A do merr fund paftyrësia e jote ndonjëherë o Fatmir Limaj

Opinione

A do merr fund paftyrësia e jote ndonjëherë o Fatmir Limaj

Nga: Bardh M. Nengurra Më: 16 janar 2018 Në ora: 13:01
Bardh M. Nengurra

Sapo pash disa sekuenca të gjykimit të Fatmir Limajt që po mbahet në Gjakovë .

Fatmir Limaj per të satën here asht para drejtësisë per akuza të randa e këtë here per vrasjen e dy civilve shqiptar gjatë luftës në Kosovë.

Disa here e kam lexue LIBRIN E GINISIT ku janë të shenueme rekorde të të gjitha natyrave dhe formave, por quditem se si në atë liber nuk asht edhe i ashtuqujtuni Komandant Çeliku nga Banja e Malishevës i cili që 18 vjet ndiqet dhe hetohet nga prokuror të Kosovës e edhe nga ata të UNMIK-ut ( ma heret ) dhe EULEKS-it tash per krime të randa si janë: vrasje dhe maltretime të robve të luftës, vrasje të deshmitarve, abuzime me parat publike dhe korrupsion të shumave milionshe ( euro kuptohet ) dhe ja tash gjykimi i ti i radhës per vrasjen e dy civilve shqiptar, dy shqiptarve të cilet Fatmir Limaj i ka njoft mirë sepse ata kan qenë të fshatrave afer me fshatin e Fatmir Limajt.

Unë nuk do flas këtu per vrasjet sepse as nuk i kam njoftë viktimat e as nuk i di rrethanat se si u vranë ata, pos që di se ata janë vra dhe këtë e mesova nga shtypi dhe ato që i shruejn ata që kan informata.  Unë per vrasjet mund të them vetem këtë;  a asht rastësi që i akuzuem dhe i dyshuem per tana këto vrasje e edhe per plagosjen e aktivistit 

të LDK-së z. Fetah Rudi, per korrupsion dhe zhvatje të parasë publike asht gjithmonë Fatmir Limaj?! Përgjigjen le ta jap vetë lexuesi i këti shkrimi.

Unë këtu deshta ta trajtojë nji temë tjetër që ka të baj me Fatmir Limaj. Desha tu baj pyetje prokurorve dhe gjyqëtarve në Kosovë se a jan lodhë tu mbajt seanca banale dhe teatrale kunder këti njeriu mafioz ( per mendimin tim ) e të cilit asnjihere nuk po kan guxim ti shqiptojnë nji fajsi. Pra ta vertetojnë fajsinë e ti se nuk mendojë me i shqiptue fajsi nese asht i pafajshem?!

A turpnoheni ju o prokuror dhe ju gjykatës , mos para popullit dhe familjeve tueja , atëhere para pasqyres kur i shifni surratet tueja të qorodituna që janë refleksion i ftyrave të njerzve idiot të padinjitet dhe të pa ndërgjegje.

A frigoheni se ndërgjegjet e juaja do ju ndjekin pas  edhe në varre dhe se po ju leni turpin e perjetshem pasardhësve tuej? Jo juve as nuk frigoheni sepse budallët dhe injorantet nuk din as me u trimnue kur duhet e as me u frigue. 

Juve jeni të inkriminuem dhe fajtor aq sa asht fajtor njeriu të cilin juve nuk e gjykoni dhe nuk e denoni asnjihere sado qe që 18 vite e ndiqni dhe akuzoni.

Unë jetojë në Norvegji qe nga viti 1989. Kam pas dy tri raste kur kam ra ndesh me drejtësinë këtu. Jam gjykue dhe denue dhe sado që jam mundue të mbrohem e ta shpall veten i pafajshem, unë atëhere e edhe sot e pranojë se kam qen fajtor. Dhe veprat e mia kan qen konflikt verbal me komshin heren e parë me çrast ai fjalën time; ti thej brinjet , e merr si kerrcnim të rrezikshem dhe gjykata mi shqipton 21 ditë burg në vitin 1997 në Tønsberg në Norvegji.

Heren e dytë akuzohem per tentim të shfrytzimit të damshperblimit nga kompania e sigurimeve dhe sado që unë as nuk kam pas njohuni e as kam ba vepren megjithate vepren e ka ba djali im dhe unë si prind per shkak të moshes ti nen 18 vjet jam denue me 60 ditë burg. Në të dyja rastet jam mundue ta shpall pafajsinë time sepse nuk më shkohej në birucë , por gjithmonë pasi ka perfundue gjithçka e kam pranue se nuk më ka ardh era kot sepse e kisha hanger hudren unë. Dhe per të dyja rastet kam pas avokat mbrojtës. Jua them se per ti pague punën avokates A. K Bohinen mu ka dasht me marr kreditkartele dhe tri vjet kam pague kredinë per te.

Në Norvegji e pa dyshim edhe gjithandej në shtetet prendimore ora e punës e avokatit asht sa paga mujore e nji pastruesi. Vetem nji telefonatë me 5 minuta konsultim me avokatin ketu në Norvegji kushton 3000 krona apo 300 euro.

Neve jemi deshmitar se si " Komandant " Fatmir Limaj qe 18 vjet veç avokatve vendor si Tahir Rrecin e Bajram Tmaven ai ka permanent të punsuem per ta mbrojtë Fatmirin nji avokat zezak amerikan. 

Unë baj pyetjen se ku i merr parat Fatmir Limaj ta paguen atë avokat?! 

Baj pyetjen se pse ti o budallë popull nuk ngrite zanin tand me e shtrue këtë pyetje?!

Baj pyetjen Fatmir Limajt, a ke ftyrë ti o njeri? Si nuk turpnohesh me këto vepra tuat? Po pse o burr ashtu si akuzohesh e ndiqesh ti nuk po ndiqen e nuk po akuzohen p.sh. vëllaznit e tu të cilet dasht e pa dasht kan qen pjesë e strukturave tuat?! Pse akuzohesh gjithmonë vetem ti?!

Fatmir Limaj a ndihesh mirë kur edhe lopet e Dukagjinit dhe edhe bullicat e Prekorupës e edhe Drenicës e din se ti ke ba vepra dhe krime, ke vjedhë paranë publike dhe ke korruptue sa ke mujt. Fatmir po mos ti kishe realizue veprimet e tua korruptive ku do i mirrje ti parat per ta pague avokatin amerikan?

Juve popull budalla që bani kolonën e gjat me kilometra per ta prit Fatmirin kur del nga gjykata dhe i aplaudoni me ovacione a ju shkon mendja se juve ( shumica e jush ) nuk e keni as buukën per darkë per familjet e jueja ndersa dilni e zgërvalleni si çmendurak të gëzuem që nji njeri milioner ka arritë per të saten here ta blen pafajsinë e vetë. Ka arritë ta shkerdhej sistemin e derjtësisë së shtetit tuej. A ju shkon mendja se ku i merr eurot Fatmir Limaj per ta ble lirinë, per ta pague avokatin amerikan e edhe nga disa avokat vendor? Jo nuk ju shkon mendja juve sepse juve jeni aq injorant sa as hunden e juej se shifni. 

Juve njerëz të struktuave pushtetore të Kosovës a keni ftyrë kur bashkoheni me turmat injorante dhe festoni bashk blerjen e pafajsisë së Fatmir Limajt?

Dhe juve tjer pushtetar të rangut pak ma të naltë a keni ftyre kur në banketin që Fatmir Limaj e organizon per ta demostrue force e vetë të njeriut mafioz dhe ju tu ngran mish si qenet e tërbuem jo vetem se perqyrraveni kinse po kendoni kangë patriotike, por edhe ja kersitni rafale me armët e jueja ilegale. Unë kur i shof videot që ju vetë i postoni në facebook me vjen neveri. Ju padyshim se ndiheni krenar. Turp.

Aftësia e Fatmir Limajt per tu shpall gjithmonë i afajshem dhe organizimi i banketeve per këte, mu mi perkujton veprimet e kapabandes mafioze të Sicilisë në Itali.    Turpi ju mbuloftë dhe mallkue qofshit me sojë e sorolop sikur thojnë në Jug të Shqipnisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat