Vrasja e Ivanoviçit pretekst për ndarjen e Veriut?

Opinione

Vrasja e Ivanoviçit pretekst për ndarjen e Veriut?

Nga: Arben Sylejmani Më: 19 janar 2018 Në ora: 07:55
Arben Sylejmani

Vrasja e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviç, po e shpërfaq planin djallëzor të Serbisë për të ndarë përfundimisht veriun e Kosovës, me pretekstin se autoritetet e sigurisë së Kosovës nuk janë në gjendje për të ofruar siguri për komunitetin serb.

Edhe pse i vrari është parë nga ky i njëjti president si pengesë për të mbajtur në pushtet Listën Serbe që përmes saj Beogradi të bashkëqeverisë me ekzekutivin e Kosovës.

Madje kjo pengesë, pati shtyre që Ivanoviç disa muaj para vrasjes të deklaronte se komuniteti serb në Kosovë ndihet më i frikësuar nga serbët, sesa nga shqiptarët.

Por, pavarësisht shqetësimeve të tij të adresuar ndaj Beogradit, Vuqiç po e përdor këtë vrasje për të ndarë veriun e Kosovës, dhe gjëja e parë që ai e ndërmori në këtë drejtim është ndërprerja e bisedimeve në Bruksel mes delegacioneve të të dyja shteteve.

Po të njëjtën ditë, në një konferencë për media ai dërgoi ultimatume kërcënuese se nëse institucionet e Kosovës nuk e zbardhin këtë vrasje, këtë gjë do të bënin institucionet e sigurisë së shtetit të tij, duke e lënë të kuptohet se kjo mund të bëhet me ndërhyrjen e Serbisë në veri të vendit që nënkupton shkelje të sovranitetit që mund të çoi në një konflikt të ri.

Veprimi tjetër i shtetit të tij është kërkesa që i është bërë UNMIK-ut dhe EULEX-it që të përfshihen zyrtarët policor serb në hetimin e kësaj vrasje, që edhe kjo ka implikime për sovranitetin e Kosovës dhe institucionet e saj, për faktin se kërkesa i është drejtuar këtyre dy institucioneve ndërkombëtare të sipërpërmendura që kanë status neutral ndaj pavarësisë, e jo institucioneve legjitime të dala nga vota e lirë e qytetarëve që përfaqësojnë shtetin e Kosovës.

Rrjedhimisht kjo ka implikime për sovranitetin e vendit edhe për faktin se këto hetime duhet bërë brenda territorit të Kosovës për të cilin Serbia e konsideron si pjesë përbërëse të saj.

Problemi tjetër i Serbisë në përfshirjen gjëja e zbardhjes së kësaj vrasje është se jo po mundohet të argumenton tek ndërkombëtaret tezën e saj se pjesëtarët e komunitetit serb nuk kanë besim tek institucionet e shtetit të Kosovës dhe rrjedhimisht integrimi i tyre në institucionet e Prishtinës është i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat