Qeverisja pa qëllimi moral është e rrezikshme

Opinione

Qeverisja pa qëllimi moral është e rrezikshme

Nga: Milazim Maraj Më: 6 janar 2018 Në ora: 13:48
Milazim Maraj

Krijimi i rrethanave të mosbesimit, degradimi i tolerancës dhe ngritja e shpejt e revoltës po ndodhë në momentin më të pa favorshëm për Kosovën. Sjelljet  dhe veprimet e pa matura te figurave shtetërorë janë shkaku dhe shkasi i kësaj gjendje. Gjendja e krijuar të imponon pyetjen: 

A ka mbetur pak ndërgjegje kombëtare në Kosovë?

Zhvillimet në Kosovë jo vetëm që  nuk të lenë të qetë por të bëjnë të mbledhësh forcën e fundit për të reaguar. Pa tjetër, duhet të kthehemi pas në kohë dhe të përkujtojmë ngjarjet nga ku filloj  zgjimi nga letargjia komuniste dhe ajo e robërisë, demaskimi i (vëllazërim –bashkimit) të shpifur. Ishte  fillimi i zgjimit te vetëdijes tonë kombëtare. Demonstratat e studentëve që ishin shtresa më vitale intelektuale e kombit. Lufta politike për të mbrojtur autonominë  e Kosovës dhe për të avancuar këtë në Republikë. Lufta për të mbrojtur të drejtën e shkruar por jo të zbatuar, për vetëvendosje deri në shkëputje. Marshimet nga të gjitha komunat e Kosovës drejt Prishtinës për të treguar më mjete demokratike, mospajtimin më vendimet e Serbisë për Kosovën. Rezistenca e përgjakshme  dhe vendosmëria popullore. Proceset gjithë popullore, pajtimi i gjaqeve, organizimi i aksioneve familja mbanë familjen, Formimi i LDK dhe pluralizmit në Kosovë.

Organizimi i AASHK, Përgatitja për të shpallur deklaratën e pavarësisë më 02.Korrik 1990. Qëndrimi i popullatës civile pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, te  vendosur të mbulojnë më trupin e tyre  deputetet që do të shpallnin Deklaratën e Pavarësisë. Ata me trupin e tyre të armatosur më arsye të plot për të mbrojtur vendin dhe popullin, krijuan një shirit mbrojtës në mes të milicisë serbe të blinduar dhe deputeteve që ishin para kuvendit.  Organizimi dhe shpallja e Deklaratës Kushtetuese të Kosovës në Kaçanik më 7 Shtator. Organizimi i kuvendeve komunale për të aprovuar vendimet e Kuvendit të Kosovës. Mbajtja e zgjedhjeve të para dhe zgjedhja  e parlamentit dhe Presidentit të Kosovës. Prezantimi i Kosovës dhe vullnetit politik të popullit shqiptarë nga organet e zgjedhura më votën e lirë edhe pse ishte votuar nën okupim. Monitorimi i këtyre zgjedhjeve nga kongres men, senator dhe misionar nga SHBA dhe BE. Kalimi pa rezistencë i komunisteve shqiptarë në sistemin shumë partiak të Kosovës. Organizimi i SPK. Organizimi i Ministrive dhe fillimi i përgatitjeve për mbrojtje. Bashkëpunimi më Shqipërinë dhe fillimi i armatosjes. Depërtimi i të vërtetës për Kosovën në SHBA dhe BE dhe organizimi i brendshëm shtetëror.

Organizimi i Arsimit të Kosovës duke kaluar të gjitha  barrikadat serbe pa kursyer gjakun dhe jetën. Përballimi i burgosjeve, vrasjeve, helmimeve masive të nxënësve, largimi nga vendet e punës dhe rrënimi i ekonomisë së Kosovës. Plaçkitjet e shqiptarëve nga policia serbe që sillnin ndihma për familjet e veta dhe ato skamnore në Kosovë. Konfiskimi i pasaportave të tyre, burgosja dhuna dhe reprezaljet, vrasjet e ushtarëve në APJ etj. Të gjitha këto dhe shumë e shumë tjera që nuk mundë të përfshihen në një shkrim si ky janë të domosdoshme të rikujtohen dhe të u përkujtohet atyre që kanë harruar së këtë liri e kemi bërë bashkë duke përjetuar të zitë e ullirit. Pra shkurt Kosova nuk është pronë e individëve. Por i takon terë popullit të sajë. Nëse dikur ishim të gatshëm  të mbronim më trupin tonë ata që po shpallni Kosovën Republikë, tani  a jemi të gatshëm të mbrojmë frytet e këtyre vuajtjeve tona dhe të parëve tonë? A jemi të gatshëm dhe të kujdesshëm që të pastrojmë institucionet tona nga krimi dhe grykëset që nuk kanë mëshirë dhe nuk ngopën edhe kur për interesa të tyre të ulëta sjellin në pikëpyetje pavarësinë e vendit dhe ardhmërinë tonë. Kur haptas u dilet mësuesve dhe  të pa punëve më diktat “kaq e keni së nuk meritoni më shumë”. Kur të gjithë atyre që na ndihmuan dhe na ndihmojnë pa ndërprerë u thuhet me pa respekt JO?. A jemi të gatshëm që të u dalim përpara atyre që kanë marrë rrugën drejt Rusisë dhe Serbisë. Atyre që pretendojnë të kthejnë Kosovën në rezolutën 1244. Ku Rusia mundë të nxjerr  kërkesa tjera në dëme të Kosovës dhe  favor të Serbisë. Të përkujtojmë vitin 2004 kur Stanishiqi arriti të organizojë dhunë në Kosovë dhe në këtë dhunë humbëm njerëz, imazh dhe fondet që BE i kishte ndarë për Kosovën u shpenzuan për të ndrequr shtëpitë e serbëve nga ato që ishin më tulla të pa pjekura i bënë me material të fortë. Atëherë u vlerësua së Kosovën këto ngjarje e kanë kthyer 10 vite pas. Tani pretendohet që  Gjykatën speciale ta kthejnë në OKB, ku Rusia ka drejt veto. Një ditë, jo shumë larg do të veçohen ata që punuan për interesat e këtij populli nga ata që ishin kundër. Ata që luftuan kundër ushtrisë dhe policisë serbe nga ata që luftuan kundër neve. Ata që vranë shqiptarë pas lufte nga ata që janë në mbrojtje të tyre. Ata që vodhën dëshmitë për të mbuluar krimet nga ata që kërkojnë zbulimin e krimineleve. Sa më herët të ndodhë kjo do të lirojmë brezin qe po vije pas nesh. Nga se udhëheqja pa bekimin e popullit nuk ka sukses. A keni ju bekimin e popullit tuaj?. Ku mundë të shkoni pa këtë bekim?. Sa mund të arrini në këtë formë?. Çfarë figurash mundë të mbeteni në historinë tonë të dhembshme pas përfundimit të serialit, nga se jeta individuale është serial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat