Kosova nuk është as e Thaçit e as e Ramushit aq më pak e PDK-së

Opinione

Kosova nuk është as e Thaçit e as e Ramushit aq më pak e PDK-së

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 16 janar 2018 Në ora: 10:16
Thaçi dhe Haradinaj

Koka e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe koka e kryeministrit,Ramush Haradinajt dhe 43 deputetëve nënshkrues procedimit të Projektligjit për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale,duhet të mbushen mend,se Kosova nuk është vetëm e Presidentit të Kosovës,Hashim Thaçit dhe 43 deputetëve nënshkrues, e kryeministrit Ramush Haradinajt por e gjithë qytetarëve të saj,dhe aleatëve të saj në krye me SHBA-të.

Po thuhet se  të mërkurën do të bëhet e qartë se çka do të ndodhë tutje me Gjykatën Speciale, meqë në rend dite të Kryesisë së Kuvendit ndër të tjera është edhe procedimi i Projektligjit për Shfuqizimin e Gjykatës. Deputetët të cilët kishin mbledhur 43 nënshkrime për ta kërkuar zhbërjen e Speciales thonë se do ta mbështesin Projektligjin për Zhbërjen e Dhomave të Specializuara po qe se ai arrin të shkojë në Kuvend...

President,qytetarët janë mbi presidentin....

Kjo që do shkruaj në vazhdim,asesi nuk mundet të quhet acarim as ndaj presidentit por as ndaj deputetëve,por një gjë faktive me ndodhit e ndryshme që ndodhën me disa president,jo edhe aq larg sa mos të mbajmë mend,kur Nikola Qausheski,Gadafi etj si u ekzekutuan vetë nga qytetarët kur ata mendonin se janë mbi ta dhe shteti qenka i tyre dhe munden të marrin vendime shkel e shko. Por kjo ju doli ''dardh me bishtë'', siç thotë populli,dhe përfunduan si përfunduan dihet tani.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndonëse ligjërisht nuk është pjesë e asnjë subjekti politik, pak ditë para fillimit të nënëshkrimeve 43 deputetëve nënshkrues  procedimit të Projektligjit për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale  ka nisur të zhvillojë takime në qytete të ndryshme të Kosovës, veçanërisht në të ashtuquajturat “bastione” të PDK-së.

Të tjerët thonin se po që se Thaçi vazhdon me takime të këtilla, atëherë qartazi shihet se ai po bën fushatë për subjektin që drejtoi deri ditën kur u bë president, PDK-në.

Sipas tyre, Thaçi duhet të përmbahet dhe të mos përfshihet në fushatë sa i përket Shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasi që me veprime të tilla, siç shprehen ata, shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Vet Presidenti i sapo zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi për mediume , ka deklaruar se pas përfundimit të mandatit si president nuk do të kthehet më në PDK.

Sipas tij, kthimi nuk do të ishte i shëndetshëm për demokracinë , duke shtuar se nuk do të ishte mirë rikthimi nga pozicioni i presidencës në parti dhe krijimi i ndonjë partie të re.

“ Këto janë procese të mbyllura për mua , rikthimi në parti , larg asaj themelimin e ndonjë partie apo rikthimin në ekzekutiv'', ka thënë Thaçi.

Por fytyra e presidentit Thaçi na doli ndryshe tani?!

Siç jemi në dijeni, të mërkurën do të bëhet e qartë se çka do të ndodhë tutje me Gjykatën Speciale, meqë në rend dite të Kryesisë së Kuvendit ndër të tjera është edhe procedimi i Projektligjit për Shfuqizimin e Gjykatës. Deputetët të cilët kishin mbledhur 43 nënshkrime për ta kërkuar zhbërjen e Speciales thonë se do ta mbështesin Projektligjin për Zhbërjen e Dhomave të Specializuara po qe se ai arrin të shkojë në Kuvend.

Java e tretë e janarit pritet ta përcaktojë fatin e Gjykatës Speciale. Pas dy ditësh (të mërkurën), kur edhe pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit, do të bëhet e qartë se çka do të ndodhë tutje me Gjykatën Speciale, meqë në rend dite ndër të tjera është edhe procedimi i Projektligjit për Shfuqizimin e Gjykatës.

Ndërkohë, deputetët të cilët kishin mbledhur 43 nënshkrime për ta kërkuar zhbërjen e Speciales (22 dhjetor) thonë se do ta mbështesin Projektligjin për Zhbërjen e Dhomave të Specializuara po qe se ai arrin të shkojë në Kuvend.

Megjithatë, pas lëkundjes të qëndrimeve të liderëve institucionalë së fundmi (ku kryeparlamentari Kadri Veseli tha se nuk mund të ndalet Specialja) njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë duhet të bëhet e qartë se kjo iniciativë është e dështuar.

Në të kundërtën, sipas tyre, secili veprim drejt zhbërjes së kësaj Gjykate do të sjellë pasoja të pariparueshme për Republikën e Kosovës.

Eh po kjo është e vërtetat mbi ntë vërtetën se Kosova do të përballet me pasoja të pariparuehme dhe humbjen e besimit te aleatët tanë njëherë e përgjithmonë.

Ndryshe, vlerësim i kryeministrit Haradinaj, vjen pas dy dështimeve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që të sigurojë kuorumin për shqyrtimin e kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues, me të cilën kërkohej seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar, që njihet si Gjykata Speciale.

Ndryshe,Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, duket se nuk ia ka harruar shefit të tij, Hashim Thaçim sikletin të cilën ky i fundit ia kishte shkaktuar në hapjen e fushatës parazgjedhore në Drenas, për zgjedhjet e 8 qershorit.

Kjo ngjarje pati bërë shumë bujë në medie, derisa, kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku pati ftuar kandidatët për deputetë që të dalin në binë, ishte ftuar edhe kryeministri dhe kryetari i PDK-së Hashim Thaçi për të marr fjalën. Thaçi me të dal në binë, i ka ftuar kandidatët për deputetë që të largoheshin nga bina.

Ndërkaq deputeti Shaip Muja në letrën e tij drejtuar grupit parlamentar të PDK-së, Muja ka theksuar se arsyeja e dorëheqjes së tij është se nuk po pajtohet me poltikat as zhvillomore e as kadrovike e strategjike të ndërtuara nga udhëheqja e PDK-së.

“Ideja e deputetëve, kërkesa e deputetëve, për ta shfuqizuar ligjin... unë nuk kam koment. Kjo është e deputetëve. Deputetët janë të zgjedhurit e popullit. Nëse do ta votonin dje, me 61 vota, për mua do të ishte ligj. Edhe çdo herë do të jetë, sepse kur voton Parlamenti, për Qeverinë është ligj”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se “në vazhdimësi ka pasur qëndrime të ndryshme rreth Gjykatës Speciale”, duke theksuar se e premtja nuk ka qenë ditë e lehtë për Kosovën.

“Në respektim të Rregullores së Kuvendit, iniciativa e 43 deputetëve për të sjellë një projektligj që shfuqizon Ligjin për Dhomat e Specializuara është shqyrtuar dhe është proceduar për vendimmarrje, bazuar në Rregulloren e Kuvendit. I gjithë procesi është zhvilluar konform ligjeve të vendit dhe qëndrimeve politike të secilit subjekt. Kosova qëndron e palëkundur në përkushtimin e vet perëndimor, për integrim në Bashkimin Evropian dhe për raporte të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Veseli.

Ai, gjithashtu, ka bërë të ditur se “Kuvendi i Kosovës, në bazë të Rregullores dhe Kushtetutës, nga e shtuna, futet në pushimin dimëror, deri në javën e tretë të muajit janar”.

Ndryshe, më herët, të shtunën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Twitter, ka shkruar se drejtuesit e Kosovës mbeten të angazhuar për demokraci dhe sundim të ligjit.

“Mes spekulimeve, është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe për proceset e saj demokratike. Shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, lidhur me nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

 “Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Kuvendi i Kosovës më 3 gusht të vitit 2015 pati miratuar me procedurë të përshpejtuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Miratimi ishte bërë me shumicë votash, por pa pjesëmarrjen e partive të opozitës, të cilat atë kohë i bojkotuan punimet e Kuvendit.

Koka e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kokat e 43 deputetëve nënshkrues  procedimit të Projektligjit për Shfuqizimin e Gjykatës Speciale,duhet të mbushen mend,se Kosova nuk është vetëm e Presidentit të Kosovës,Hashim Thaçit dhe 43 deputetëve nënshkrues,por e gjithë qytetarëve të saj,dhe aleatëve të saj në krye me SHBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat