“Po na vyjnë pare për luftën, jo ushtarë o Rexhë...” - Bota Sot
“Po na vyjnë pare për luftën, jo ushtarë o Rexhë...”

Opinione

E hënë, 23 prill 2018

“Po na vyjnë pare për luftën, jo ushtarë o Rexhë...”

Më: 11 janar 2018 Në ora: 18:47
Rexhep Shahu

Si gazetar i Radio Kukësit isha jo pak i njohur për mjaft shqiptarë të Kosovës. Ata kishin liri e shpengim në biseda me mua. Miqësia ime me shumë eksponentë të Kosovës e shtonte besimin e njerzve ndaj meje.

Më shprehnin dëshirë me u kyçë në UÇK. Ku po thu ti Rexhë me hy na në luftë, me çfarë strukture, me çfarë komandantash...

Natyrisht që nuk jam angazhuar për gjëra të tilla dhe e kisha të shkurtë përgjigjen, kush don të luftojë e gjen udhën vetë.

Nuk doja të bëhësha këshillues për raste të tilla sepse mendoja se nuk e duroj barrën e dhimbjes në raste fatkeqësish. Por arsyeja më madhore ishte kjo: po të më thoshte ndonjëri, ti që na jep udhëzime e na mëson, pse nuk ke hyrë vetë në luftë. Kjo më mpinte dhe nuk angazhohesha.

Por jam tronditë, kur në ndonjë rast jam shprehë në tym, pa iu drejtuar specifikisht asnjërit, pse nuk i merrni do djem, në luftë, pse nuk u jepni uniforma dhe t’i rrjeshtoni a gruponi pasi ka djem që duan të hyjnë në luftë por duan të besojnë tek dikush, tek ndonjë epror.

Nuk po na vyjnë njerëz bre Rexhë, nuk po dojm ushtarë për luftën, po na vyjnë pare, pare. A ke ti njerëz që na jepin pare ne për luftën. Paj njerëz nuk po na lypen o Rexhë…

Ju a po doni me krijue bankë apo ushtri mor burra, e kam mendue me veten por nuk kam mundë me ua thënë.

hënë. Paret e bajnë luftën Rexhë… E kam mbyllë gojën. Në fakt erë goje nuk më vinte mua, por atyre që donin pare e jo ushtarë. Këto biseda nuk i kam bërë atëherë me miqtë dhe autoritetet e Kosovës që njihja e rrija me to.

(fragment nga libri im ne proces "Lufta ime per Kosoven")

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test