Pa zëvendësministra bën e pa arsim nuk bën!? - Bota Sot
Pa zëvendësministra bën e pa arsim nuk bën!?

Opinione

E premte, 20 prill 2018

Pa zëvendësministra bën e pa arsim nuk bën!?

Nga: Izet Abdyli Më: 8 janar 2018 Në ora: 20:25
Izet Abdyli

Që nga paslufta nuk ka vit që mësuesit nuk mbajnë trajnime. Mijëra euro ndahen për çdo vit ku perfitojnë organizata të ndryshme që merren me trajnime në fushën e arsimit. Pothuaj gjithsecila organizatë paraqet versionin e programit të vetë duke mos krijuar asnjëherë një metodologji unike të mësimdhënies.

Nganjëher janë në hall edhe mësimdhënësit se cilën metodologji ta zbatojnë. Ka një laryshi metodash, varësisht nga cili shtet apo fondacion vjen subvencionimi. Tërë orientimi i MASHT-it fokusohet vetëm në metodat e mësimdhënies pa u ndalur fare në aspektin teknik e konkretizues të mësimdhënies, duke mos pajisur shkollat me kabinete e mjete konkretizimi. Nuk mund të krahasohet mësimdhenia me vendet përendimore, ku shkalla e zhvillimit ekonomik të atyre vendeve është shumë më e lart dhe kushtet për mësim janë shumë më të avansuara. Si mund të arrihet rezultat i mirë te ne kur një klasë ka mbi 40 nxënës, ku as një minut nuk i bie t'i perkushtohet një nxënësi.

Cilësia nuk ngritet me masa administrative por me krijim të kushteve adekuate për mësimdhënie. Rikthimi i pedagogëve në shkolla mbase do ishte forma më e mirë për kontrollin e mësimdhenies në shkolla. Reforma në shkolla duhet të jetë gjithperfshirëse e jo vetëm një segment i saj. Prandaj propozimi për testim të mësimdhënësve të cilët për dijen e fituar kanë diplomë fakulteti, pervojë pune dhe trajnime të shumta, mund të konsiderohet si një në nçmim dhe perdhosje e punës së tyre.

Deklaratat e pamatura e cinike të zyrtarëve qeveritar ku nënçmohet puna në arsim janë edhe një dëshmi më shumë e gjendjes kaotike të shoqërisë sonë. Shumë punë me e mençur do të ishte investimi në arsim se në zëvendësministra. Fundja pa zëvëndesministra bënë e pa arsim nuk bën. Sa po e duam shtetin e arsimin po shihet, po i lutemi Zotit të na ndihmoi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test