Faleminderit President!

Opinione

Faleminderit President!

Nga: Haki Latifi Më: 20 janar 2018 Në ora: 16:01
Ibrahim Rugova dhe Haki Latifi

Nesër bëhen 12 vjet të shkuarjës në amshim të arkitektit të shtetit të Kosovës, Presidentit të parë Dr. Ibrahim Rugova.

Faleminderit President Rugova që me angazhimin T’uaj të pa shoq, sakrificat shekullore të shqiptarëve për Liri e Pavarësi i shëndrrove në realitet dhe Kosovën e bëre shtet.

Të qofshim falë për të gjitha ato që bëre për Kosovën, për ne dhe për të gjithë shqiptarët.

Kaluan plot 12 vjet e ne udhëtojmë pa Ty shtigjeve e labirintheve të Dardanisë së Re, të shtetit më të ri e më të këndshëm në botë, që Ti e ngrite mbi themelet e Dardanisë së Lashtë

President, ne vazhdojmë të jetojmë edhe pa Ty, por janë disa të sojit tonë, që kanë shmangur udhën e Zotit e po shkojnë teposhtëzave shumë të rrezikshme. Ku, në mos sot, nesër do të rrolkullisen e do e thejnë qafën, duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe të tjerëve. Tashmë disa po shihen duke u rrokullisur. Ka edhe të tillë që në shumë dreqëri dhe në interese personale e klanore, ende vazhdojnë të thirren në emrin T’uaj të madh President Rugova. Po e shoh se ka ardhë koha që t’u thuhet mjaft njëherë e përgjithmonë dhe të ndalën, që të mos u lejohet të ngarkojnë më mbi shpinën e kërrusur të popullit tonë të shumë vuajtur. Çuditërisht ka ende të tillë që mendojnë se patjetër ata duhet të jenë në ballë të çdo gjëje që bëhet në trojet tona, pa kuptuar se janë vetëm një pikë uji në oqeanin kombëtar.

Por në mbretërinë tonë kombëtare, besoj ashtu siç deshte dhe besoje Ti, do të mbrtetërojë dhe do të sundojë gjithmonë edhe tej amshimit, dashuria për njëri-tjetrin, dashuria për të tjerët, besa e mirëfilltë, amaneti i të parëve tanë për një prosperitet të gjithëmbarshëm kombëtar e njerëzor, për një dashuri universale, jashtë intereseve personale, grupore e klanore. Sepse, me dashurinë tonë të mirëfilltë do t’i bindim të gjithë se e vetmja rrugë e ardhmërisë njerëzore e kombëtare është vetëm dashuria dhe kryerja e detyrave me dinjitet.

Ishte nder dhe një bekim që të njoha, jetova dhe veprova në kohën e Presidentit...

Zoti e bekoft veprën e madhe të Presidentit  Dr. Ibrahim Rugova!

Zoti e bekoft Republikën e Kosovës dhe mbarë popullin shqiptarë!

Zoti i bekoft miqtë e shqiptarëve, të Europës dhe SHBA-të!

Lavdi dhe nderim të përjetshëm për themeltarin e shtetit të Kosovës, Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova!

Amin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat