10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Opinione

10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Nga: Refik Hasani Më: 13 janar 2018 Në ora: 21:12
Refik Hasani

Në 10-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të duhej  vënë emërtime nëpër institucione publike, në muralet e dëshmorëve, të shesheve, rrugëve dhe bulevardeve, të vendosen buste,lapidar dhe shtatore nga personalitete që e meritojnë, por që vijnë edhe nga pjesët tjera shqiptare jashtë Kosovës së sotme administrative.

Parlamenti i Kosovës t’ua njoh meritat të shumë dëshmorëve, figurave dhe personaliteteve të dëshmuara në fusha të ndryshme, por edhe që kanë sakrifikuar për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.

Liria dhe Pavarësia e Kosovë ka ardhur në saje të sakrificës të gjithë shqiptarëve anekënd botës, natyrisht me theks të veçantë të shqiptarëve në Kosovë, por edhe nga e tërë hapësira e dikurshme e ish ngrehinës artificiale të quajtur-Jugosllavi.

Pa dashur të kontestojmë asnjë emërtim në Kosovë, duhet thënë e vërteta se ndihet mungesa me emra nga Krahina shqiptare e mbetur nën Serbi. Duhet të merren parasysh karakteristikat dhe veçorit e secilit qytetar në Kosovë

Prishtina, Tirana dhe Shkupi,si tri qendrat shqiptare  do të duhej t’i përfaqësojnë të gjitha komunat, zonat dhe Krahinat e gjitha hapësirave tona etnike shqiptare që sa më shumë institucione shkollore, rrugë, sheshe dhe bulevarde të bartin kuptime, domethënie, vendbanime dhe me emra veprimtarësh, personalitetesh dhe figurave historike të dëshmuara të Kombit.

Sepse ne kështu do t’i vlerësojmë më shumë dhe do të mburremi me trimërinë, patriotizmin, angazhimin politik dhe aftësitë e tyre organizative në shumë fusha. Vlerësimi dhe vendimi për emërtime të merret në saje të këtyre atributeve dhe jo në bazë të reagimeve dhe kundërshtive të individëve të caktuar.

Dy Presidentët , dy Qeverit dhe dy Parlamentet po ashtu t'ua njohin meritat të shumë dëshmorëve dhe njerëzve që kanë sakrifikuar për lirin dhe pavarësin e Shqipërsisë dhe pavarësisë së Kosovës edhe jashta hapsirava të këtyre dy shteteve administrative.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat