Igumeni i Manastirit të Deçanit është mashtrues ordiner

Opinione

Igumeni i Manastirit të Deçanit është mashtrues ordiner

Nga: Shkodran Imeraj Më: 6 janar 2018 Në ora: 13:03
Shkodran Imeraj

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, njihet si njëri ndër kundërshtaret me të mëdhenj të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kohëve të fundit vetëm sa e ka intensifikuar fushatën e tije kundër shtetit të Kosovës. Gjuha e urrejtjes që ai po përdore nëpër qarqet e ndryshme ndërkombëtare, nuk  është gjë tjetër vetëm gjuhë e rritjes së urrejtjes ndër etnike në Kosovë. Është e udhës që shteti i jonë, në rastin e Igumenin Janjiç të merr masa, sipas ligjeve në fuqi të Kosovës, sepse gjuha e urrejtjes është gjuhë e dënueshme.

Igumeni Janjiç dhe gjithë populli serb duhet të kuptojnë, së ata nuk kanë asnjë të drejtë ndaj objekteve fetare në Kosovë, sepse ata i kanë uzurpuar qysh në mesjetën e hershme. Tentimi i tije dhe vartësve të tije që të manipulojnë më historinë e objekteve fetare në Kosovë, e veçmas më atë të Manastirit të Deçanit është e papranueshme.

Igumeni Janjiç po akuzon shqiptarët që bllokuan pelegrinët serb në Gjakovë dhe nuk ndalet me kaq, ai po përhapë urrejtje me pretekste se në vitin 2004 shqiptarët dogjën shumë kisha në Kosovë.

Si duket Igumeni Sava, ka harruar së gjatë viteve 1998-1999, ishin pikërisht murgjit e Manastirit të Deçanit, ata të cilët duke i tymosur e lagur me ujë “të shenjtë” qindra paramilitar serb, i bekonin dhe i porositeshin të kryenin krime ndaj popullsisë të pafajshme shqiptarë.

Savë, mos harro së historia nuk mund të ndryshohet, populli i juaj serb ka kryer gjenocid në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat