550 vjetori dhe Gjergj Kastrioti i Madh

Opinione

550 vjetori dhe Gjergj Kastrioti i Madh

Nga: Gjon Keka Më: 17 janar 2018 Në ora: 20:46
Gjon Keka

Ai që në Kuvendin e Lezhës u quajt “ i madh” ,sepse nuk kishte në atë kohë një udhëheqës më të urtë dhe vizionar e trim se ai në Arbëri. Ai vdiq 550 vjetë më parë për të mbetur në gojët dhe zemrat e arbnorëve përgjithmonë.

Gjergj Kastrioti nuk vdiq ,në fakt ai u largua si një meteor,sepse kishte ardhur koha për të ikur, pas shumë veprave të mëdha që kishte bërë, pas lirisë që i solli Arbërisë ai u ngjitë në qiell për ta shikuar se cfarë do të bëjmë ne sot, a jemi dishepujt e tij besnik, a jemi arbnorët për të cilët ai ishte rikthyer për t’ia vulosur vendit të tij emrin e përjetshëm në mesin e Europës për ta bërë atë pikëreferim të të gjithë princave, mbretëreve të kombeve europian,por edh sot.

Në këtë ditë ne si shqiptar kemi më shumë nevoj për të ndjek gjurmët e këtij njeriu të madh, e këtij vizionari dhe këtij shëptimtari të kontinentit dhe civilizimit europian. Sot, nuk na duhen fjalët e mëdha për të,sepse ai tani është i lartësuar ,është ylli i madh i arbërisë që na bënë dritë ,këtë dritë që disa mbetje turke brenda trojeve arbnore e shajnë dhe e urrejnë ,por ai bënë dritë, dhe do të bëjë dritë gjithmonë.

I bindur se sot, figura e Gjergj Kastrioti duhet të jetë në ballë ,duhet të jetë në tryezat diplomatike me vendet e tjera përmes të cilit neve na lidhë rrugëtimi i përbashkët me familjen europiane.Por për të ndodh kjo duhet sëpari të dëshmojm se jemi arbnorët e tij besnik si në vepra ashtu edhe në fjalë.

Europian për arbnorët do të thotë arbnor të lashtë, do të thotë arbnorë të Gjergj Kastriotit i cili e mbrojti civilizimin europian, pra i mbrojti rrënjët e përbashkëta të këtij kontinenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat