Nuk ka lotë pikëllimi, ka uratë

Opinione

Nuk ka lotë pikëllimi, ka uratë

Nga: Jehona Gashi Më: 20 janar 2018 Në ora: 19:09
Jehona Gashi

Fatin tonë e kemi nisur drejtë ëndërrave. Mbi malet me dëborë e stopuar rri mendja dhe ushqen mallkimet e orëve të vona. Ngricat janë ngatërruar me majat e gishtërinjeve,sikur janë bërë një dhe ashtu ballafaqohen me të vërtetën. Po e lidhë këtë me dëshirat tona. Në atë rendin ku hija bëhet një me trupin dhe shpresa një me dhimbjen, edhe ne bëhemi pasqyrë e asaj se kush dhe çka jemi. Mendova se bota është e rrethuar me lule plot,rreth sajë zëra që kumbojnë lumturi e buzëqeshja shënon vijën më të bukur ku "dikush" bën rolin kryesorë. Kapitull pas kapitulli dhe kalova aty ku sytë u njomën dhe shterruan.

Më ka rastisur të shoh ëndërra të tretura dhe zemra të thyera,vdekje e trupave të njomë dhe buzëqeshje të dërrmuara.Kam ndëgjuar me orë të tëra pikëllim që shoqëronin lotët dhe njerëz të vetmuar. Nuk vdes nga fjala që u tha,as nuk ruaj "magjinë" që u prish. Nuk zmbrapset njëri nga dashuria,po flas për ata njerëzit që kanë mend dhe dashurojn. Pak kush di diçka të tillë! Nën mjegullën që mbulonte fytyrat e egëra prishet madhështia që u dhurua zemrave në driten e bekuar. Nuk ka lotë pikëllimi,ka uratë! Zhvishesh nga petku hyjnor dhe mbyllesh nën qatinë e djallëzuar,e ngreh vetën zvarrë e kokëulur dhe tregon me krenari dyfytyrësin tënde.

Pikëllohesh e di, por krenaria jote e çmendur do ngris turpin tënd në kulmin që madhëron shpirtin dhe fjalët e tua.Një hije në orët e vona troket e lënduar para syve të mij. Më tregoi histori pas historie.U pikëllova për vajzat që dikur ishin fyer e sharë dhe tani i njohin si të ''përdala". Ishte forca dhe bukuria që ato i dhanë jetës, jo çdoherë fjala ka kuptim dhe jo çdokush e mund të vërtetën. Dikush merr guxim t'i bëj ballë por jo ta sfidoi.

Athua, në valigjet që bartin kujtime kanë mbetur edhe fije shprese?! Ndoshta dikur,atëherë kur vaji kthehët në lumturi dhe buzëqeshja në jetë. Sa shumë gënjeshtra të papritura,sa shumë ironi. Mbi barin e njomë të qelbur krimbat,ashtu sikur edhe njerëzit që pa ndalur luftojnë padrejtësit që vetë i bëjnë. Më tregon për moral,për atë moralin që shkatërroi me shekuj dhe po ti jep mesime dashurie.I fshehur mbetët emri,dikush do e gjejë e dikush do e humb vetën. Dikush do përplasë trurin e kur të ndahet në copa-copa prap një hije tjetër ka për të madhështuar turpin tënd duke hedhur atë tru në një qese mbeturinash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat