Rexhep Selimi, po rren

Opinione

Rexhep Selimi, po rren

Nga: Sinan Kastrati Më: 15 janar 2018 Në ora: 20:09
Sinan Kastrati

Rreth shkrimit “Rexhep Selimi konteston Komunikatën që merrte përgjegjësinë për vrasjen e civilëve”, Zëri, 15 janar 2018, ku po gjykohet Fatmir Lima.

“Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin e Fatmir Limajt për krime lufte, Rexhep Selimi ka folur lidhur me komunikatën e lëshuar në atë kohë nga Drejtoria Policisë Ushtarake e UÇK-së, e cila merrte përgjegjësinë për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit. ...”

“Nata është e shkretë
troku natën mbush
veç ndërgjegjes sate
prapa s’të ndjek kush
Në kalldrëme shekujsh
troku yt i zi
Moisi i Golemëve
Gjeneral Moj-Zi.” (I. Kadare, Ikja e Moisi Golemit”

Image

Rexhep, nuk e kam ndërmend me ti shpjegua vargjet e Kadaresë por dua të them se Moisi Golemi është si ti, Fatmiri e ... Jakup Krasniqi.

Dallimi është se ai ka ikur me kali ndërsa, për fatin tonë të keq, ti Fatmiri e ... Jakupi mbetët gjallë.

Rexhep, qysh bre Rexhë s`po të vjen marre me rrejt? “Burri” plak me rrejt?

Cili nga ju po rreni, ti, Fatmir Lima, Jakup Krasniqi apo të tretë?

Po të ndihmoj pakëz. “Zëri i Kosovës”, Organ i Lëvizjes ... të enjten më datën 5 nëntor 1998, në rubrikën “Aktualitete”, publikon “Kumtesë nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së” Që të jem më besnik, po ta dërgoj një kopje edhe ty, Fatmirit e ... Jakupit.

Por pyetja ime për ty dhe “shtabin” tuaj është:- A ka pas “shtab”, “ushtria” juaj dhe nëse po, a ka pasur hierarki ajo “ushtri”. Nëse po, si është e mundur ti mos me e dit që (nuk) keni pasur “polici ushtarake” ?

Rexhep, Fatmiri po gjykohet dhe ti si dëshmitar dhe të tjerët po i ikni të vërtetës.

Bislim Zyrapi e ti, deri tash nuk e treguat të vërtetën.

E vërteta është se ata janë vrarë dhe jo vetëm ata por edhe disa të tjerë. Në Damanek është vrarë Refik Latif Kastrati (Karadaki), para gruas dhe fëmijëve. Në Bubavec janë vrarë Ajet Gashi dhe Nazif Bashota.

Janë kidnapua e janë rrahur deri në alivanosje, Jakup Kastrati e Cen Desku nga Hashim Thaqi.

Janë rrahur edhe burrat e fshatit Qabiq.

Janë burgos, rrah e plaqkit Halil Azem Kastrati e Brahim Jup Kastrati nga Turjaka, nga Fatmir Lima, “Ftyra”, “Bashkim Fino” e Nexhmi Krasniqi. Janë rrahur per çdo natë burrat e fshatrave përreth Drenofcit të Zatriqit, në shkollën e fshatit dhe tre të tjerë, janë vrarë.

U vranë edhe Hysen Çopa e Mark Palushi, në Sarosh të Qifllakut, afër Drinit të Bardhë e Avdyl Gashi nga Sferrka e Gashit, rojtar pylli. Êshtë vrarë te Miniera e Volljakit. Është vrarë edhe Isa Kastrati, ish sekretat e SPB-së në Prizren dhe çka është edhe më e keqe nuk keni lejua që të varroset. Ështe vrarë në Mali i Madhë (nuk jam i sigurtë)   

-A i din ti këto Rexhep?

 -Ndoshta s`ka qenë teritori “yt” Llapusha?

-Po fshati Qabiq, teritor i kujt ishte?

-Kush ka pas “hise” në Qabiq?

-Sokol Bashota. Mujë Krasniqi apo edhe ti?

-Pse u vranë këta njërëz që i përmenda?

A ka qenë më mirë që si “spiuna” që “ishin” ata të dilnin para gykatave, e ti Rexhep, Fatmiri .... e “shtabi” i juaj të “dëshmonit”?

Rexhep, ndoshta e vërteta nuk ka me dalur asnjëherë por ti e shokët e “shtabit” nuk keni ndërgjegje të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat