Me qytetarët e Kosovës po lozni pingpong

Opinione

Me qytetarët e Kosovës po lozni pingpong

Nga: Ragip Guraziu Më: 10 janar 2018 Në ora: 12:26
Ragip Guraziu

Atëherë-pse veriu i Mitrovicës mbetet jashtë çdo gjëje sa i përket shtetit të Kosovës, ku në atë pjesë (edhe kur jemi në prag të 10 vjetorit të festimit)atje gjithçka serbe?! Nuk përfillen as Kushtetuta e shtetit, as ligjet, as simbolet tona por  gjithçka frymëzon Serbi?! Pse KFOR-i Francez ende pa u vendosur mirë nëpër shtëpitë e veta qytetarët, KFOR-i Francez këmbëkryq në veri të Mitrovicës. Sa i përket Gjykatës Speciale qytetarët po e presin me vullnet se janë ngop më me të pavërteta, dhe nuk po zbulohen ngjarjet që ndodhën gjatë dhe pas lufte te njerëzit e pafajshëm, bile do janë vra edhe pas lufte dhe rastet enigmë.

Kujt t'i besojmë?!

Thuhet se ''Vendet e QUINT-it kanë qenë prej kohësh miq të vërtetë të Kosovës, përfshirë këtu edhe në kohërat më të vështira. Që nga mbështetja jonë për ndërhyrjen e NATO-s, sakrifikimin e ushtarëve tanë në Kosovë, njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme në zhvillimin tuaj, ne kemi punuar shumë për të mbështetur vendin tuaj. Suksesi juaj është në interesin tonë. Megjithatë, ne do të këmbëngulim gjithmonë që Kosova të mbështesë drejtësinë.

Po të ishte kështu, tani pse edhe kur jemi në prag të festimit të 10 vjetrit të pavarësisë së Kosovës, pse në veri të Kosovës gjithçka frymon Serbi, shkilet Kushtetuta me dy këmbët, simbolet etj. Tani minoriteti serb në Kosovë ka standarde mbi standarde, e çka i duhet Kosovë ende të sakrifikojë për serbët.

Sa i përket kufijve, kemi humbur me Maqedoninë, Malin e Zi, e kur kemi parasysh edhe Serbinë, atëherë qytetarët e Kosovës, nga një politik dështuese vendore dhe asnjë qeveri deri më tani nuk ka dal në mbrojtjen e Kosovë, por gara ne mes veti se kush po jem më shumë e kush më pak. Tani edhe ju shtete  e Qunitit ku ishit deri tani për t’i mbrojtur qytetarët shumë të pafajshëm. Kisha dashur përgjigjeje nga të gjitha këto...

Prape qytetarët do i vuajnë pasojat, siç i vuajtën dhe po i vuajnë ende dhe do ti vuajnë, si nga ndërkombëtarët por edhe nga një politik total dështuese vendore..

Thuhet nga Shteteve të Qunitit ;''Nuk ka asnjë arsye për të penguar punën e Dhomave të Specializuara dhe ftojmë secilin kryesues të institucioneve, udhëheqës të partive apo deputet, të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo ri-negocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Një veprim i tillë vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rrezikon të gjitha të arriturat e Kosovës. Kjo i vënë interesat e individëve mbi interesat e shoqërisë kosovare. Ne e dënojmë një gjë të tillë, dhe kushdo që mbështetë një gjë të tillë, do të veprojë qëllimisht kundër partneritetit të Kosovës me vendet tona. Ftojmë të gjithë liderët të Kosovës dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të ngritin zërin kundër kësaj iniciative dhe me sinqeritet të plotë të informojnë qytetarët e Kosovës për pasojat e rënda negative, përfshirë këtu edhe procesin e integrimit ndërkombëtarë dhe Euro-Atlantik të Kosovës, nëse Kosova vazhdon në këtë mënyrë. Në të njëjtën kohë, presim që të gjitha shtetet të ndjekin penalisht ose të bashkëpunojnë në plotni, në gjykimin e krimeve të supozuara, të kryera në Kosovë''.

''Krijimi i Dhomave të Specializuara ishte mënyra e vetme për Kosovën të dëshmoj përkushtimin e saj për drejtësi dhe sundim të ligjit, dhe të vazhdojë të pranoj mbështetjen ndërkombëtare. Me ndihmën tonë, Kosova ka shënuar përparim në shtatë vitet e fundit për arsye të përkushtimit të saj për drejtësi ndërkombëtare. Vendimi i Kuvendit në vitin 2015 për të krijuar Dhomat e Specializuara ishte shenjë e qartë se Kosova refuzoi kulturën e mosndëshkimit''.

Me këtë janë në pajtim shumica e qytetarëve dhe subjekte politike,intelektual etj,por për të bëbet e juaja ndaj Shtetit të Kosovë duke favorizuar serbët dhe duke zaptuar veriun e Mitrovicës që në fillim me KFOR-in Franqez,pasojat po i vuan qytetari as ju e as politika apo qeverit e deritanishme të Kosovës.

Kur automjeti i parë i KFOR-it ka hyrë në Mitrovicë, UÇK-ja nuk ka pa pas shancë të del në veri të qytetit sepse francezët ishin vendosur menjëherë në fillim të urës dhe nuk lejonin askënd të armatosur të shkojnë në veri. Kurse para se kanë ardhe KFOR-i francez, Mitrovica veriore ka qenë e mbushur me ushtarë e paramilitare serb. UÇK nuk ka mundur të luftonë sepse atëherë veq ishte nënshkruar marrëveshja për armëpushim. Këtu ka vend për të fajësuar shume grupe por mendoj se plani i ndarjes është bërë shumë me herët se sa marrëveshja për armëpushim.

Pse këtë Letër të hapur Shteteve të Qunitit

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovën e nëpër Kosovë, por Mitrovicën, qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj. Tani si po shifet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, atëherë pata cekur se ;Serbia ka fituar me këtë marrëveshje, dhe tani jo rastësisht KFOR-i Francës u stacionuar (menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova ,1999),në Veri të Mitrovicës.

Kjo sipas jush është e ngjashme me mbrojtjen e serbëve ndër vite dhe se në qoftë se kjo nuk është e pranueshme,  thoni se serbët do të përpiqen të kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhje tjetër të qëndrueshme.

“Aktuale apo sido që të jetë, serb apo shqiptarë. Marrëveshja në mes shqiptarëve dhe serbëve është e mundur vetëm me një zgjidhje të qëndrueshme me kompromis, me një status të veçantë për Kishën  dhe me bashkësinë e komunave serbe në jug të Kosovës”, deklaratat e Serbisë që po i pranojnë mu këto shtete të Qunitit.

Kush na ndau  dhe si na ndau Mitrovicën e dini mirë ju?

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovën e nëpër Kosovë, por Mitrovicën, qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj. Tani si po shifet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, atëherë pata cekur se ;Serbia ka fituar me këtë marrëveshje, dhe tani jo rastësisht KFOR-i Francës u stacionuar (menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova ,1999),në Veri të Mitrovicës.

Pasi, ende pa u kthyer të gjithë në Kosovë, që ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1998-99,shqiptarët e Kosovës, KFOR-i Francës veqse ishte stacionuar në Veri të Mitrovocës, që lë të kuptoj se kjo marrëveshje ishte ''kurdisur'' me marrëveshjen e Kumanovës, e tani që na doli në ''shesh'' thënja e diktatorit Millosheviq se; ''Serbia ka fituar me këtë marrëveshje diç në Kosovë''.

Êndrra e Serbisë po realizohet ndal nga dal, u cilësua nga Serbia..

Sa i përket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë, që po fsheh shteti Serb, qe po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb, për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi,dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Në këtë aspekt Beogradi i sotëm po mundohet nëpërmjet minorancës serbe në Kosovë dhe në forma të tjera (edhe pse që katër vite) gati jemi në prag të vitit dhjetë që Kosova u ba shtet me Kushtetutë, qeveria në Beograd me një diplomaci efektive po ia arrit qëllimit, deri sa qeveria e Kosovës e shmang këtë ''akullnajë’ ‘dhe thotë se disa gjëra duhet lënë kohës. Tani, ish-Kryeministri, tani presidenti i Republikës së Kosovë, z.Hashim Thaçi ka një efori dhe besim në vete se veriu i Mitrovicës kurrë nuk do të ndahet dhe Serbia nga këtu do të teriqet me duar thatë?! Por sa do të jetë kjo e realizueshme do të shifet në vazhdimin e këtyre bisedimeve dhe shtrëngimi i dyerve të këtyre bisedimeve në mes të dy kryeministrave të Kosovës dhe atij serb,që po supozohet  të fillojnë këto muaj.

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritrtet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje,të gjitha këto neve na dëgojnë në pus pa fund ,siç thotë populli.Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu perket minoriteteve në Serbi.Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti,që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 18 vjet pas përfundimit të luftës,çështja e veriut të Mitrovicës ende e pasgjedhur.

Për këtë duhet të jeni në dijeni shtetet e Qunintit?

Kosova (historikisht: Dardania, zyrtarisht Republika e Kosovës, anglisht: Republic of Kosovo), është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.908 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit.prej të cilëve afro 200 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit. Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.

Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.Në shek. IV p.K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë. Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë. Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 110 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovën e nëpër Kosovë, por Mitrovicën, qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj. Tani si po shifet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, atëherë pata cekur se ;Serbia ka fituar me këtë marrëveshje, dhe tani jo rastësisht KFOR-i Francës u stacionuar (menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova ,1999),në Veri të Mitrovicës.

Sa i përket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë, që po fsheh shteti Serb, qe po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb, për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi, dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Atëherë-pse veriu i Mitrovicës mbetet jashtë çdo gjëje sa i përket shtetit të Kosovës, ku në atë pjesë (edhe kur jemi në prag të 10 vjetorit të festimit)atje gjithçka serbe?! Nuk përfillen as Kushtetuta e shtetit, as ligjet, as simbolet tona por  gjithçka frymëzon Serbi?! Pse KFOR-i Francez ende pa u vendosur mirë nëpër shtëpitë e veta qytetarët, KFOR-i Francez këmbëkryq në veri të Mitrovicë. Sa i përket Gjykatës Speciale qytetarët po e presin me vullnet se janë ngop më me të pavërteta, dhe nuk po zbulohen ngjarjet që ndodhën gjatë dhe pas lufte te njerëzit e pafajshëm, bile do janë vra edhe pas lufte dhe rastet enigmë.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat