Mashtrimi, solidariteti dhe dëshirat politike

Opinione

Mashtrimi, solidariteti dhe dëshirat politike

Nga: Gjyla Çeliku Më: 9 janar 2018 Në ora: 10:13
Gjyla Çeliku

Definicioni i "solidaritetit politik" presupozon raportin jetësor, të konstruktuar nga shoqëria, të një bashkësie politike, normalisht nga qytetarët e atij shteti që përfaqësojnë qytetarët dhe shtetin nëpërmjet partive politike.

Indinjata për cënimin e solidaritetit politik shprehet, për shembull, në zemërimin për mashtruesit politik, të cilët përvidhen nga përgjegjësia e tyre për bashkësinë politike, avantazhet e së cilës ata i shijojnë pa ndal dhe jo i dashurojnë, sepse kur dashuron njeriu di edhe me u ndal, por i dëshirojnë, sepse dëshira s'ka fund.

Dëshirat politike të realizuara me mashtrime politike, aty ku mashtruesi kërkon solidaritet nga populli për egot dhe fantazitë pretenduese, janë sindrom modern i politikave në Ballkan dhe virus i çorientimit të organizatave politike. Sa më i korruptuar të jetë një shtet, aq më të padrejta janë raportet në parti midis antarëve, zyrtarëve dhe përfaqësusve të popullit me popullin, dhe aq më tepër "viktimat politike" shpresojnë në solidaritet nga populli të cilin e kanë zhgënjyer.

Projektet e realizuara kombëtare dhe politike, sot janë në rrezik nga viktimat politike, flas për trojet shqiptare në këtë rast, por fenomen ky që ka marrë përmasa globale, fatkeqësisht.

Përderisa politika u nënshtrohet "mashtruesve politik", "viktimave politike" dhe "të dëshiruarve politik", pritet një fund i dhimbshëm kombëtar.

Elementet e përmendura mund të zhduken nga partitë serioze dhe të cilat kanë një ideal për të cilin janë krijuar, por edhe nga qytetarët të cilët duhet ta dënojnë "viktimën politike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat