Shqiptarët nuk janë vrasës të Oliver Ivanoviqit, atë e vratë ju serbët

Opinione

Shqiptarët nuk janë vrasës të Oliver Ivanoviqit, atë e vratë ju serbët

Nga: Ragip Guraziu Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:23
Ragip Guraziu

Sipas tij, Ivanoviq më herët ka paralajmëruar se do ta formojë një parti politike, e cila nuk do t’i pëlqejë Serbisë, “e që menjëherë ka ardhur reagimi nga ministri serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili pati thënë se vota për Ivanoviqin është vota kundër Qeverisë së Serbisë”.

 Qëllimi i vrasjes së Ivanoviq është krijimi i frikës te serbët që janë lojal ndaj Kosovës....

Gjuriqi është në dijeni qind për qind, siç është edhe qeveria e Serbisë dhe e gjithë Serbia se sa i përketë vrasjes së liderit të SDS’së, Oliver Ivanoviq është krimi i frikës te serbët lokal që kanë qasje pozitive ndaj Kosovës.

Marko Gjuriq ,Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  ka thënë se Qeveria e Serbisë ka pranuar informatat e para rreth vrasjes së Oliver Ivanoviq.

Gjuriq ishte i ftuar në një emision të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Dalibor Jevtiq.

“Nga minuti në minut ne jemi duke pranuar më shumë informacione [për vrasjen e Ivanoviq], dhe jam duke u bërë më i bindur se kjo vrasje nuk është kryer nga vendi jonë apo nga serbët e Kosovës. Ne kërkojmë që autoritetet e Kosovës menjëherë të gjejnë fajtorët dhe t’i sjellin ata para drejtësisë”, ka thënë Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë.

Sipas tij, objektivi pas kësaj vrasjeje është Serbia, stabiliteti i saj dhe e ardhmja

“Ai i cili e bëri këtë, ka bërë gjënë më të keqe për kombin tonë. Tani është shumë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të japin përgjigje për atë që ne jemi duke kërkuar: ‘që Serbia të lejohet të marrë pjesë në hetim'”, tha Gjuriq.Ai theksoi se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për t’i mbrojtur serbët e Kosovës, në dy dekadat e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat