Këmbëngulja për shfuqizimin e Speciales rrezikon MSA-në

Opinione

Këmbëngulja për shfuqizimin e Speciales rrezikon MSA-në

Nga: Arben Sylejmani Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:08
Arben Sylejmani

Dështimi i miratimit të konkluzave në mes të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës, i hedh poshtë pretendimet e partive në pushtet dhe të përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta, OVL-UÇK, të cilët po deklarojnë se shfuqizimi i Gjykatës Speciale nuk i dëmton marrëdhëniet e Kosovës me shtetet perëndimore.

Madje, pikërisht për këtë deputetët e këtij institucioni kanë refuzuar të nënshkruajnë këtë vendim që është jetik për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ky refuzim i tyre erdhi në takimin e IV-të të përbashkët të Komisionit të MSA-së që përbëhet nga deputet të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Parlamentit Evropian.

Këta të fundit kërkuan që miratimi i këtyre konkluzave të bëhej në këmbim që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të përkrahin Gjykatën Speciale në përputhje me legjislacionin në fuqi. Por mos gatishmëria e deputetëve të koalicionit qeverisës, PANA për të përkrahur këtë instancë juridike rezultoi me këtë dështim.

Deputetet e grupit parlamentar të LDK-së, të cilët të vetmit e përkrahën kërkesën e PE-së, këtë dështim për miratimin e konkluzave për MSA-në e quajnë të paprecedent.

“Përderisa deputetët e LDK-së dhe të gjithë deputetët evropianë votuan PËR, ishin deputetët e koalicionin qeverisës që kundërshtuan me çdo kusht këtë pjesë të konkluzave, që rezultoi me dështimin e tërësishëm në procesin e miratimit të tyre. Ky ishte një veprim i paprecedent, sepse në asnjë nga takimet paraprake, Kuvendi i Kosovës dhe Parlamenti Evropian nuk kanë dështuar të arrijnë pajtim”, thuhet në reagimin e grupit parlamentar të LDK-së.

Megjithatë, deputetët e partive në pushtet nuk e kanë ndërmend që të tërhiqen nga këmbëngulja e tyre për shfuqizimin e speciales. Dje anëtarët e Kryesisë së Kuvendit ia kanë dërguar Qeverisë Iniciativën për shfuqizimin e ligjit për Specialen i shkon Qeverisë.

Tashmë Qeveria Haradinaj ka dy mundësi para vetes. E para është që të procedoj për miratim në kuvend këtë iniciativë për t’i plotësuar kërkesat e disa individëve, por të vazhdojë t’i përkeqësojë edhe më shumë marrëdhëniet e Kosovës me miqtë ndërkombëtar, dhe vendi të vazhdojë më dështime të tjera sikur ajo për miratimin e konkluzave për MSA-në.

Mundësia tjetër është që kryeministri mos të dërgoj fare këtë iniciativë në Kuvend, por të heq dorë nga kjo kërkesë që është e dëmshme për vendin dhe të njëjtën kohë e destinuar të dështojë, sepse pa sigurimin e dy të tretave të votave të deputetëve, përfshirë ato të pakicave, Ligji për Dhomat e Specializuara nuk mund të shfuqizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat