Ngritja e tensioneve të panevojshme mes Kosovës dhe Serbisë

Opinione

Ngritja e tensioneve të panevojshme mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: Abdulla Mehmeti Më: 16 janar 2018 Në ora: 14:48
Abdulla Mehmeti

Në mëngjesin e ditës së sotme u vra para zyrës së tij në Mitrovicë të Kosovës, Oliver Ivanoviç, njëri nga politikanët serbë më me ndikim. Ky bëhet ,,shkak" edhe për ndërprerjen e bisedimeve të sotme në Bruksel, mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të cilat vazhdojnë një kohë të gjatë, me qëllim të zgjidhjes edhe të disa problemeve të mbetura nga e kaluara nën federatën e përbashkët ish jugosllave, si dhe të kontesteve të tjera mes Kosovës dhe Serbisë.

ÇKA JU DESH KRYETARIT TË PARLAMENTIT TË KOSOVËS T'I KËRCËNOJË SERBËT PAK DITË PARA ZBATIMIT TË KËTIJ PLANI SERBO-RUS NË KOSOVË?

PSE KY ZYRTAR I LARTË I KOSOVËS E PËRMENDI QYTETIN E NISHIT, ATY KU RUSIA E KA INSTALUAR BAZËN MË TË MADHE TË SPIUNAZHIT TË SAJ NË RAJON?

KJO NUK MUND TË JETË RASTËSI!    

Shërbimet sekrete serbe dhe ruse përgatitin plane me detyra konkrete, në bazë të elaborateve të tyre, të njohur e të panjohur, duke i zgjedhur me saktësinë më të madhe kohën dhe rrethanat më të përshtatshme kur duhet të zbatohen ato, për t'i befasuar shqiptarët por edhe faktorin politik ndërkombëtar, në dëmin e të cilëve zbatohen këto plane starategjike të tyre. Mediat e tyre janë përherë të gatshme sapo t'u jepet alarmi, mizën ta bëjnë buall nëpër botë: ja serbët janë të kërcënuar dhe rrezikuar nga Kosova dhe shqiptarët!

Dhe, fatkeqësia nuk qëndron vetëm këtu. Pjesëtarë të rrjeteve të tyre të spiunazhit ndër shqiptarët, u ndihmojnë më tepër seç ata punojnë vetë për zbatimin e këtyre planeve kundër shqiptarëve. Bashkë me këta faqezinj janë edhe edhe disa media në gjuhën shqipe për t'ua mbajtur ison, meqë paguhen për këto lloje diversionesh kundër Kosovës dhe shqiptarëve, pa asnjë dyshim.

Cilat janë objektivat e këtij atentati të porosituar dhe zbatuar nga vetë serbët?

1. Përmes këtij plani, në bisedimet tanimë të ndërprera shqiptare-serbe në Bruksel, serbët gjejnë shkas për kushtëzime të reja të palës shqiptare dhe të faktorit ndërkombëtar;

2. Krerët e bandave politike proserbe në Kosovë, gjejnë shkas për turbulenca dhe trazira të reja që t'u ikin së paku përkohësisht përgjegjësive për krimet para Gjykatës Speciale.

3. Përmes forcave nacional-shoviniste brenda Serbisë, sidomos mes serbëve në Kosovë, agjenturat serbe-ruse do t'i akuzojnë politikanët e tyre properëndimorë, me qëllim të komprometimit dhe largimit të tyre nga skena politike dhe, me këtë ta forcojnë ndikimin rus në strukturat e pushtetit në Serbi, për pengimin e integrimit të Serbisë në BE dhe NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat