Shpia me tjegulla qeveri me rregulla

Opinione

Shpia me tjegulla qeveri me rregulla

Nga: Sinan Kastrati Më: 20 janar 2018 Në ora: 13:52
Sinan Kastrati

Gjergj Kastrioti- Skënderbeu e Jusuf Gërvalla, pas Oliver Jovanovi?

Këcrnimet  e “ lutjet” e të ashuquajtur “OVL” me në krye Gucatin e Nasim Haradinaj

Ma mirë i dan se kryt e dan (pop.)

Qyteti Klinton

“Gjithë javën

 punuam shumë,

 unë nëpër vargje,

 ju nëpër llumë” (Motërsim sipas vjershës së D. Agollit).

Përvjetori i zymtë për Gjergjin dhe Jusufin

Kosova dhe Shqipëria “nënë”, ketë vit e shpallën si “Viti i Skënderbeut” dhe e “festuan” 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut qysh dinë vetë ata. Si rastësi, kjo datë, 17 Janari përputthet edhe me vrasjen e veprimtarit të madh- Jusuf Gërvallës.

Për fat të keq, politika dhe mjetet i nformimit, (disa) më shumë u kujdesën për Oliver Jovanovi?in se si ta rehatojnë se sa sa për dy burrat e mëdhenj të kombit tonë, Gjergjin e Jusufin.

Gjatë javës së kaluar, ndodhën shumë ngjarje që as mendja e njeriut s`i përthekon. Vdiq Oliver Jovanovi?, Vrapi (Maratonik) i Ramush Haradinajt afër ndërtesës ku punon, para Skënderbeut dhe ish Teatrin Krahinor që me siguri, treshja Hasha, Rambo e Kadria kurrë s`kanë qenë brenda me pa premierë, si nxënës e si “studentë”.

Hallakamë, Zhurmë, Zharavë

E në qendër të qytetit, aty ku i kanë vendosur “istikamet”, udhëheqja e Kosovës, nuk dihet cka po zihet, zharavë, si në kohë lufte, “Stupcat”.

Kërcnimet, në të vërtetë “lutjet” e veteranëve ambasadorëve të huaj që mos të ndikojnë e aq më pakë, të mos bëjnë presion mbi deputetët e kuvendit të Kosovës ... nuk bënë me i lënë anash  dhe zhurma e hallakama në ato dy ndërtesa ku janë “ngujua” si në “Han të Derrit”, Hashimi, Kadria e Ramushi.

E shtunja, të unë është bërë sikur (dikur) e hënja për gjakovarët. Gjakovarët, si tregtarë të mirë që ishin, nëse janë takuar psh me një llapjan e kanë pyetur: -Kur është e hënja te ju?, dmth , kur është dita e pazarit. Se sa tregtarë të zotët kanë qenë gjakovarët thuhet se as jahudia nuk ka mundur me hap dugajë e me  punua në Gjakovë. Gjakovari edhe vetë (Voet) i ka mat n`kanar. Dhe kur i sheh jahudia tretarër gjakovarë duke i mat në kanar vete e pulave thot: “S`te âsht ky vend për mu dhe ik”. Tash, pas “çlirimit”,kam dëgjua se nuk bëhet Pazar në Gjakovë e as në Rahavec, sikur dikur. Edhe fjala “çlirim” âsht bâ  bajat. Njëherë u “çliruam nga turku, bugari, serbia e parë, gjermani” e tash edhe nga Serbia e dytë apo e tretë.       

Edhe unë, vikendin e shfrytëzoj më shumë duke lexuar e shkruar, por veç për Atdheune e jo për Suedinë ku më ka strehua, më ka dhënë bukë e banesë, punë e shkollim. Në një shkrim të mëhershëm e kam thënë se edhe fjala “vendlindje” (jo vendlindja, mëmdheu ...  mu ka gerdit. Aq shumë e kanë përdorë fallangat e lpk-së, organizatat, shoqatat, partitë e dala nga “lufta” sa që edhe kur duhët me e përdor fjalën “vendlindje”, nuk e përdori. Më kujtohet “Vendlindja thrret” që aq shumë përbeheshin duke i mbushur thast me pare. Por tash po i mohojnë. Po thonë se nuk kemi pasur “polici sekrete, speciale, burgje e as nuk kemi luftua”.

E pra e kemi fjalën tjetër, hiç më pakëz domethënëse, ATDHEUN për të cilin na rreh zemra. Gëzohemi kur dëgjojmë se ndonjë shoqatë bëmirëse, nga jashtë ndërton ndonjë shtëpi të pastrehëve, dërgon pare për ndonjë të sëmurë, skamnorëve dhe hidhërohemi e mërzitemi kur dëgjojmë refrenin e budallallëqe të politikanëve tanë, në të gjitha nivelet, që nga kryerari i “shtetit”, kryatari i “qeverisë”, dhe ai i “kuvendit”, Hashimi, Ramushi e Kadriu për “shtet”, sikur ata të ishin vetë Aristoteli, Platoni e Sokrati.

Hashën, Kadrinë e Ramushin dua ti “kursej” në këtë shkrim timin të vogël, por dua me i iu kujtua edhe njëherë “Ben` me 124 pleq” për “ushtrinë, FAK (jo FARK, se kështu ata do ta humbin ftyrën) Hashimit; liberalizimin e vizave e demarkacionin Ramushit ...  etj.

Hashim Pasha, ku e le (ke) ushtrinë?

Hashim, ku e le ushtrinë? A ke thënë se ushtrinë e “Republiës” së Kosovës, me “ligj” kam me e bërë ose jap dorëheqje, deri në fund të vitit 2017.

Po ti Ramush, ku i ke fjalët për “Vendimeve e mëdha” ?

Ramush ti prap je “i pari”, se kryet e ki të trash e kusheriri yt, Nasimi, qafën e ka të trash. E pra, Ramush ti dole i pari në vrapim, në numrin e të punësuarve, si (zv.) ministra dhe rritjen e rrogës tënde “veç pse tu ka tek” e Kadri Veseli “i hangri fjalët e veta” për shfuqizimin e gjykatës speciale.

“Mos bënë me gisht, se ta shti atë gisht në gojë“

Dua të dalë pakë te “udhëheqja” e veteranëve, te Gucati e Nasimi, sikur pleqt kur dilnin në “yzerhane”. Pleqt pa shtagë nuk shkojshin as në yzerhane se mund të mbyteshin në M... Aso kohe nuk kishim sikur tash Toalete që edhe kafen sade mund ta pini, por Qenefe ama M ... ishte i njëjtë, si atherë, si tash. Ka edhe një dallim të vogël: Atherë ishin njerëz, pleqt me msteqe e fjalët i “matnin” si jahudia arin e tash M ... “era” i vjen më shumë e e për një kohë më të gjatë.

Nasim Haradinaj ambasadorin e SHBA-së e ofendoi ndërsa bashkë me “kryetarin” e asaj shoqate i shkruajtën një letër (“lutje”) Ambasadorëve të Kuintit që të mos ndikojnë të deputetët e kuvendit sepse ata janë të zgjedhurit e popullit. Krejt me vend, po ju “krye ...ar” a ju kujtohet kur i ofendonit deputetët dhe deputetet e kuvendit të Kosovës? A nuk ishin atherë ata “të popullit” ?

Po iu kujtoj “Mos bënë me gisht, se ta shti atë gisht në gojë“, i thot Hysni Gucati Aida Dergutit.

Pas diskutimit të Aida Dërgutit, në kuvend, reagon Hysni Gucati .

Debati ishte i ashpër, “sharjet e fyerjet mes përfaqësueseve të shoqatës e Aida Dërgutit dhe disa deputetëve tjerë, kanë vazhduar për disa minuta. Ku pas kësaj përfaqësuesit e veteranëve, kanë dalë nga salla e Kuvendit ku mbahej seanca, e cila u detyrua t’i ndërpres punimet për shkak të tensioneve të shkaktuara. E nuk kanë munguar as ofendimet dhe fyerjet në adresë të deputetes Dërguti, nga kryetari i Shoqatës së veteranëve.

“Mos bënë me gisht, se ta shti atë gisht në gojë“, tha Hysni Gucati.”

Nuk i mora nga Bota Sot pasi që ju Botës nuk i besoni madje e quani edhe si “Borba”. Arësyet i dini sepse Bota ju ka shplu B... para botës. Shkrimin e plotë mund ta gjeni në Telegrafi.com, të dat. 3.12.2016 me titull. “Debat, sharje e fyerje, për projektligjin për veteranët”
I keni marr msysh vetit!
Të tilla fyerje e ofendime ka sa të doni, por ju nuk lexoni se i keni marr m`sysh vetit.
Por prap po dal te ju ”kryeveteranë”, Gucati e Nasim Haradinaj.

Ndërsa tash ” Kjo organizatë (organizata e juaj, shën. i aut.) u ka bërë thirrje ambasadorëve të Quintit që të mos bëjnë presion tek deputetët e Kuvendit, meqë ata janë sovrani i votës së popullit.

“Kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit dhe kryetari i saj, që ta procedojnë iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, si obligim kushtetues që e kanë”, është thënë në këtë njoftim..

Shkrimin mund ta gjeni te ”organi i juaj”, Epoka e re”, dat. 19 janar 2018 e me titull: ”Veteranët e UÇK-së, ambasadorëve të Quintit: Mos bëni presion për Specialen” e me nëntitull ”Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), ka ripërsëritur qëndrimin se janë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.”. Ngutuni lexojeni sa nuk është tha ngjyra .
 
Po ”xhevahiri” i veteranëve – Gucati, jo vetëm që nuk ndalet të pushoj pakëz e mandej të vazhdoj por e bân edhe ma M ... “Gucati flet për fyerjen e Haradinajt ndaj Delawies: Me m’thirrë Nasimi n’luftë, unë pas tij shkoj”.

Pse a s`ke qenë në luftë ti Nguzat-a? Ashti duhët, ai që s`ka luftua, tash iu prinë “luftëtarëve” e “veteranëve” por të atyre si ju, që nuk kanë qenë në luftë e ti tillë ka ka me dhjetëra mijëra në Kosovë.

O trima, gjoksat e juaj ishin kân pej qelikut. Po pse more trima nuk po shkoni deri në Mitrovicë të Veriut apo në Graqanicë e Laplasellë? Pse nuk po e ndalni kryetarin e Serbisë që sot ka me ardh kah shpia e juaj, “shoqata” po mendoj, e shkon në zemër të Kosovës. A jeni trima a jo? – Pse nuk i reagonit Rada Trajkovicit kur në midis të të zgjedhurve të popullit, në kuvendin e Kosovës, përshëndeste me tre gishta dhe Kosovën e quante “Kosovo i Metohija”. Uh, shokë veteranë, gati harrova, ju edhe në luftë e keni pasur një “qelik”, Fatmir “hekurin”. Ai tash si zv. Kryeministër prrallis: “Limaj: Kosova e ka Ushtrinë, edhe komunitetet ta shohin si siguri dhe forcë të tyre” (Bota Sot, 14 janar 2018).

O “veteranë” zgjohuni nga gjumi, e zgjone edhe Fatmirin, Hashimin e ... Ramushin e mos shihni andrra në B ... të mazit! Bani selam Fatmirit e thuani: na kthyet në kohën e Millosheviqit ... e ushtri pa lejen e serbëve dhe pa ndryshimin e kushtetutës, nuk ka (pikë).

Ma mirë i ndam` se kryt e ndam (pop.)

Fjal`t e hallkit e birat e g... ardhit nuk m`shilen (pop.)

Po dalin fjalët e një deputeti që thoshte “SHIKU e ka krijua vetëvendosjen”!

Shka a fol`ka mu bâ!

Vetëvendosje u nda, për hajr koft. Por edhe kësaj radhe sebep u ba një grua, A. Derguti, për një M...T

Po ju e bëtë Kosovën M ...t o “veteranë” prandaj edhe po doni me e nda paqësisht Kosovën me Serbinë, si Halili e Rrahmani. Aferim.
Qyteti Klinton.

Po e mbylli shkrimin tim me një propozim. Një miku im, shumë i nderuar (Sh. M.) më tha: Do të ishte mirë që qutetin e Klinës ta propozojmë me një emër të RI, si qyteti KLINTON dhe që ta publikoj një shkrim për Hasan Riza Pashën e Stambollit, sipas këngëve popullore, të cilin ia kisha premtua atij dhe lexuesve. E pranoj se nuk e kam mbajt fjalën.

Propozim i mirë por neve që jemi jashtë nuk na dëgjon askush, as fjalët tona nuk i marrin si serioze. Nga ne kërkojnë që “Te kthemi në Kosovë e të hapim biznise .... “!
 

E fillova dhe po e përfundoj me një fjalë që në Shqipëri ishte shumë popullore “Shpia me tjegulla qeveri me rregulla”. Unë do të shosha me qerpiq e qil Qabiqi i kanë ndërtua “shtëpinë e shtetin” në Shqipëri e në Kosove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat