A po krijojnë krimet ekonomiko-politike një 'IRA serbe' në Ballkan

Opinione

A po krijojnë krimet ekonomiko-politike një 'IRA serbe' në Ballkan

Nga: Faton Abdullahu Më: 16 janar 2018 Në ora: 19:16
Faton Abdullahu

Vetëm dy ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se në Veriun e Kosovës mund të ndodhin akte terroriste. Në kulturën politika serbe ka traditë të gjatë dhe të shpeshtë të akteve terroriste, konkretisht të atentateve me karakter politik. Bile një nga ato (atentati i Gavrilo Princip-it ndaj mbretit te Austro-Hungarisë Ferdinand-it) merret si shkas për nisjen e Luftës së Parë Botërore.

Nëse atentati kundër Oliver Ivanoviqit është qërim hesapesh ndërmjet serbëve, për çështje se si duhet të veprohet në Kosovë dhe për Kosovën, gjë që është shumë afër mendsh, dhe nëse kjo ka të bëjë edhe me interesa të ndryshme financiare të determinuara nga kontrolli klandestinë i kësaj hapësire, atëherë kjo është dëshmi se po hyjmë në një fazë të re shumë të veçantë të historisë ballkanike, sepse me këtë po lind një IRA serbe në Ballkan. Zakonisht serbët jashtë institucioneve të shtetit të tyre, nuk kan bërë akte të kësaj natyre as ndaj njëri tjetrit as ndaj shqiptarëve. Për të gjitha këto është përkujdesur djallëzisht shteti.

Të gjitha ato kanë qenë të udhëhequra apo të bëra me "izën" e shtetit serb, prandaj nuk ka pasur moskoordinim të veprimeve të shtetit serb dhe të tjerëve që duan të arrijnë qëllime politike në Kosovë apo gjetiu. Kjo ka bërë që të mos lind ndonjë organizatë teroriste serbe jashtë institucioneve të shtetit serb, sepse shteti serb do të kryente dhe nxiste veprime të tilla.

Nëse ky akt është qërim hesapesh ndërmjet serbëve, kjo është dëshmi e fortë se politikat e Serbisë në Kosovë, sidomos ajo e Vuciqit, janë aq anti-evrpopiane dhe jo paqësore, sa që tanimë duke ju dalë nga dora po prodhojnë edhe ushqim për terrorizëm tek një pjesë e militantëve të ideve 'Serbia e Madhe' dhe 'Kosova Serbi' që mund të nxisin veprime të ngjashme si kjo ndaj Ivanoviqit, herë në Prishtinë, herë në Beograd e bile edhe në Bruksel.

Mbrojtja më e mirë nga këto politika terroriste do të mbetet edhe më, integrimi i komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Nëse kjo nuk i pëlqen Serbisë asaj duhet t'i përkujtohet se përndryshe po e ushqen terrorizmin në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat