Si shihet atdheu nga larg

Opinione

Si shihet atdheu nga larg

Nga: Skënder Karaçica Më: 14 janar 2018 Në ora: 14:35
Skënder Karaçica

Pamje urgurzeza në stilin (meksikanë)u panë sot në rrugët e Shkodrës.Përditë del lajmi për krime të rënda në Shqipëri dhe sipas shtypit,nuk ka ditë që nuk ka vrasje e plagosje të qytetarëve të pafajshëm dhe të biznesmenëve shqiptar.Në Shkodërs në pikë të ditës vehet lëndë shpërthyese dhe përgjakën rrugët e Shkodrës.

Këto pamje na kujtojnë luftën e bandave në Meksikë,që me përmasën e vrasjeve të qytetarëve,shpeshherë është tronditur opinioni botërorë.

Kjo që po ndodh në Shkodër me bandat që po jetojnë si tagrambledhës ndaj bizneseve shqiptare,tregon më së miri se pushteti lokal,qveria dhe institucionet relevante shqiuptare të përqara për pushtet kanë harruar përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve dhe ndaj votës së sovranit që morën për të zënë vend në institucionet e shtretit shqiptar.

Tirana zyrtare duhet të ngritët në nivelin më lartë dhe të thejë kurrizin e badave kriminele në tërë Shqipërinë dhe posaqërisht të shpetojë Shkodrën nga gjakderdhja e përdtishme!

Kur shteti i shtrëngon dhëmbët,mbi të gjitha me ligjet e veta në parim,banditët nuk i sheh në rrugët që po na i përgjakin me skenarët e tyre në stilin meksikanë!

Shqipëria nuk guxon të emetojë rrugët vrastare të Meksikës!

Çikago,13 janar 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat