Nyja e LVV: Puçistët janë të dështuar - Bota Sot
Nyja e LVV: Puçistët janë të dështuar

Opinione

E premte, 22 qershor 2018

Nyja e LVV: Puçistët janë të dështuar

Nga: Binak Maxharraj Më: 20 janar 2018 Në ora: 20:01
Binak Maxharraj

1.Rikthimi i fuqishëm i Albin Kurtit

Nësër për LVV është një ditë e veçantë,sepse bash nësër në këtë Parti e cila është më e madhja ne vend ,pas një aktiviteti të dendur në terën , mbahën zgjedhjet e brendëshme për Kryetar Partie.Nësër dhe bash nësër,disa qaravesha te LVV  punimet e këtyre zgjedhjeve do ti shohin ne tv diku ne nje qoshe te shtepisë së tyre,disa të tjerë punimet do ti përcjellin në ndonjë kafiq apo restaurant duke ia qur nga një gotë dhe më smirëzi nga aty do ti përcjellin punimet e zgjedhjeve te brendëshme në Partinë,qe tani me nuk është e tyre. Ata nësër vetem ne tv mund të shohin këthimin triumfal e liderit te saj të pakontestueshem në pozitën e kryetarit,sepse këtë e deshiron anëtaresia e gjere e LVV.Po,ndoshta ndonjëri prej tyre edhe do të plasë nga inati.

Po pse vallë LVV nuk është më e tyre,kush janë ata qe po qaraveshën po qojnë krye që sa kohë duke u sjellë quditërishtë ndaj kësaj Partije e cila i afroi ne gjirin e vete,ua mesaoj germat a para ne politik,i ngriti nëpër poste te ndryshme,por prapë s’janë te kënaqur don diçka më shumë sepse ju është rritë mendja së jane dikushi?!

2.Pucistët e LVV dolën për ledinë

Dihet së qe gadi një vit në LVV diçka nuk shkon,se diçka po zihet.Kjo së çka nuk shkonë në LVV mbeti punë e brendshme e Partisë,derisa nje ditë plasi sherri,kur një ditë Aktivistja e LVV Aida Dërguti ia plasi për fytyrë mutin e sajë Albin Kurtit i cili gjndej në burg.Ishte në burg jo nga qejfi por nga deshira dhe puna e tij për të mbrojtë atedheun e tij,për të mbrojtë Kosovën nga pushtetarët aktual qe donin ta shkaterronin Kosoven duke ia sjellë Demarkacionin e keq,Asociacionin e komunave me shumicë Sërbe(minishtetin ne shtetin ) e shumë gjera tjera te dëmshme për Kosovën.

Pas këtij gjesti banal te Aida Gërgutit filluan të dalin shkendijat e para gjoja te pakënaqurve për punën qe po bahetne LVV.U tha dhe çka nuk u tha se gjoja kjo kastë e te pakënaqurve brenda LVV e ekuzonte Albin Kurtin së gjoja ai po i ndersyeka te tjeret ti dinigrojnë disa kuadra brenda përmbrenda LVV dhe se ata e paskan ndi veten te fyer.Filluen përplasjet midis tyre nuk ishte fjala për ndonje program apo platëformë me të mire për ecjën përpara të LVV,por ne se shpejti nga erresira këta të pakënaqur nxorën planin e tyre sekrete se nuk ishte thjeshtë fjala për disa pakënaqësi midis tyre,por thjeshtë doli së ketu është fjala për pushtet,thjeshtë nje plane i kurdisur për ta injoruar Albin Kurtin,njeriun i cili edhi i solli ne LVV dhe i ngriti nga qobanet e dikurshem ne politikajë.Kjo e arrijti kulmin kur i lazdruari i LVV Dardan Mulliqaj doli haptas duke thanë shul shqip:”se ne zgjedhjet e ardheshme Albin Kurti nuk banë të kandidoj për Kryetar Partije”.Kjo kërkesë e Dardan Mulliqaj e cila edhe ishte edhe kërkese e grupit te pakenaqurve ishte thjeshte luftë për pushtet dhe asgje tjeter,sepse siapas rregullave statusore askush nuk ka të drejtë të ia mohon dikujtë kanditaturen për kryetar sepse kjo është një e drejtë universale e pamohue-shme për askëndë.Kur Albin Kuriti e vuri kanditaturën e vete nga burgu,plasi sherri.Filloj puçi në LVV nga te pakënaqurit të cilët menduan së do ta marrin kalan nga mbrenta,por u deshpruan keq,u tutën nga kandidimi i Albinit për kryetar Partie me ç’rast filluan dorëheqëjet serike te orkestruara që më pare.Puçistët u tehqen nga çdo aktivitet në LVV,i bojkotonin mbledhjet,lëshonin deklarata te pakripta nëpër media etj.

Për ta shqyrtuar këte situat aspak te kendeshme Kryesia e LVV u mblodhë,por puqistet nuk merrnin pjesë.Në fund duke u gjëndë në një situatë aspak të mirë Kryesia vendosi qe te thërretë një seancë të përbashkëtë të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar te vetevendosjes ku ishin kogja shumë nga komplotistët.Unë nuk i di së çka është bisedu rreth e rrotull ne këte mbledhje të përbashkët,por me pakë fjalë po u referohem dy bisedave qe u dhane keto ditë për këtë çshtje shume delikate.Njera ka te bëjë me bisedën ne Intëraktiv te KVT të aktivistës z. Fitore Pacolli,dhe tjetra e isht-kryetarit të LVV dhe ideatorit të puçistëve z.Visar Ymerit.

Fitore Pacolli një femer elegante dhe brilante e cila me fjalorin e saj të mrekullueshëm të të folurit shqip,të cilës do të ia kishin lakmi edhe shume pushtetar tane të cilet ne te folur e shkerdhëjnë krejtë gjuhën shqipe,e shpalosi me urtësi dhe mënçuri së për çfarë ishte biseduar në ate mbledhe te përbashkët,për te biseduar për hallet dhe shkaqet së për çfarë arësye ishin dhanë të gjitha ato doreheqeje.Na u ofruam Platëformën tonë e cila këto ditë gjendej ne diskutim ne anëtarësin e gjere,u ofruam edhe plane e programe ne te mire të vetevendosjes.U thame se ato denigrime qe vinin neper media dhe portale për te dorehequrit nuk jane te LVV por te ndonjë anëtari te Levizjes të cilëve askush nuk ka te drejte te ua mbyllë gojen.Kërkuam në këtë mbledhje nga ta qe te ofrojnë plateformën dhe programin e tyre qe ta bisedojm se bashku,por ata kishin ardhe ne mbledhje me duar ne xhepa pa kurrfare programi,pa krrfare Plateforme,por si papagallat e perseritëshin të vetmen gja,të vetmen kërkesë te tyre se Albin Kurtin nuk e pranojmë për kryetar dhe se ai duhet ta terheqe kanditature,pra edhe nëe këtë mbledhje u pa ana e erret e mendjeve te tyre për te ia mohu dikujat te drejtën për tu kandituar dhe qenë i kandituar.Absurd i sojit të Puçistëve të cileve u hasi sharra ne gozhdë dhe si te tillë jane të dështuar,të mjeruar të tillët edhe nuk i duhën LVV.Po.çfarë tha Visar Ymeri ne emisionin Argument plus te RTV21

Gjatë gjihtë bisedës Visar Ymeri sillej verdall andej e këndej që më shumë ne te folur i ndihmonin duar se sa goja e tij nuk tha asgje te re,bash asgje,por sillej si”dardha e ahmatit”pa kurrfare koncepti,pa kurrfarë aresye së për çka ishin dhane gjithë ato doreheqeje,kurfare arsye për gjoja shantazhet qe po ua banë Albin Kurti,te vetmen gjë qe duhet me ia mbajtë mend këtij dezertori nga LVV ne këte bisedë ishte ajo kur tha se si pati të drejtë që Albin Kurti u mundu ne Majt te vitit 2017 te parandalonte kondidimin e të lazdruarit Dardan Mulliqaj për deputet ne Parlamentin e Kosovës.Ai tha ne emision haptasi se kjo:”Apsolutishtë absurde,si mund te thotë një njeri i LVV të mos kandidoj për deputet”.Por ky kryepuçist i LVV sikura harroj te thotë se pse nuk ishte “Apsolutikisht absurde kur ky vete se bashku me Dardan Mulliqaj e te tjeret kërkonin absolutikishtë qe Albin Kurti te mos kandidoj për Kryetar Partie”,Pra siq po shihet këta vete e futen vehten ne gersherë më pisllaqet e tyre,keta vete e lidhen nyjen ne LVV te pa qenë,qe qellimi kryesor i tyre ishte dhe mbetet lufta për pushtet.Këta puçist ndoshta edhe mund ta formojn ndonje parti te re siq po flitet,por do te jen te deshtuar siq deshtuan edhe shume parti te reja qe un ndanë,humben si fluska sapuni apo fluska e Edita Tahirit,mbas do te zhdukën edhe nga skena politike,ose do e jenë te detyruar ti bashkohen Klanit famoz PRONTO,rrugë tjetër nuk kanë.

3.”Çe ge varën” e LVV  mund ta vrisni, por kurrë nuk mund ta thyeni

Pra,nësër për LVV është një ditë e veçantë sepse nësër në tërë teritorin e Kosovës do mbahën Zgjedhjet e mbrendshme për Kryetar Partie sipas “një votë nga secili anëtarë”.Kjo është zgjedhja më demokratik  e një Kryetari Partie.Puçistët friguan qe ta propozojnë edhe kandidatin e tyre,sepse ata e dinin fortë mire së cili qoftë kandidat nga ana e tyre do te ishte i vogel në krahasim me Albin Kurtin,sepse Albini e themeloj LVV.Albin Kurti u rritë dhe u farkue nëpër betejat për rritjën e LVV.Ai u përplas me te gjitha ata qe nuk donin ta shohin Albin Kurtin ne skene.Albini u bani ballë qizmes se Millosheviqit,policia e te cilit e terhiqte zvarr Albinin nepr sheshe dhe duke ia vu  qizmen ne fytë,e burgosën por mbijetoi.Qizmen ne fyte ia vunë edhe policia e UMNIK-ut të cilin e zvarritnin nepër sheshet e Prishtines,por qe edhe ia vranë dy aktivisht te tij për te cilët askush deri me sot nuk është përgjegjë.Albin Kurtit ia vuna qizmet dhe e terhoqen zvare edhe plicia e Kosovës nepër demostrat dhe protesta kunder të këqijave qe po ia sillnin pushtetaret e Kosovës.Shkurtë Albin Kurti u rritë dhe u burrnue gjate betejave për rritjën dhe zhvillimin e LVV,dhe arrijti deri aty qe ne zgjedhjet e fundit Parlamentare u rreshtu Partia e parë ne Kosovë.Ky,pra është Albin Kurti,ky është Çe ge Vara i Kosovës te cilin mnd ta vrisni,por kurr nuk ta mboshtni,sepse e ka dijën,e ka visionin e ka alibin dhe mandatin e anëtarësisë së LVV.Puçistët tanimë e deshtuar sikur e kane harru së kush është Albin Kurti dhe Partinë te cilen ai e formoi dhe e zhvilloi nuk mund te le në dorë te puçisteve.Se kush është Albin Kurti me së miri do ta tregojn edhe zgjedhjet e nësërme ne te cilat do te triumfoi edhe më fuqishem.Puçistët mund te formojnë ndonje Parti te re,por ata duhet ta din së nuk mund ta dobësojnë LVV,sepse LVV do te rritët shendëtshem edhe pa ta,dhe se ata qyshta tani duhet ta konsidrojnë vehten te deshtuar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test