrëmbim dhe krim të organizuar. Mirsad Ndrecaj, sipas raportit konfidencial, ka dy raste, njëri për lëndime trupore dhe tjetri për kanosje. Sami Ukshini, po ashtu ka qenë i dyshuar për vepër penale detyrim, haraç, ryshfet dhe lëndime trupore. Këta njerëz flitet se iu kanë vënë haraç dhe janë thirr në emër të Ramushit, për çka ky i fundit thoshte se nuk qëndron prapa njerëzve të tillë. Kjo edhe ndikoi shumë që të binte reputacioni dhe imazhi për Ramushin dhe partinë e tij.

Ndonëse, nuk kishte forcë për t’i ndaluar këta njerëz, si duket u zgjodh një rrugë tjetër, duke iu premtuar shuma të mëdha të parave i futën në kurth dhe i vranë. Mbase, mund të duket hipotezë, por mund të jetë shumë e qëndrueshme pasi logjikisht qëndron një ide e tillë. Duke ia shtuar kësaj edhe skuqja e kryeministrit përballë Zaevit, zor të besosh se Ramushi nuk ka gisht në këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat