Regresi diplomatik si dështim, trazirat e mundshëme si dirigjim!

Opinione

Regresi diplomatik si dështim, trazirat e mundshëme si dirigjim!

Nga: Armend Halimi Më: 9 janar 2018 Në ora: 22:16
Armend Halimi

Siguria është e ndikuar nga një gam e gjerë e faktorëve, jo vetëm nga ata tradicional, siq janë luftrat me fronte të hapura, apo agresioni i jashtëm, por edhe nga procese të shumta, siq edhe mund të jenë të karakterit politik apo diplomatik, sidomos nëse flasim për spektrin e sigurisë shtetrore dhe njerzore.

Thënë më kjart, në aspektin e sigurisë, përkatësisht pasigurisë shtetrore që i kanoset Kosovës, ( këtu bëhet fjalë pasigurisë së sovranitetit me burime kërcënuese më tepër nga jashtë), me shkak kryekput të dështimit në aspektin diplomatik, ku fatkeqësisht vitet e fundit, e sidomos pas qeverisjës së vendit me struktur aktuale të re, më nuk bëhet fjalë vetëm stagnimi në pozcionimin e fuqisë së vendit karshi arenës ndërkombëtare (mos antarsimi apo integrimi në mekanizma ndërkombëtar), apo stagnimi në procesin e njohjeve të reja të shtetësisë së Repbulikës së Kosovës, por faktikisht realiteti flet për një regres të rrezikshëm të vendit, kjo e parë me përkeqësimin e mardhënieve të Kosovës me vendet me fuqi globale, siq janë Amerika, Britania, etj, e që duke njohur ndikimin e tyre permanent në të gjitha proceset që kanë karakterizuar vendin, që nga çlirimi e shtetë ndërtimi, si garantues të dyja këtyre ngjarjeve të mëdha, me të drejtë duhet cilësuar regres të rrezikshëm diplomatik mosmarrveshjet edhe më të vogla të Kosovës në mardhënie me shtet në fjalë, me ç’rast, mbrojtja e interesit nacional të Kosovës do ishte mjaftë e dobsuar pa ndihmën e fuqive të përmendura, që do jepte mjaftushëm hapsirë manovrimi diplomatik e agresiv kundërshtarit tradicional të ekzistencës së Kosovës, siq është Serbia, mbrapa së cilës nuk duhet harruar qëndron po ashtu një superfuqi globale që ka gadishmërinë e ndihmës për shtetin serb për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe rajonit. 

Andaj, se diplomacia kosovare realisht është keq si as një herë më parë, apo në regres, tani më veq u bë e ditur nga qëndrimet e hapura të diplomatëve amerikan dhe britanez, të cilët çortuan ashpër krerët e institucioneve më të larta të vendit për iniciativa që dëmtojnë proceset e Kosovës karshi integrimit dhe fuqizimit si shtet.

Ndryshe, siguria njerzore, që nënkupton për veq asaj shtetrore edhe  pasigurinë direkte të qytetarëve, si rezultat i po të njëtave burime të pasigurisë shtetrore, pra interesa të caktuara të elitave politike që janë të rrezikuara nga mos harmonizimi me politikën ndërkombëtare, ekziston frika e trazirave të dirigjuara nga pushteti, që interesi i tyre të kamuflohet me interes të vlerave kombëtare, e që lehtësisht mund të manipulohet një masë e gjerë e shoqërisë për ngritjen e revoltës ‘qytetare’ ndaj ngjarjeve që veq janë në pritje për të u zhvilluar, e që faktikisht edhe kemi parë deklarata të njerzëve të lartë të politikës, se mund të ringjallen ‘grupe guerile’.! 

Për të kaluar me sa më pak dëm në interes të vendit dhe qytetarëve, elitës së intelektualëve dhe gjithë shoqërisë civile i takon ngritja e zërit në dy drejtime: çortim pushtetit për diskursin e e aplikushëm politik që aktualisht ndjekun duke rrezikuar të tashmën dhe të ardhmen e vendit, si dhe sensibilizimin e qytetarëve për mos ra pre e situatave të kamufluara nga politika karshi aleatëve tanë ndërkombëtar, veçanarisht, atyre me miqësi tradicionale.

(Autori është magjistër i studimeve të sigurisë, diplomuar pranë UEJL, Tetovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat