Presidenti Ibrahim Rugova, ishte dhe mbeti pijësi ynë shpirtëror e kombëtar…!

Opinione

Presidenti Ibrahim Rugova, ishte dhe mbeti pijësi ynë shpirtëror e kombëtar…!

Nga: Mr. Nikollë Shabani Më: 19 janar 2018 Në ora: 17:07
Qoftë i përjetshëm kujtimi ynë për jetën dhe veprën e presidentit Ibrahim Rugova!

Ma tepër se asnjëherë më parë, në 55o vjetorin e vdekjes se Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, kur në muajin Janar shumë burrave të kombit shqiptar kanë shkuar në amshim, e ndjeva të nevojshme që në përvjetorin e 12-të të ikjes nga kjo botë të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, t’i them disa fjalë kujtimi për jetën dhe veprën e tij, i cili edhe pse prehet në paq, vazhdon të jetë prijës shpirtëror dhe kombëtar i shqiptarëve..!!

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi për presidentin Ibrahim Rugova, kudo ku jetojnë shqiptarët po mbahen akademi përkujtimore, siç është ajo që do mbahet me datën 21 janar në Frankethal-Ludwigshafen am Rhein në Gjermani, që ne në mërgatë këtë përkujtim e përjetojmë si një ditë, e cila na bashkon me ditët e shpresës dhe vullnetit të pamasë, për t’u bashkuar me njëri tjetrin mbi platformën e njohur të ardhmërisë sonë kombëtare në frymën politike dhe kombëtare Rugoviane.

Image

Shumë prej nesh u njohëm me njëri tjetrin në vende të huaja, në diasporë, dhe ndër bisedat tona kryesore ishin ato për presidentin Ibrahim Rugova, dhe ashtu vazhduam njohjen dhe bashkëpunimin midis nesh në vitet e 90-ta përmes shkuarje-ardhjeve në qindra takime, në protesta, demonstrata, kuvende, organizime humanitare, kulturore, koncerte, gëzime, pikëllime, ashtu edhe në festat tona fetare dhe kombëtare.

Ne shqiptaret si populli i përbuzur, i diskriminuar dhe i nëpërkëmbur që ishim në ish Jugosllavi, lidhëm besën për liri dhe bashkërisht zgjodhëm për prijës tonin në atë kohë, presidentin Ibrahim Rugova, i cili me vizionin dhe urtësinë e tij politike i përfaqësonte aspiratat e çdo shqiptari që bashkërisht të ecim drejt lirisë, pavarësisë dhe ardhmërisë tonë të bashkuar.

Presidenti Rugova kishte formuar Këshillin ndërpartiak i cili funksiononte si trekëndësh në Kosovë në mbrojtje të shqiptarëve të robëruar nga Tivari e Ulqini - Presheva e Bujanovci – Ohri dhe Struga e deri në Novi Pazar, të cilin trup koordinues e kryesonte Profesori i ynë i shquar, që sot po ashtu prehet në altarin e lirisë, akademik Fehmi Agani. Ky organizim ishte shpresë për gjithë shqiptarët, sidomos për ata në trevat e tyre të mbetura jashtë Shqipërisë londineze..!?

Asnjë nga këto të arritura kombëtare sot nuk do mund të paramendoheshin sikur këto të mos ishin fryt i vizionit nacional i zbatuar nën kryesimin e presidentit Ibrahim Rugova. Ne, më bindje të palëkundur nga ajo kohë, e kemi obligim kombëtar që ta bëjmë kthesën e duhur për ta çuar në vend qëllim tonë të shenjt për bashkimin e mbarë shqiptarëve..!!

Sot kemi shumë subjekte politike të cilat nën emra të ndryshëm tentojnë t’i përngjasin asaj forme organizative, por ajo që ndodhë aktualisht në trevat shqiptare, mjerisht është një politikë e copëtimit të ri të tokave shqiptare. Ne si shqiptarë pa dallim se nga cilat treva vinim, ia paguanim 3 %-in Qeverisë së Kosovës në ekzil, u solidarizuam me aksionet dhe kërkesat e minatorëve, shkollës shqipe, kërkesat e studentëve, paguam mjete në fondet për Ushtrinë Çlirimtare si dhe shumë e shumë veprime unike kombëtare! Ndërsa sot politikanët tanë në mbarë trevat shqiptare, për fat të keq, po bëjnë politikë e cila nuk shkon krahas vijës dhe ideologjisë kombëtare me atë të kohës së Presidentit Rugova!

Posaçërisht dëshiroj t’i veçoj rastet kur disa herë u takova me presidentin Ibrahim Rugova, në veçanti takimin kur unë e kryesoja Asociacionin e Intelektualëve Shqiptar në Mërgim (BISHM) së bashku me anëtarët e kryesisë, sekretarin e përgjithshëm, Rexhep Elezaj, skulptorin-Mal Myrtaj, ushtarakun Shaban Bushati, analistin politik Sinan Bicaj (Hiseni) dhe publicistin-gazetarin gjerman Michael Conrad, i bëmë vizitë në rezidencën e tij në Prishtinë, dhe atë në ditët e para pas çlirimit të Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi ynë për jetën dhe veprën e presidentit Ibrahim Rugova!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat