Erdogani paralajmëroi sulme ushtarake ndaj milizëve kurd në Siri

Opinione

Erdogani paralajmëroi sulme ushtarake ndaj milizëve kurd në Siri

Nga: Sherif Ramabaja Më: 15 janar 2018 Në ora: 18:46
Sherif Ramabaja

Kyetari i Turqisë Erdogan pikërisht javën e kaluar kishte paralajmëruar se së shpejti Turqia ushtarakisht do të ndërhyjë kundër terroristëve që e rrezikojnë shtetin turk. Fjalën e kishte kundër milicëve kurd në Siri, të armatosur nga SHBA, që luftonin kundër shtetit islamik IS. Sipas mediave gjermane Erdogani tashmë ka bërë me dije se javën e arshme priten operacionet luftrake, kuptohet për t`i “Disciplinuar” kurdët. Ai kërkoi mbështetje për masat e tij prej koalicionit, kundër shtetit islamik IS dhe sidomos nga SHBA. Tash për tash nuk dihet se si do të reagoi Amerika që vetë kurdët në Siri i ka armatosur dhe kan zhvilluar luftë të pakompromis ndaj pjesëtarëve të IS. Turqia kishte refuzuar dhe ishte kundër armatosjes që bënin SHBA për kurdët.

Një pjesëtar i milizëve kurd njoftoi se qysh mrëmë ka pasur shkëmbime zjarri në mes milicëve kurd dhe forcave të armatosura turke, ku një pjesëtar i tyre ishte vrarë dhe kishte pasur, civil të plagosur. Për planet e Erdoganit me Rusinë dhe Iranin është nuhatur që nga fillimi, se angazhimi i tij në Siri, si qëllim primar ka, që ta luftoi dhe pengoi krijimin e shtetit kurd. Me fillimin e protestave në Iran Erdogani reagoi në mbrojtjen e Mullave duke i gjykuar protestat dhe duke u solidarizuar me pushtetin e Teheranit ! Protestat si synim kishin fillimin e reformave. Revolta shfaqej kundër korrupcionit, gjendjes së rënduar ekonomike dhe kunër shtetit klerik.

Ky reagim i Erdoganit ishte paksa i quditshëm kur dihet se rivalët kryesor në rajon janë: Turqia, Irani dhe Arabia Saudite. Si duket frika e Erdoganit është e madhe ngase fati i tij varet edhe nga shtetet e njejta autoritare siq është edhe Irani. Po shpërtheu në fqinjësi prite edhe në shtëpi, thot populli.

Eksplodim i çmimeve në Turqi

Po të dëgjohen raportet shtetërore mbi zhvillimin ekonomik në Turqi, do mendosh se bumi ekonomik në këtë vend është një prej më të lartëve në botë. Në realitet diçka nuk përputhet me të dhënat shtetërore dhe lind dilema, si është e mundur ?  Në mediat gjermane raportohet për eksplodim të çmimeve të të gjitha niveleve. Inflacioni i lartë ka bërë ngritjen e çmimeve ushqimore, gasit, çërasë, rrymës, benzinës dhe veshjeve të tekstilit që kuptohet, janë primare për standardin e popullsisë. Për të  mos i përmendur shifra një nga një, vlenë të ceket se, që nga viti 2003 e deri më sot, çmimet në Turqi janë trefishuar.

Rroga mesatare në Turqi është 1603 Lira turke, që do të thot 352 euro. Ky është një realitet i hidhur për masat e gjëra, që kryetari i tyre Erdogan, fajin mundohet ta gjej dikund tjetër: në lobin e lartë të kamatave, në bankën qendrore të shtetit. Banka Qendrore turke për t`i ikur konfliktit me presidentin Erdogan, po i mban kamatat nën nivelin që në realitet do të ishin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat