Borxhin që ja kemi SHBA-së

Opinione

Borxhin që ja kemi SHBA-së

Nga: Alban Berisha Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:08
Alban Berisha

Në Kosove kemi shumë emra të njerëzve me emërtime si: Jeta, Jetoni, Liria, Fitorja, Fitimi, Ngadhnjimi etj. Të gjithë këta emra prinderit tonë i vendosen me qëllimin e ruajtjes së një ideali qindravjeçar, idealit të qindra mira deshmoreve që ndervite flijuan edhe veten e tyre per atë ideal që quhet liri.

Përkundër shumë përpjekjeve për të arritur këtë ideal, shoqëria e jonë nuk ja kishte dalur dot, edhe atëherë kur mendonim që po ja arritem, prapë dështonim. Pikërisht atëherë kur edhe shpresa për liri filloj të shuhej, neve na doli në ndihmë një mik i vjetër që ndoshta e kishim harrur, ai mik ishin Shtetet e Bashkuara te Amerikes. SHBA na shtriu dorën për të na shpëtuar nga asimilimi, për të na kthyer në shtëpitë tona dhe për të na mundësuar arritjen e idealit shekullor në kohën kur kishim mbetur të harruar.

Tani që jemi 19 vite pas luftës dhe po kremtojmë 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ne më shumë se secili vend tjetër i kemi borxh SHBA-së, borxh i cili do të duhej të ju tregohej edhe gjeneratave të reja, sepse ky borxh ka të bëjë me lirinë tonë, me ekzistencën tonë, pra miqësia jonë me SHBA-të janë arsyeja e ekzistencës tonë.

Ne duhet të ju jemi përherë falenderues popullit dhe qeverisë Amerikane, ashtu siç duhet të qëndrojmë përherë partner me SHBA-të, sepse vetëm kështu mund ta shlyejm borxhin që kemi ndaj këtij miku kaq të vlefshëm për ne, borxhin e lirisë. Prandaj, çdo nismë e kujtdo qoftë për të vepruar në dëm të miqësisë së qytetarëve të Kosovës me SHBA-të, êshtë nismë kundër lirisë dhe pavarësisë së popullit tonë dhe në kundërshtim me të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, fundja e fundit ne nuk mund ta zhbëjmë lirinë dhe pavarësinë që e kemi arritur bashkë me miqtë tanë dhe ta izolojmë vendin tonë për asnjë synim të asnjë individi, qoftë ai edhe prindi jonë. E them këtë  sepse miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është  më  e vlefshmja që  kemi arritur ndër shekuj, andaj në  asnjë  mënyrë  nuk mund të  jemi jo-falenderues dhe përbuzës ndaj investimit amerikan në  vendin tonë , në  rast të kundërt, ne do të shkelim mbi idealin tonë shekullor, dhe për më keq do të  njihemi si vendi më  i izoluar në botë , por kësaj radhe jo i izoluar për shkak të të  tjerëve, por për shkakun tonë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat