Ana “hibride” e shefave të politikës?!

Opinione

Ana “hibride” e shefave të politikës?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 13:16
Skënder Mulliqi

Bajat, të plogësht, të tjetërsuar nga populli dhe të larguar nga realiteti. Kjo është fotografia e shkurtër e njerëzve në krye të partive aktuale politike dhe në krye të shtetit që 18 vite me radhë. Edhe nese ndonjëri prej tyre nuk ka qenë i tillë deri sa ka luftuar për pushtet, kur e morën pushtetin treguan fytyrën e tyre të vërtetë. Sindromi për përfitime personale bëri që këta ta humbin së pari njerzillëkun, ti humbin meritat, ta humbin edhe besimin e popullit. U shëndrruan në përsona negativ, u bën njerëz të cilët nuk kan dert më ofenduar as Zotin! U shëndrruan në despotë. U deformuan sa nuk ka më keq. Predisponimi i tyre është narcisoid karshi shikimit të botës, karshi shtetit të vet, duke i shikuar ato si arenë  ku mund të arrihet fama dhe pushteti apsolut. Këto pushtete të pasluftës nuk punuan që problemet t'i zgjedhin në menyrë pragmatike. U interesuan që të pasurohen më shumë në mënyrë të paligjshme...

-Veprimet dhe sjelljët e kësaj kaste politike  janë bërë për çdo kritikë.

-Imazhi u ka zbritur në pikën zero.

-Po e identifikojnë  figurën e tyre më shtetin, ku përspektiven e vet dhe të shtetit po i konsiderojnë të njejta!

- Janë kritikë ndaj qdo gjëje tjetër, veq karshi veprimeve të veta jo!

-Dëshirojnë që të gjithë tjerët të japin llogari dhe përgjegjësi veq këta të ikin nga përgjegjësia.

-Po e konsiderojnë vetën si shumë të ditur, e për këtë nuk e kan hiq takatin.

-E kan humbur lidhjen më realitetin, duke e izoluar  keq shtetin dhe popullin.

Pa dyshim së të gjitha këto e shumë tjera të pa theksuara në një shkrim të vetëm, kan bërë që shoqëria jonë ti vuan pasojat për tekët e individeve të caktuar, të cilat teke kanë lënë gjurmë të pashlyera në shëndetin fizik dhe  në shëndetin mendor të njeriut tonë. Shteti dhe pushteti po konsiderohen si mall i cili mund të  blihët  si në barnatore. Kjo udhëheqësve tanë është duke ua shkatërruar edhe trurin! Sjelljet dhe veprimet e tyre po  janë  traumatike, impulsive, duke mos parashikuar shkallën e rrezikshmerisë .Nuk janë të vetëdijshem për pasojat që mund ti kemi nga veprimet e tilla të pa matura dhe hazardeske.Të gjithë ata politikan të cilët i kanë humbur aftësitë dhe besimin për ti përfaqësuar interesat e popullit, pa dyshim së një ditë do të pësojnë shumë keq. Shumë shefa të politikës po na paraqesin anën e tyre ‘hibride’, simptome këto më shumë të retardimit psiqik. Natyrisht këtu nuk bëhet fjalë për të gjithë, por për një shumicë sigurisht së po. Kjo tregon së nuk  janë për funksione të larta politike.

Historia mban mend shumë udhëheqës shtetëror të botës, të cilët kanë qenë më simptome të sëmundjeve psiqike, kanë qenë njerëz të cilët kan pasur probleme në të paraqitur, në të folur, të pa koncentruar, të predisponuar për keqpërdorime të pozitës, jo të zotët për ta definuar situatën politike në momente delicate, ekstremisht të pa përmbajtur, me perceptime politike shumë të gabuara, më përdorim të alkoholit dhe drogave ,sjelljeve agresive deri  në shkallë të pa përmbajtjës… E kur bëhet fjalë për politikën dhe njerëzit tanë krejt amator, vijnë në shprehje edhe shumë vese tjera. Për këtë klasë politike duket së nuk ka terapi adekuate…Këta shumë pak i takojnë  epokës së demokracisë , sistemit shumë partiakë pluralist,  funksionimit të rendit dhe ligjit, mediave të pa varësuara, shkurtimit të mandatit për të udhëhequr më partinë dhe më shtetin …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat