Presidenti Clinton, mbetet mik i vjetër i Shqiptarëve!

Opinione

Presidenti Clinton, mbetet mik i vjetër i Shqiptarëve!

Nga: Dr.Nijazi Halili Më: 6 janar 2018 Në ora: 17:21
Dr.Nijazi Halili

Bill Clinton, përderisa kam qenë president i SHBA-ve jam njohur me rrethanat e popujve të ndryshëm nëpër botë, por ajo që më la mbresa dhe nuk do e harroj asnjëherë ishin tiparet e popullit më bujar në rajon-shqiptarëve.  Edhe reagimi i fundit mikut të shqiptarëve,  i  ish Presidentit Amerikan, Bill Clinton,për shqiptraët thote  se historia e tyre për të cilën jam interesuar flet për bujarinë e tyre si popull dhe zemërgjërsinë e tyre. 

Fjalët e agjenturave të ndryshme se shqiptarët krijojnë trazira bien poshtë pasi janë popull liridashës e të civilizuar – përfundoi shkrimin miku i madh i shqiptarëve. Përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve amerika tregojnë qartë se  Ballkani nuk del jashtë interesit të politikës amerikane, përderisa forcat nacionaliste vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet dhe të paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit. 

Bosnja, Kosova dhe Maqedonia janë zona të vlimeve etnike dhe prezenaca Amerikane është e domosdoshme për zgjidhjen e konflikteve dhe arritjen e marrëveshjeve në mesë të palëve në konflikt për vite të tëra.

Ndërsa Serbia dhe Shqipëria nëpërmes politikave të balancuara mund t’i japin rajonit një drejtim tjetër drejtë përparimit demokratik, edhe pse kjo nuk po ndodh gjerë më tani.

Por,deri më tani historia  ka dëshmuar të kundërten se Serbia dhe politikat e qeverive serbe kanë qenë  gjithnjë destabilizues të  Rajonit e më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat