"Basti" i humbur i i Ambasadorit amerikan Donald Lu me Shqipërinë

Opinione

"Basti" i humbur i i Ambasadorit amerikan Donald Lu me Shqipërinë

Nga: Beqir Sina Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:25
Beqir Sina

Fundvitin e kaluar, Ambasadori i SHBA, në Tiranë, zoti Donald Lu, vendosi “një bast të madh” me Uashingtonin dhe Tiranën, nëse do ta kuptoja kështu, atë shtyrjen e mandatit të tij edhe për gjashtë muaj - deri sa të zënë ato që ai i ka quajtur vet “Peshqit e Medhënjë”.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar se mandati i tij përfundonte në janar të vitit 2018, por ai kishte kërkuar që të qëndrojë deri në verën e 2018.

Kjo ndodhi kur Ambasadori i SHBA, tashmë përfaqësuesi diplomatik vendit më i fuqishëm në botë, në Shqipëri, bëri  të ditur se ai do të kërkonte, nga vartësit e tij në Uashington shtyrjen e mandatit të përfunduar.

Dhe, faktikisht, kështu ndodhi, zoti Lu, është në detyrë deri në fund gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

I pyetur nga gazetarët në Shqipëri, për përfundimin e mandatit të tij, Donald Lu, është shprehur se nuk do të largohej në janar të 2018-s, por do të qëndrojë deri në verë, pasi sipas tij duke e argumentuar me atë se ai kishte akoma shumë punë për të bërë!?

Mirëpo, që nga koha kur u rivendosën mbas 45 vjet ndëprerje të marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit e Tiranës, pra 26 vjet më parë, kemi pasur 13 ambasadorë që ushtruan detyrën e Ambasadorit, me aq shumë “pushtet” dhe ndoshta për mua shumë pak diplomaci, por jo në mënyrë kaq të hapur, dhe shtyrje të mandatit sa kjo ambasadori i katërmbëdhjet Donald Lu.

Mbasi, ky nuk është vetëm një rast “su generis” në historinë e diplomacisë, së SHBA, ku shtyrja e mandatit të Ambasadorit, mund të matet me “gishtat e dorës”, por një ndryshim i madh për diplomacinë amerikane, mbi Shqipërinë, por edhe prova e fortë se edhe basti 26-vjeçar i SHBA, dhe Perëndimit ndaj Shqipërisë, ka humbur dhe ka dështuar.

Në Shqipëri, sot mbas 26 vjet demokraci e thënë thjesht e trup, janë duke udhëhequr bijt më të devotshëm të “pjellës" komuniste, duke filluar prej nga Kryeministri i vendit , Edi Rama , Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci, Minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati, dhe deri te Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, që ka qënë dhe anëtar i Byrosë Poliitikë të KQ të Rinisë së Shqipërisë.

Mbrëm, një ish gjykatës i kohës së komunizmit, Avokati dhe kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri, që është në koalicion me Partinë Socialiste, ka bërë disa deklarata të forta gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, si për t’i treguar SHBA, dhe Perendimit se në Shqipëri, me demokratizmin e saj dhe shtetin ligjor, kan deshtuar dhe e kan humbur bastin.

Ai tha se nuk mundesh të bëhesh sot Kryeministër, apo ministër i rëndësishëm në Shqipëri, kryetar paralamenti, apo ambasador pa qenë i lidhur me ndonje pjestar të ish familjeve të ish Byrosë politike, Komitetit Qendror, ish Sigurimin e Shtetit, apo dhe ish strukturat e tjera diplomatike të regjimit të Enver Hoxhës.

Ish Gjykatsi i diktaturës, foli duke marrë si shembull që në 26 vjet demokraci, në Shqipëri, nuk ke qoftë edhe një shembull të vetem “sa për të bër be”, që një ish i presekutuar, nji i vuajtur në burg apo kampet e interrnimit, apo një ish pjestar i familjeve të mëdha, të bëhet deputet, ministër apo edhe një ambasador i thjesht apo gazetar në ndonjë gazet apo televizion të madh, sidomos me ardhjen e socialistve në pushtet, as qe behet fjale sipas tij.

Bile ai shkojë edhe më larg në teorinë konspirative të këtij fenomeni në Shqipëri, prej kur Ramiz Alia e dorzojë pushtetin, kur tha se ka një “filter” të mistereshëm edhe në përzgjedhjen e Edi Ramës!!!

“Nuk është çudi që falë rezultateve që Xhafaj ka si ministër i Brendshëm në luftë ndaj krimit, por edhe nga mbështetja që ai ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë të jetë një ditë kryeministër. Natyrisht, që Edi Rama, do ketë një ditë një fund kohor në detyrën e shefit të qeverisë dhe nuk është çudi që ai të “ikë" edhe vetë. Në këtë mënyrë, duket se Fatmir Xhafa, do jetë Kryeministër”, tha Idajet Beqiri, gjatë emisionit.

Duke treguar madje se ka mik të tij qysh në rini Ministrtin e Brendshem Fatmir Xhafën, ish Gjykatsi i kohes se diktatures Avokati Idajet Beqiri, tregoi se dikur ministri aktual i Brendshëm, ka qenë vartësi i tij në gjykatën e Krujës, kur Beqiri ishte kryetar i kësaj gjykate dhe Xhafa gjyqtar.

“Kemi qenë të dy gjykatës, por edhe anëtarë të Byrosë së Komitetit Qendror të Rinisë së asaj kohe. Unë e njoh shumë mirë Fatmir Xhafën dhe kam vlerësimin maksimal për të. Gjithnjë, ka qenë korrekt, i përkushtuar dhe i vleërsuar në punë”, tha Beqiri.

Kështu, që për mendimin tim, nuk ka nevojë për më shumë komnet për të treguar sepse Ambasadori Donald Lu, e ka “humbur” bastin, edhe pa e vënë atë.

Sepse, në çdo vend të rruzullit , mundet të vendosish baste dhe marrësh besë, për gjithçka, por kurrsesi nuk mundet të vendosish bast në Shqipëri, dhe ti zësh besë komunistëve dhe bijëve të tyre.

Pikërisht, atyre që udhëheqin Shqipërinë, sot, ata që janë të lidhur dhe të “dashuruar” kaq shuëm sot me SHBA, kan qenë të këtill me baballarët e tyre, edhe me “Jugosllavinë”, në fillim, pastaj u bënë me Moskën -BRSS, Kinën popullore, e tjera vende komuniste e marksiste leniniste, neper bote, deri sa u lidhen dhe investuan me organizatat e para terroriste nëpër botë, si ato në Palestinë - Hamasin e Al Fatahun.

Dihet se pas rënies domino së regjimeve komuniste, SHBA, dhe Perëndimi, megjithse të fundit e mirëpriti edhe Shqipërinë vendin me diktaturën dhe regjimin më të egër në botë, të hynte edhe ajo në rendin më demokratik botëror.

Udhëheqësit e SHBA, dhe perëndimorë e bën atë ngase besonin se hapja e Shqipërisë, dhe ndryshimi i sistemtit do ta lidhnin Shqipërinë, në sistemin e bazuar në rregulla që u krijuan pas rënëjes së komunizmit në të gjithë Europën jug lindore.

Ata shpresonin se integrimi ekonomik do të inkurajonte Shqipërinë që të evoluojë në një ekonomi tregu dhe se, ndërsa ata u rrisnin ekonomikisht, populli i saj do të përfitonte liritë demokratike, të drejtat dhe sundimin e ligjit.

Dhe, kështu nisi megjithse me shumë vështërsi, sepse ishte e vështirë të shkulej ajo fara e keqe e komunizmit që ishte mbjellur per 45 vjet me Enver Hoxhen, në Shqipëri, por sidoqoftë, vendi që e nisi nga zero, edhe nisi e ndryshojë dicka per të mirë.

Por, një “bast” i humbur me Shqiperine, ishte edhe revolucionin bolshevik, si ai 97’ i cili e shkatërrojë Shqipërinë, ra shteti demokratik i brishte, athere kur u ngritën bijt e komunizmit , të cilët dinë vetëm me revolucion të vijnë në pushtet, ashtu si erdhën edhe pesë vjet më parë me drogën dhe krimin në 2013, me Kryeminister Edvin Kristaq Ramën.

Nën udhëheqjen e Edi Ramës, Kryeministër, Gramoz Ruçit, Kryetar Parlamenti, Ditimir Bushatit Ministër i Jashtëm dhe Fatmir Xhafës Ministër i Brendshëm, zoti Ambasador, ju ende mund të shikoni se me Shqipërin jo gjashtë muaj shtytje mandati, por edhe 6 vjet të tjera ju grantoj se bastin e keni të humbur, dhe madje simbas meje keni për t’a shpaguar atë.

Mos harro zoti Ambasador, se i ke të freskta premtimet kur Edi Rama, mori pushtetin gjashtë vjet më parë, si e mbushi ai Shqipërinë me premtime dhe premtojë se do bëntë shtet, do të bënte Shqipërinë, një vend të “lulëzuar”, do ta “fuste” ne Europë, dhe se ai do të çonte me në fund këtë vend drejt sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Por sot iluzioni i shqiptarëve është shkatërruar, mbi 50 mijë shqiptar kan aplikuar vetem për vitin e fundit për t’u larguar. Në të vërtetë, Rama, ka drejtuar politikën dhe ekonominë ndaj represionit, kontrollit shtetëror dhe konfrontimit me të gjithë kundërshtarët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat