Ç’është kjo përçarje e pakuptimtë e Besës

Opinione

Ç’është kjo përçarje e pakuptimtë e Besës

Nga: Sulejman Mehazi Më: 8 janar 2018 Në ora: 19:24
Sulejman Mehazi

Sa mendjelehtë paskërkemi qenë, sa besim kemi patur te ju të Besës e sa të pabesë paskërkeni qenë, se në këtë nivel intelektualë e shpirtëror jeni, fatkeqësisht, se kishim ditur.

Të gjithë kemi menduar se ja tani, shuqyr Zotit, erdhi një parti shpëtimtare, e sa keq u mashtruam.  Kurrgjë paskërkeni qenë ju të Besës, paskërkeni qenë shumë  më të këqinj sesa partitë e vjetra shqiptare në Maqedoni. Ç'është kjo përçarje e juaj e pakuptimtë?, mos vallë zënka të errëta karrieriste të sëmura e lakmuese për pushtet apo diç tjetër..? Mos ndoshta, njëra palë, ta zëmë, lakmon qeverinë e Zaevit, tjetra palë, do të mbetet në opozitë?

Ç'janë këto kurthe të menjëhershme e befasuase, eksplozive e urrejtëse ndërpartiake? Sa të heshtur ishit pas zgjedhjeve lokale, të urtë e të mençur, ua kishin zilinë e lakmisë partitë tjera, që në moment vërshuat fuqishëm, tmerësishtë e egërsishtë ndaj njëri tjetrit, pse ndodhi kjo,  ju pyesim prej nga doli kjo e keqe? Kush ju nxiti e ushqeu me inatet tuaja përçarëse. Sjelljet tuaja politike të palogjikshme, të pamendtë na kanë shtangur, çuditur e heshtur të gjithëve, njëkohësisht, keni kënaqur BDI-në. 

Për të mirën e simpatizantëve dhe adhuruesve të Besës pse s'pajtoheni, të zbutni inatet e të bëheni të dashur ndaj njëri tjetrit për hirë të Besës suaj të "dhënë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat