Ardhja e Vuqiq në Kosovë Skandali i radhës!?

Opinione

Ardhja e Vuqiq në Kosovë Skandali i radhës!?

Nga: Milazim Maraj Më: 19 janar 2018 Në ora: 12:39
Milazim Maraj

A do te drejtoj gishtin kah kryetari i parlamentit,  apo kryeministri i Kosovës për këtë vrasje?. Radojqiq kontrollon Listën Serbe dhe krimin e organizuar në veri të Mitrovicës?!!!. 

Ardhja e Vuqiqit  në Kosovë, kontribut për mbulim apo zbulim  të vrasjes?!!!.

Për vrasjen e djeshme në veri të Mitrovicës u shkrua dhe komentua shumë. Komentet si brenda Serbisë ashtu edhe jashtë sajë tregojnë së Ivanoviqin e vranë shërbimet sekrete serbe. Përjashtim bënë vetëm këshilli i sigurimit serb i cili drejton gishtin kah Kosova. Oliver Ivanoviq duke qenë i afërt i Vasdileviqit  pjesëtar i Kosit kishte rënë në kundërshtim më Vuqiqin dhe Sheshelin. Ndoshta ky dinte më tepër së çka duhej?. Kërkesa për ardhje në Kosovë e presidentit Serb pas kësaj vrasje e bënë edhe më të çartë së kjo vrasje u bë me dijen dhe aprovimin e tij.  Tani më ardhjen në Kosovë në mes të serbeve të Kosovës do të mbuloj gjurmët.

Ndoshta do të deklarohet së Ivanoviqin e vranë shqiptaret. Më fjalimin e tij do të tregoj dhembjen për viktimën. Me shprehjet e tij shovinistë do të tregoj së është më antishqiptar së Oliver Ivaniviqi.  Kërkesa për ardhjen e tij në Kosovë të përkujton filmin “Kumbara”. Dëshira e kriminelit për të vizituar vendin e krimit nuk është dukuri e rrallë. Çka donë tani Vuqiq në Mitrovicë? Të festojnë këtë fitore më Rakiqin, të i trimërojnë serbet tani të “frikësuar nga kjo vrasje”. Të kërkoj bekimin e popit në Kishën e Graçanicës për krimin e kryer në bashkëpunim? Apo të mbulojë gjurmët  e krimit më fjalë nacionaliste para serbeve në Mitrovicë dhe Graçanicë. Kush do ta siguroj Vuqiqin në Kosovë? Nëse do ta sigurojnë policia serbe nuk përjashtohet mundësia që të vritet?.  

Pastaj  Drekun do të vlerësoj së policia e Kosovës dhe Euleksi nuk janë të aftë të zbulojnë rastin. Këtë rast duhet të u lejojnë shërbimeve serbe. Ata do të gjejnë më një herë një shqiptarë. Kështu më se lehti  do të mbyllet rasti. Çka nëse qendra humanitare ruse në Nish ka vlerësuar së as Vuqiq nuk u duhet më? Ose edhe më keq nëse është vlerësuar së nuk është i aftë për ta quar deri në fund projektin e tyre? Kurse është zgjedhur më vota të fshehta. Ndoshta nuk është pjesë, e krejt projektit rus për Gadishullin Ilirik? Mundë të jetë  protagonist vetëm për një pjesë të projektit rus?  Çka do të ndodhte nëse edhe ky është planifikuar të vritet në Kosovë? Pastaj kush do të kërkoj ndërprerjen definitive të bisedimeve për Kosovën? Kush do të thërret një mbledhje tjetër të KS. Të OKB, Serbia apo Rusia?

Kjo mundë të ndodhë nëse Rusia ka përgatit një tjetër person për kryetar të Serbisë. Serbia nuk ka pasur mundësi të zgjedh  kryetarin e vet  asnjë herë pa aprovimin e Rusisë. Këtë nuk do ta kishte bekuar kisha serbe e cila është pushtet në vete i Serbisë dhe mekanizmi më i fuqishëm rus në këtë pjesë të Evropës. Nuk ka lojë me humanizmin rus. Ata nuk kanë ardhur kot në Nish. Kujdesi i tyre është i madh. Madje nuk lëshojnë asgjë rastit. Çdo gjë që del jashtë programit e korrigjojnë shpejt. Pastaj nuk është hera e parë që në Serbi vritet Kryetari, është vrarë edhe Stambolliqi edhe ai ka ditur më tepër së çka donte Rusia. Leja për të ardhur në Kosovë ishte shumë e shpejt. Pse?. Kaq shpejt e analizuan institucionet tona këtë vizitë? Kaç shpejt e konstatuan vlerën  dhe rëndësinë e sajë? Apo nuk e vlerësuan fare?

Aprovuan kështu më turr e vrap. Presidenti i Kosovës harroj kërcënimin e Vuqiqit  ndaj tij:”Hashim Thaqi do të arrestohet po  hyri brenda kufirit të Serbisë” thotë Vuqiq. Nga se në Serbi paska një akuzë penale për Hashim Thaqin.  Kurse Vuqiq në Kosovë nuk ka akuza për krime lufte në Kosovë. Ai nuk qenka fajtor për 15.000 shqiptarë të vrarë. Ai nuk qenka fajtor për 20.000 gra të dhunuara. Për plaçkitje kallje dhe dëbim të shqiptarëve nga Kosova. Ai nuk është fajtor si ministër i krye kriminelit S. Millosheviq ka bere thirrje për vrasje të njerëzve të pafajshëm. 

Çka po ndodh kështu në Kosovë?. Trimat që akuzonin Dr, Ibrahim Rugovën për veprime  të ngadalshme dhe  që rrenin gjoks;  së janë të guximshëm, dhe kanë vizion tani në vend të reciprocitetit kanë gjetur inferioritetin. Sillen si fëmijë që kanë bërë ndonjë gabim pa dashje, para kriminelit që duhej të ishte në burg. Ose marrin vendime në gjendje jerm.  Duke ecur  kthyer prapa dhe duke dëmtuar tërë atë që është arritur që nga viti 1989. Si në planin ndërkombëtar si në atë të brendshëm. Urojmë që të dalim pa pasoja të mëdha për Kosovën dhe qytetaret e saj të vuajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat