A kanë bërë shqiptarët krime kundër njëri tjetrit pas luftës në Kosovë?

Opinione

A kanë bërë shqiptarët krime kundër njëri tjetrit pas luftës në Kosovë?

Nga: Bardh M. Nengurra Më: 13 janar 2018 Në ora: 21:15
Bardh M. Nengurra

Titulli duket jo vetëm provokues, por edhe befasues e akuzues.

Ama nese secili nga ata gadi 2 milion qytetar të Kosovës ndalen dhe me dorën në zemër me nji sinqeritet të vertetë mendojnë per ato ngjarje që ndodhën vetem nga paslufta në Kosovë do binden se në Kosovë kanë ndodhë krime e poshtërsi të shumta , të paimagjinueshme.

Unë nga viti 1989 jetojë në Norvegji. Nuk kam shkue në Kosovë nga marsi i vitti 1989 deri në korrik të vitit 2000 që do thotë rrafsh 11 vjet. 

Mirpo nga paslufta kam shkue dhe shkoj rregullisht qe 18 vjet dhe çka kam ndëgjue secilin vit në secilin fshat që me ka rastis të shkojë, në secilin qytet e edhe lagje qytetesh e fshatrash unë turpnohem dhe ndihem keq pse i perkas të njejtit komb, turpnohem per poshtërsitë e krimet e tyne që i kan ba me plotë vetdije njani tjetrit.

Asht shumë temë e nxehtë këto ditë në Kosovë dhe gjithandej nder shqiptar e ashtuqujtuna Gjykata Speciale në Kosovë per krimet e luftës  të viteve 1998, 1999 dhe ato pergjatë vitit 2000.

Mjerishtë neve si popull po deshmojmë se jemi ende me mentalitet fisnor të kohës së bajraqeve të fiseve dhe se shteti ligjor dhe drejtësia per neve asht e papranueshme. Neve dëshrojmë anarki, shtet joligjor dhe të korruptuem e me njerëz mafioz e kriminel në pushtet.

Unë sado që mundem ti numrojë me qindra vrasje e kidnapime, dhunime e brutalitete tjera që dikush i ka ba kryesishtë kunder shqiptarve, por edhe minoriteteve tjera të Kosovës, nuk do permendi asnji. Nuk do i permendi sepse per të gjitha ato unë skam asnji fakt, por vetem kam ndëgjue të flasin të tjeret sikur se asht rasti i z. Shkumbin Mehmetaj tash që doli ashiqare dhe flet per vrasje dhe per vrasësit.

Meqense shqiptarët , jo vetem të Kosovës , por gjithandej ku janë ata, me vite kundërshtojnë jetësimin dhe veprimin e Gjykatës Speciale dhe si arsytim marrin se po sulmohet UÇK-ja dhe vlerat e sajë dhe se per krime duhet të akuzohet Serbia e jo Kosova , unë nuk do flas per asnji rast por do i baj pyetje shqiptarve dhe pyetjet jua shtrojë me sinqeritetin ma të madh ndersa materialin per to ( pra per pyetjet e mia ) e kam marr nga ato që juve vetë i flisni në ndeja nëper kafene e qajtore si dhe në oda fshati në raste të morteve kur shkojnë njerzit per ngushëllime.

Do pershkruej disa ndodhi që kan ndodhë në fshatin tim të lindjes e per të cilat unë vetem se kam ndëgjue nga bashkfshatarët e mi që nga paslufta sa here shkoj në fshat. 

Nji Lubozhdas ( bashkfshatari imi ) gjatë këthimit nga kampi ku kishte qenë i strehuem gjatë luftës gjen rastin dhe blen nji uniformë të UÇK-së dhe edhe nji armë kallashnikov dhe ditë me radhë del rrugve gjoja si patrollues per rend dhe nji ditë e zan nji burr të fshatit Cerrcë të cilin e maltreton nëne kerrcnimin e kallashit me orë të tana.

Pra paraqitet si ushtar i UÇK-së pa qen fare dhe pa pas asgja me luftën.

Viktima asht gjallë, dhe asnjihere se ka ngritë këtë qashtje te organet kompetente. Asht flitë dhe edhe sot flitet per këtë rast dhe unë personalishtë njihere para disa viteve e pata pyet viktimen dhe ai nga njifar inati per ta mbrojtë krenarinë tha se nuk ka qen ashtu si flitet, nuk më ka maltretue, por me ka ndal e legjitimue. 

Edhe nese ka qen kështu, ku ka marr të drejtën njeriu i maskuem ne uniformë të UÇK-se te baj ndalimin e qytetarve dhe legjitimimin e tyne!!!?

Dhe çka asht edhe ma poshtërsi pse me legjitimue dikend me të cilin ushtari falc ( në këtë rast ) asht rritë dhe e njef mirë?!

Mu mi ka lan baba 25 ari pronë troll dhe tokë në fshat. Shtëpinë sipas asaj që tregojnë bashkfshatarët e kan kall dhe granatue serbet e fshatit. Mirpo per rreth tokes tonë ka pas 43 trupa të akacieve te medhaja ( bagrenave sikur ju themi neve në Podgur ) dhe ka pas 4 trupa qershije të medha si lisa, 27 trupa molla, 4 trupa dardha, 6 trupa arra, 4 trupa mani dhe 7 trupa kumbulla. Sipas asaj që tregon komshiu im dhe edhe familjari ( stërnip i joni ) që neve e patem autorizue të baj pak kujdes per prone, të gjitha këto pemë dhe akaciet i ka pre dhe marr komshiu i jonë tjeter thue se po i merr në token e babës vetë. 

Komshiu im i komunitetit magjup ( ashkali qe po ju thonë tash ) pasi serbet ja kishin kall rrafsh me tokë shtëpia e prona , vjen nga Gjermania ku kishte shkue me familje shumë vite ma parë, blen materialin dhe merr mjeshtrit e nderton nji shtëpi të mirë familjare. Kur e perfundon ndertimin shkon blen tre edha te komshiu shqiptar dhe blen pije e i therret të gjithë lagjen e ban banket i gëzuem qe¨në fshat ma nuk ka serb e as malazez dhe se ka ndertue tash shtëpinë e re. Tanë natën hajnë pijnë e defrehen shqiptarët kojshi të magjupit dhe kur të nesermen ai me familje ik per Gjermani po ata shqiptar shkojnë dhe fillojnë nga kulmi i shtëpisë , ja hjekun tjegullat, ja demolojnë dhe marrin komplet kabllat e rrymes të instalueme nëper muri të shtëpisë, ja nxjerrin dritare e dyer dhe ja vjedhin qak edhe tullat e mureve. Me nji fjalë ja shkatrojnë shtëpinë.

Nji bashkfshatar i imi tash i ndjerë shfrytzon rastin dhe lidhet me grupacione të uniformueme sikur ai që e ceka ma lartë dhe i urdhnon djemt e ri të vjedhin mobilje e gjana tjera me vlerë nëper shtëpijat e bashkfshatarve që kan qen të zbrazta. Pra jo vetem të serbve, por edhe të shqiptarve. Më kan tregue vetë kusherinjet e ti se në shtallat e ti jan pa mobilje e gjana të bashkfshatarve tjerë. 

Në fshatin Ramun të komunës së Pejës ku qe 40 vjet jetojnë kunetrit e mi e të cilet kan qen gjatë luftës refugjatë në Tiranë , kur janë këthye 14 copa lopë nuk i kan gjetë ma. Shumicen e atyne lopve i ka gjet kunati im Skenderi nëper pazare të shtazve në Pejë, Istog dhe Klinë, por kur ka tentue me jua spjegue se jan lopet e ti e kan rrethue nga kater pes burra me revole dhe e kan kerrcnue. Asht detyrue me u terhjek dhe me u largue dhe sot e asaj dite ma kurr nuk ka pas mundësi ta blej nji lopë per ta pas per qumsht per femijet e nipa e mbesa. Hajnat e lopve nuk kan qenë serb e as malazez, por shqiptar.

Te Sheshi Nana Tereze në Prishtinë , menjihere mbrapa sheshit miku im nga fshati Buçe e Dragashit qe jeton në Norvegji, z. Mestan Berisha në vitin 2000 merr vesh se nji serb me vendbanim në Serbi diku po e shet nji banesë aty , shkon dhe permes matrapazve që veten e quejn ndermjetsues per shitblemje e gjen serbin, nuk ban pazarin me ndermjetsuesit, por direkt me pronarin e banesë , pra me serbin , ban perktimin sipas rregulave ligjore që kan qenë në fuqi atë kohë dhe ja paguen banesën serbit rrafsh 94.000 marka gjermane. Këthehet në Norvegji, ban edhe pak para dhe shkon me i ble mobiljet , por kur shkon në derë të baneses shef letren e ngjitun me vërejtjen:  MOS E PREK ASHT PRONË E UÇK-SË.  Çelsi në derë nuk i ban pasi dikush ja kishte thye cilindrin dhe nderrue me nji tjeter. Afer dy vite i kan shkue derisa e ka hjek qafe banden uzurpuese të ciles as policia e Kosovës , as ajo e UNMIK-ut e as Habitati nuk kan mujt me ju ra në gjurmë se ku asht kapabanda e tyne. Tek masi Mestan Berisha i jap edhe 10.000 marka tjera permes sekserve kerrcnues ata i largohen dhe ai sot e ka atë banës.

Në lagjen ULPIANA në Prishtinë , në hymjen e parë të ndertesës ( nuk e di adresen sakt, por aty banon kunati im ) ish i burgosuni politik, tash aktivist i nji partie dhe deputet parlamenti nji banesë të nji serbi e uzurpon dhe ate e ka shit katër herë, nga të gjithë i ka marr parat dhe kam qen vetë bashk me gruen time në nji rast kur erdhen dy grupe të njerzve me koka të rrueme me makina me dritare të errta dhe ata u perplasen mes veti dhe perpak shkoj deri te vrasja e tyne mes veti. Te dyja palet e kishin ble atë banesë dhe donin të futeshin mbrenda. Pat ardh edhe policia e EULEKSIT aty atë ditë, per katër orë zgjati ajo perplasje.

Gjatë luftës njerëz me uniforma të UÇK-së e ndalojnë nji tregtar nga nji fshat i Pejës ( qellimisht nuk po e ceku emnin e fshatit ) dhe ja marrin veturën Mercedes që ka pas, ate e lidhin dhe e fusinë në bagazhë të veturës dhe pasi largohen deri në fshatin Rosuja e nxjerrin nga bagazhi dhe e vrasin. Vrasjen e shef nji bari lopësh dhe kur vrasësit e shofin se bariu i ka pa e vrasin edhe ate. Edhe tregtari e edhe bariu kan qen shqiptar. Edhe këtë histori e kam ndëgjue atje menjihere pas luftës nga djali i bariut e edhe nga dhandrri i ti, por pas disa vitesh këto të ashtuqujtuna Shoqata të Luftëtarve e shpallin deshmor bariun dhe djalit të ti i lidhin nji pension si pjesëtar i luftës. Tash ma ai nuk e permend rastin dhe as deshron me ja permend kush.

Me 13 korrik 1999 nga lagjëja Lakrishte në Prishtinë daja im Elez Mushak Kukleci bashk me bashkëshorten Razë Kukleci nisen per në fshatin Prokallë të Istogut me qellim që të shofin se a ju ka shpetue nga lufta shtëpia e pasunia në fshat. Në katin e 13-të të rrokaqiellit i lajn vetem dy vajzat e tyne të moshes 13 dhe 9 vjeçare dhe ma kurr nuk janë këthye dhe jan zhduk pa shenjë e pa dokë. Nuk ka pas serb në Prokallë që ti zhdukin ata dy pleq. Ata padyshim se i kan vra njerzit e afert, dhe meqense e kam pas dajë di edhe shkaqet pse kan mujt ta vrasin. Daja ka qen i smut psiqik shkaku se ka ba mbi 40 vjet burg nëper ish Jugosllavinë. Kusherinjet e ti ja kan maltretue babën ( gjyshin tim nga nana ) dhe në mes viteve 1978-1997-98 daja per tu hakmarr per zullumet që ja kan ba babës së ti i ka rraf kusherinjet e vetë dhe ju ka ba shamje e ofendime të shumta por gjithmonë me mbeshtetjen e policisë lokale të Gurrakocit. Ky ka mund të jet shkaku qe tash dikush nga ata e ka vra ate dhe gruen e ti, por me se shumti asht edhe qellimi per tja uzurpue pronat e pasunin pasi ai ka qen baba i pa djalë. Dhe ato prona sot e asaj dite shfrytzohen nga kusherinjet e dajës tim. Kjo asht historia e këti rasti, që e di në detaje, por nuk di se kush asht vrasesi dhe as ku jan trupat e tyne. Deri sot nuk din askush.

Tash per mos me numrue unë raste tjera , lexuesit dhe të gjithë shqiptarve ju baj pyetje dhe kerkojë të pergjigjen me sinqeritet. A ka fshat, a ka qytet, a ka lagje fshati apo qyteti që nuk kan ndodh ndodhi të tilla qe unë i shkrova ma naltë? Dhe nese juve doni të jeni të sinqertë do shifni se këso historishë që unë i ceka dini edhe secili nga ju së paku nga tri katër të tilla. Dhe pasi i dini, pse pra gjykoni se nuk duhet të formohet Gjykata Speciale per Kosovën?! 

Pse nuk flisni haptas dhe me u zbardh të gjitha vrasjet, uzurpimet , dhunimet , shantazhet, haraqet e zhvatjet? Juve e dini se sa banesa e sa prona asht uzurpue dhe asht shitë e stërshitë e pastaj asht ba shkak per vrasje të tmerrshme mes shqiptarve. Juve e dini se sa prones ju ka pas vu PLLAKA MOS E PREK UÇK. 

Ai tregtari i kidnapuem nga njerzit e uniformuem dhe i ekzekutuem në Rosuja e ka pas vëllaun deputet dhe ministër dhe a nuk asht e tmerrshme se si ai vëlla nuk flet, nuk kerkon llogari per vrasjen e vëllaut. As ate e as asnji nga keta që unë i ceka nuk jan vra nga serbet, të gjithë i ka vra dora e shqiptarit. 

Nuk ka randësi a ishin shqiptarë të mirë apo ishin shpiuna viktimat, ata askush nuk ka pas të drejtë me i vra dhe me i zhduk, asht dasht me i zan dhe me i dorzue te organet e hetuesise dhe aty ata me u marr me ta.

Kjo nuk ka ndodhë. Shqiptari ka ba vetë ligjin tu dal si kapadai me shit forcen e vetë në krah të bandave që jan formue gjatë okupimit të Kosovës, jan forcue shumë gjatë luftës pasi tash kishin edhe paratë e fondeve 3% dhe Vendlindja therretë, dhe pas luftës nuk lan gja pa ba gjithandej Kosovës.

Jemi dëshmitar se si fukaratë e deridjeshem per pak kohë u ban milionera, ata sot posedojnë prona me nga qindra e mija hektar toke që në realitet ato toka jan ish prona të Kooperativave Bujqësore nga koha e ish Jugosllavisë e që ish Jugosllavija dhe edhe ajo e para mbretnia SKS jua kan eksproprijue e uzurpue shqiptarve per tua dhan kolonistve serb e malazez e ma vone ato i kan ba edhe prona shoqnore. 

Unë këto që i shkrova këtu i kam nga ato histori e tregime që juve vetë mi keni tregue dhe vazhdoni ti tregoni edhe sot e kësaj dite. Per asnji rast, pos per rastin e dajes tim nuk di , por i kam ndegjue, ama ju që i dini , pse nuk i tregoni në prokurori këto? Pse nuk i denonconi hajnat, uzurpuesit, kriminelet e dhunuesit?!

Derisa nuk e bani nji gja të tillë mos pritni se do ju bahet Kosova shtet ku ju do jetoni me dinjitet nji jetë normale.

Mjerisht ti o popull mjeran bashkjeton me krimin dhe aspak nuk të vretë ndergjegjëja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat