Çfarë fshihet pas Ramës e Zaevit

Opinione

Çfarë fshihet pas Ramës e Zaevit

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 17 dhjetor 2017 Në ora: 07:48
Edi Rama dhe Zoran Zaev

Vizita e Zaevit në Shqipëri na detyroi të mendojmë e të analizojmë për shumë çka politike.

Pse vonohet kaq shumë konstituimi i qeverisë së re?

Pse shkoi Zaevi e ç'bisedoi me Edi Ramën?

-Mos ndoshta për shkak marrëdhënieve jo të mira bilaterale shtetërore?, mendojmë se jo.

-Mos ndoshta për shkak kordinimeve politike të dy shteteve fqinje për t'u anëtarësuar në BE?, mendojmë se jo. Themi kështu për shkak se pa reforma gjyqësore të kota janë këto bisedime.

-Mos ndoshta për shkak të drejtave të maqedonasve pakicë në Pustec?, edhe kjo s'është e vërtetë për shkak se qeveria e Shqipërisë aq lukse politike u ka dhënë maqedonasve sa që Liqenasit shqiptar ia ka ndërruar emrin në Pustec për hirë të maqedonasve të vegjël, gjersa qeveria e Maqedonisë as dy shkollave shqiptare s'mundej t'ua ndërronte emrat prej maqedonisht në shqip.

Mos vallë qëllimi kryesor i shkuarjes së Zajevit te Edi Rama ishte largimi i Zijadin Selës nga qeveria e tij? Me largimin e Zijadinit në Amerikë ja mundësia e mirë e Thaçit për të hyrë në qeverinë e re të Zajevit dhe Ahmetit. Përvoja politike ka treguar se partitë e vjetra kushedi se çfarë armiqësie të kenë prapë se prapë bëhen bashkë për të eliminuar partitë e reja sikurse që janë Aleanca me besë. Kjo u dëshmua dhe gjatë zgjedhjeve lokale ku anëtarët e PDSH-së votuan për BDI-në vetëm e vetëm për të eliminuar nga skena politike Bilall Kasamin dhe Zijadin Selën.

Po të bëjmë analizë pak më të thellë politike do të vërejmë se Zijadin Sela është i vetmuar kundrejtë BDI-së, PDSH-së dhe LSDM-së, jo vetëm kaq po Thaçi me  politikën e tij dhelparake ka bonuse politike edhe ndaj Edi Ramës e Daut Hajredinajt, ata do t'i japin përkrahje politike për të eliminuar Zijadinin nga qeveria e për ta futur PDSH-në në qeveri.

Bëjmë  pyetje?, Edi Rama cilin e ka më dost Menduh Thaçin apo Zijadinin?, po Hajredinaj cilin e ka më mik, dihet Thaçin, po Ali Ahmeti, lirisht mund të themi se Menduh Thaçin.

A  s'është e turpshme  formomimi i qeverisë së re pa kryetarin e Aleancës Shqiptare Zijadin Selën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat