Çmenduri në të katër anët!

Opinione

Çmenduri në të katër anët!

Nga: Kimete Berisha Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:23
Kimete Berisha

Matanë 'kufirit me atdhe' Edi Rama 'tregton' dhe bën politikë me sëmundjet e fëmijëve.

Sëmundjet e politikanëve pleq i fshehin me fanatizëm; sëmundjet e veta me fanatizëm
i mbajnë sekret; politikanët i çojnë nëpër spitalet e Evropës tinëz syve të botës, aq tinëz sa nuk ka kush mundësi ta bëjë një foto të tyre; ende i ruajnë sekret shtetëror sëmundjet e diktatorit e të kriminelëve që shkatërruan popullin, kurse sëmundjet e fëmijëve i shfrytëzojnë (pa dhimbtë) hapur për t'u pasuruar politikisht e materialisht dhe për të krijuar imazhe të filantropëve e njerëzve të mir?.

Nuk bëhesh filantrop me pare të shtetit.

Thuajse ilaçet për fëmijë i blen nga xhepi i vet, me paret e veta, s'i vjen keq, e shfrytëzon mjerimin e prindërve të varfër për ta bërë veten dikush që s'është, human e i dashur...
Pleqtë i ka bërë për vete, krejt pleqtë e mërzitur të Shqipërisë, tash i ka mbetur të bëhet i popullarizuar edhe në mesin e fëmijëve, për t'u bërë i pavdekshëm, qysh ka qejf.

Mirësia fshehet, bëhet tinëz, nuk i bëhet reklamë fëmijëve të sëmurë (ato pamje ata do t'i shohin kur të rriten, e njeriu normal preferon ta harrojë të kaluarën e hidhur...asnjë fëmijë nuk ka dëshirë të dalë i sëmurë në TV ekran)....çfarë nevoje e poshtër dhe sadiste është ajo të kapësh përdore një fëmijë të sëmurë e fukara para kamerave e të tregosh 'Zot' i kujt je!

Kur na bjen gripi e na shkojnë qurrat na vjen inat të na shohin të tjerët (edhe familjarët) në gjendje të mjerueshme e Edi Rama i relaksuar, pa pikë njerëzie në trupin e tij, po luan me njerëzit e pamundur.

Mos i paça borxh. Qysh s'i tutët bile idesë për Zotin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat