Kroacia në dritën e 26 vjetorit të pavarësisë së saj shtetërore, nacionale dhe politike

Opinione

Kroacia në dritën e 26 vjetorit të pavarësisë së saj shtetërore, nacionale dhe politike

Nga: Agron Shabani Më: 17 janar 2018 Në ora: 15:45
Agron Shabani

Shteti dhe populli (kombi) i njohur kroat me solemnitete dhe manifestime të shumëta, gjatë këtyre ditëve po e shënojnë dhe kremtojnë 26 vjetorin jubilar të shtetit të pavarur, sovran, integral dhe demokratikë të Kroacisë. 

Kroacia është shteti më i zhvilluar dhe më i fuqishëm, respektivisht, fuqia kryesore në rajon. Ajo është anëtare e Natos, BE-së, OKB-së si dhe e të gjitha institucioneve ose mekanizmave tjera relevant botërore ose ndërkombtare. 

Historia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjithshme shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), liridashëse dhe patriotike e popullit (kombit) dhe shtetit të njohur të Kroacisë, parasegjithash janë historia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e njohur e një populli ose kombi të lashtë dhe autokton në ato hapësira, i cili në trajtat dhe format më të bukura, më të shëndetshme, më të shkëlqyera, më sublime, madheshtore, relevante dhe superlative, i ka ruajtur, mbrojtur, kultivuar, pasqyruar (prezantuar) dhe afirmuar të kaluarën ose historinë e tij së bashku me edukatën, kulturën, zhvillimin, moralin, displinën, emancipimin dhe përparimin e gjithëmbarëshem. Zatën, fryma e mësipërme liridashëse dhe patriotike së bashku me edukatën, kulturën, arsimimin, moralin, zhvillimin, mobilizimin, disiplinën dhe emancipimin e gjithëmbarëshem shtetror, nacional dhe politik, përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmërinë e një kombi dhe një shteti. Pa i harruar këtu edhe edukatën, kulturën, moralin, disiplinën, karakterin, narracionin, emancipimin, brilancën, karismën dhe ekskluzivitetin e pashoq të Presidentës sharmante dhe tepër ekzotike të Kroacisë, Znj. Kolinda Grabar -Kitaroviç e cila pos tjerash, do mbahet mend edhe si gruaja ose femra e parë -këshilltare e lartë profesionale e ish Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, madje si shefe e shkëlqyer e diplomacisë kroate në një etapë të rëndësishme konsolidimi dhe  kështu me radhë, Kryeministrin Plenkoviç etj. 

Se këndejmi, Kroacia ishte Republika më e pasur, më e zhvilluar dhe më e fuqishme në kontekstin ose domenin e përgjithëshëm shkencor, akademik, kulturorë, industrial, teknologjik dhe ekonomik, edhe në ish Jugosllavi, ku me tepër se 45 %, tëindustrisë , teknologjisë dhe ekonomisë së gjithëmbarëshme të ish Jugosllavisë, asokohe ndodhëshin në Kroaci. 

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe Universitetin e famshëm të Zagrebit me histori të bujshme si dhe me një traditë të gjatë shkencore, universitare ose akademike afro katërqind (4OO) vjeçare, Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Kroacisë, ndër më të njohurat dhe më të shquarat në Evropë, Institutin e njohur shkencor "Ruxher Boshkoviç", Akademitë e njohura ushtarake të Zagrebit, Velika Goricës, Rijekës, Splitit, Pulës etj.

Ndërkohë që bregdeti ose riviera e njohur e Kroacisë, ishte edhe "Meka" ose "parajsa devizore", respektivisht, finansiare dhe ekonomike e buxheti të përgjithshëm të ish Jugosllavisë. Ndërkaq, sot e buxhetit të përgjithëshëm shtetror dhe nacional tëRepublikë së Kroacisë. 

Shteti dhe kombi mik i Kroacisë, shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej, gjithëmonë u janë gjendur pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Në Kroaci gjatë vitëve të shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ishin të punësuar, siguruar dhe sistemuar me dhjetëra ose qindra mijëra shqiptar të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe trevave tjera shqiptare që i siguronin bukën e gojës, mirëqëniën dhe ekzistencën për vetvetën, familjet dhe farefisin e tyre falë mikëpritjes dhe buarisë së shquar të shtetit dhe kombit të njohur kroat. Respekt.

Një trohë histori:

Siç dihet, me rastin e luftës dhe levizjes së njohur çlirimtare dhe patriotike në Kroaci, nën udhëheqjen supreme të Presidentit dhe Komandantit (Gjeneralit) Legjendarë të Kroacisë, Dr. Franjo Tuxhman: Njëherë e përgjithmonë dhe me bukur se kurrë do i çelin dhe hapin sytë liria, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i shumëpritur shtetëror dhe nacional i popullit (kombit) dhe shtetit mik të Kroacisë në të gjitha sferat ose segmentët e mundshme të jetës. Ndonëse, luftërat dhe levizjet e ndryshme çlirimtare dhe patriotike për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetrore dhe nacionale të popullit ose kombit liridashës dhe patriotik të Kroacisë, nuk kanë pushuar kurrë që nga mbretërit ose banët e shquar kroat si Tomosllavi, Domagoji, Branimiri, Kreshimiri, Zvonimiri, Trpimiri, Jelaçiçi, Svaçiçi etj. Për të vazhduar me levizjen dhe rilindjen e njohur ilire të Juraj Krizhaniçit, Ante Starçeviçit, Franje Supilos dhe intelektualëve e patriotëve të tjerë kroat si "Ilirski Pokret" ( Levizja Ilire), "Ilirski Preporod" ( Rilindja Ilire), "Nova Ilirija" (Iliria e Re) etj. Aty janë edhe livizjet ose përpjekjet e njohura liridashëse dhe patriotike të Stjapan Radiçit, Savka Dapçeviç-Kuçarit, Mika Tripalos dhe të tjerëve ( si "MASPOK" etj.) në Kroaci. Do shtuar në sfond se lidhjet ose rrënjet e ndryshme ilirike ose panilirike në mes kroatëve dhe shqiptarëve, janë të hershme ose shumë të moçme. Në teriotoret ose hapësirat e sotme të Kroacisë dhe Herceg Bosnjes, dikur kanë jetuar fiset e njohura ilire të Dalmatëve, Ardianëve, Ditijonëve, Istrianëve etj. 

Ndryshe nga kjo, levizjet e njohura reformatore ose restauruse në Kroaci ( edhe Slloveni) në etapën e parë të shekullit 16 (XVI) do depertonin nga Gjermania dhe Austria. Shkrimi i parë protestant në gjuhën kroate me titull "Razgovor izmedu papista i jednog luteranca" ( lëxo: Biseda në mes paistëve dhe një luteranisti) do botohet dhe editohet nën regjinë dhe përkujdesjen e intelektualëve dhe teologëve të njohur kroat si Stjepan (Stipe) Istrianin (Konzulli), Anton Senjan, Pater (Fra) Baldo Lupetina dhe të tjerë si reagim ndaj kursit dhe tezave të njohura reformatore ose protestantiste të Martin Lutherit etj. Ndërkaq, në Urach (Gjermani) asokohe do ngritej dhe themelohej edhe shtypshkronja dhe bibloteka e famshme në gjuhën kroate ku intelektualët, teologët ose reformatorët e njohur kroat të asaj kohe si Anton Konzull Dalmatinski, Matiija Vlaçiç Iliri (Flacius Ilirijikus), Juraj dhe Nikolla Zrinski dhe të tjerë, do bëhen të njohur me "flacianizmin" ose "luternazmin e pavarur dhe radikal" tëprotestanizmit autokton.  Ndërkaq, Bani i njohur kroat, ishte pronar i pallatit të shquar mbretëror të "Urachut" -pranë Tübingenit në Gjermani. Ndërkohë që përkthimin dhe eksplorimin e parë të "Biblës" e kishte bërë dijetari dhe teologu i famshëm kroat, Juraj Dalmatinski (1546-1589). Përderisa, përkhthim, redaktimin dhe eksplorimin e parë të librit të shënjtë të "Kur´anit" në Evropë, e kishte bërë pedagogu, intelektuali, teologu dhe humanisti i shquar kroat, Harman Dalmatinski i cili ishte edhe përkthyes dhe pedagog (profesor) i shquar në universitetet ose 'shkollat elitare' të Toledos dhe Kordobës në Spanjën e kohës së "Dinastisë" ose "Kalifatit" të njohur të Arabëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat