Crazy Haradinaj!

Opinione

Crazy Haradinaj!

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 18 janar 2018 Në ora: 23:30
Ramush Haradinaj dhe Nasim Haradinaj

Njëri Haradin i paparashikueshëm, impulsiv, i papërmbajtur, i frikshëm dhe qesharak, ia merr vrapit pa i treguar askujt nga ekipi i tij sepse as vet s'e ka ditur se do të vrapojë.

Tek mbasi e ka parë veten duke vrapyar, e ka pa çka po bën.

Larg qoftë, mund të ndodh i teket del cullak, gjithçka mund t'i teket, ku me ditë ne për të, kur nuk e si as ai vet për veten.

Sepse njëherë vrapon pa paralajmërim, e pastaj mendon për gjestin e vrapimit; 
njëherë ia plotëson vetes dëshirën e pastaj mendon se a bëri mirë që ia plotësoi vetes dëshirën.

Pra, ky njëherë vepron, pastaj mendon.
Vepron pa e pasur në plan. 
Merr vendime të papritura. I tutë bashkëpunëtorët, i tutë fëmijët, popullin, kushdo që e pa duke vrapuar iu duk i çmendur, sepse është i tillë, i paparashikueshëm. Njeriu i paparashikueshëm është i rrezikshëm.

Më e keqja e njerëzve të paparashikueshëm dhe impulsiv është se atyre asnjë trohë nuk ua ndin çfarë mendojnë njerëzit për ta dhe nuk mërzien fare për pasojat e veprimeve të tyre të papritura.

Këta tipa vëlla ta 'huazojnë' sendin pa ta kërkuar;

Të thonë gjëra të papritura që nuk i imagjinon dot. 
Për shembull, nëse je bashkëpunëtore e tij, të tregon direkt pa e pyetur nëse fustani t'i zbulon këmbët, dhe fjalët e rënda ti thotë me arrogancën dhe vrazhdësinë më vulgare, thuajse ti duhet të dukesh siç do ai.

Nëse do, eka atë kompetencë, ta llapangjeshë eshe shuplakë (dhe askush nuk ia mohon të drejtën për të shpërndarë shapulla, pavarësiaht meritës dhe motivit) . Varet nga rasti.

Impulsivi bën gjëra bizare: i lyen dhjetë qimet e mbetura të flokëve, i rruan flokët pa pritë e pa kujtuar kush.
Harxhojnë më shumë pare sesa që kanë
Vjedhin këta, s'i lënë dy gurë bashkë. 
Vozisin nën ndikimin e rakisë dhe shoqërohen me njerëz të rrezikshëm;
I tubojnë paret me ble një banesë, e në një moment, pa pritë e pa kujtu e blejnë një sahat t'dukatit;
Këta persona me ua prishë qejfin, t'bëjnë; i përplasin gjërat për muri; i thyejnë sendet, i përplasin dyert, çka s'bëjnë këta.

E mira e së mirës është se përveç neve, këta janë të gjendje ta rrahin dhe ta mbysin edhe veten!

Ai tjetri Haradin bile kokëtrashë dhe i parashikueshëm. S'ja rrok truri: vet çoban, e quan çoban ambasadorin amerikan, që nuk është çoban.

Çoban është Keishti, koko

Po. E, saherë e bën bërllok Haradini i parashikueshëm, në emër të tij kërkon falje Haradini i paparashikueshëm.

S'ka mundur të na ndodh diçka më keq se kjo që udhëhiqemi nga një kryeministër impulsiv, i paparashikueshëm dhe që nuk ia ndin çfarë mendojnë njerëzit për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat