Në Selanik demonstrata të mëdha për kundërshtimin e emrit të Maqedonisë

Opinione

Në Selanik demonstrata të mëdha për kundërshtimin e emrit të Maqedonisë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 23 janar 2018 Në ora: 10:21
Sherif Ramabaja

Ditët e fundit Athina ishte përfshirë nga protestat që lidheshin me gjendjen e rëndë sociale që me vite po zgjasin në këtë vend. Edhe paketa e tretë me rradhë, që ishte lëruar nga EU sbëri punë. Që nga viti 2010 e këndej ishin derdhur mbi 80 miliardë euro, po akoma spo e nxjerrin këtë vend ballkanik, nga gjendja kastrofale në të cilën ka rënë. Kryeministri Tsipras gjithnjë kishte premtuar se vendi po bënë rforma të duhura për të dal nga kriza, po drita në fund të tunelit nuk po shihet dot.

Greqia me qëndrime nacionaliste, me mentalitet ballkanik siq ishte mësuar gjithnjë, po përpiqet edhe më tutje që të jetoi në kurriz të EU. Fondet e EU ishin përdorur për gjithcka tjetër, po jo për reformat e nevojshme që do ta nxisnin zhvillimin. Ishte zbuluar se paguheshin me qindra apo mijëra pensione edhe pse njerëzit ishin të vdekur. Në Shqipëri paguheshin të gjith ata që regjistroheshin si grekë, ndërronin konfeksionin në ortodoks, emrin, apo ndiqnin mësimin në shkollat greke. Greqia më tepër përqëndrohej në planin nacionalist, shovinist , se sa të ecte me ligjet e EU. Më kot pritej prej saj t`i ndihmonte edhe shtetet fqinje për arritjen e standardeve europiane, të shkëputen nga e kaluara konfliktuoze dhe të orientoheshin nga e ardhmja.

Shteti grek që krenohet me emrin e tij, duke u thirrur në Greqinë e vjetër antike, do të duhej të ishte shembull për shtetet e rajonit. Fatkeqësisht ajo së bashku me Serbinë u prin problemeve fqinjësore dhe ngatërresave më të mëdha në rajon. Shembull negativ është problemi Qipriot. Pastaj pretendimet territoriale ndaj jugut shqiptar, duke mos u ngopur me pushtimin e Çamërisë. Pretendimet e vijës detare ndaj detit shqiptar etj.

Pikërisht sot në Selanik para përmendores së Aleksandrit të Madh, që shqiptarët frikësohen ta quajnë të tyrin, ngse fuqishëm grekët e marrin për të vetin, ishin tubuar mbi 50.000 veta.

Ata protestonin për emrin e Maqedonisë duke e quajtur territor të tyre. Maqedonia dikur ishte Iliri, po shqiptarët si gjithnjë janë të detyruar që t`i kënaqin apetitet e fqinjëve tanë të pangopshëm. Ata sot hudhnin parulla nacionaliste duke e mohur këtë emër për Maqedoninë e sotme. Kjo blokadë greke për emërin e Maqedonisë po zgjatë që nga viti 1991 e deri më sot. Pasojat po i ndenë edhe populli shqiptar në Maqedoni, pasi po pengohet përparimi, integrimi evropian dhe përfaqësimi në Nato.

I gjori Aleksandri i Madh po tërhiqet sa nga grekët sa nga maqedonasit, kurse shqiptarëve as që po ua japin mundësinë të deklarohen, ta thonë mendimin e tyre. Përmendorja e tij në Selanik dhe në Shkup po përfaqëson dy popuj po cilit në të vërtetë i takon është pikëpyetje e madhe. Një popull i tretë pa bërë bujë dhe pa i ngritur përmendore pretendon se atij i takon. Kjo mbetet të shihet. Teoria e  „ Evolucionit“ akoma sështë e mbyllur. Një ditë Aleksandi i Madh vetë duhet ta thot troç të vërtetën dhe t`i ngritet përmendorja aty ku i takon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat