Politikanët tanë, e keqja e vetvetes sonë - Bota Sot
Politikanët tanë, e keqja e vetvetes sonë

Opinione

E diel, 21 janar 2018

Politikanët tanë, e keqja e vetvetes sonë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 10 janar 2018 Në ora: 23:13
Sulejman Mehazi

Mjerë ne me politikanët tanë rreth e për qarkë trojeve shqiptare, kemi mbetur në vend e s'dimë kah t'ia mbajmë: 

-të ecim përpara rrugët i kemi të stopuara e të barikaduara, të pa sigurta e të frikësuara nga smira, xhelozia, inatet karrieriste e shkatërruese; 

-të ecip mbrapa shkojmë drejt komunizmit të vrazhdë envero-titist; -në të djathtë prontot kosovariane të kriminalizuar deri në pakufi; 

-në të majtë tonelata kanabisash edi-saliane për t'u droguar e gjithë rinia jonë;

-midis së djathtës Haradinaj, e së majtës Edinaj, Ali Ahmetaj, Zijadin Selaj e Bilall Kasamajt e zënieve përçarëse shqiptare nga mjeshtri i politikës maqedonase Zaevi.

P.S.

Shikoni çfarë na bëri politika e urtë, zemërgjërëse e Zaevit, copa e thërrime, për parti e për poste ëndrrash qeveritare, duam ta hamë njëri tjetrin. Politika e butë e kryeministrit maqedonas Zaev, në fakt doli më shumë e dëmshme për vet shqiptarët. Zaevi e partia e tij u kënaqën me budallallëqet tona karrieriste. 

Dor?n në zemër, bravo i qoftë kryeministrit maqedonas i cili me dinakërinë e fshehur politike, detyroi  partitë shqiptare të zihen e të rrihen mes veti, ndoshta, deri n?  vrasje hakmarrëse politike ndërshqiptare. Na rruaj o Zot nga e keqja e vetvetes sonë!, këtu s'kanë faj të tjerët.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test