Demonstratat e vitit '81

Opinione

Demonstratat e vitit '81

Nga: Arif Elezi Më: 13 mars 2018 Në ora: 20:05
Arif Elezi

Vështroj me kujdes rrëfyesit pjesmarrës të '81. Modestia e tyre është në norma të elegancës. Meqë nuk ka pasur ende ndonjë studim a tribunë me pjesmarrës të shumtë, mund të thuhet se ende nuk e kemi ndonjë pasqyrë të plotë të tërë asj që është zhvilluar që nga 11 marsi, gjer më 3 pril 1981.

Kur shpaloset kjo temë, kam përshtypjen se po anashkalohet femra, shprehur rrelogjiozisht, po u hyhet në hak !

Sa për ilustrim, madje edhe sot e kësaj dite, mbetem pa tekst kur mendoj se sa është dinamike femra jonë, por sidomos, sa dhe si din ajo të dojë njeriun dhe vëndin e vet. Atë ditë të 26 marsit '81, po ballafaqohesha direkt me fuqinë e pamposhtme dhe të patejkalueshme të saj, duke u pushtuar nga bindja se ajo, femra jonë pra, ka një enregji krejt të pazakonshme, dimensione këto, të pakapshme për atë që nuk i ka parë në fushëbetejë, në aksion ,; fuqi dhe intelekt organizativ hyjnor!

Rreth orës 13, kolegja ime e çmuar, M.Pajaziti, del nga domi i studenteve nr 2, me dy pankarta, ku shkruante: "Pollog e Korab, Kosovë jemi", dhe "Nuk jemi jugosllav, jemi shqipëtarë". E njihja për karakter të këtillë, por ajo dinta shkëlqyeshëm ta kamuflonte qëllimin e vet. E dyta femër, ishte S. Hajdini, e dashura ime-më pastaj bashkëshortja ime, e cila u hodh kundër kordonit të policisë, duke u plagosur, pastaj shëruar ilegalisht nga Dr. Dalipi;

E treta, kolegja e re, H.Xhaferi, në shpëtimin e jetës së të cilës, ndoshta kam kontribuar falë fizikut tim, gjersa një xhandar po e godiste rëndë me shqelma në tërë trupin, por isdomos në bark, duke e sharë dhe sidomos, duke i thënë, " Nema da rodis" (s'ke për të loindë më). 

Kërkoj ndjesë nga këto tri femra që po i përmend, pa pasur aprovimin e tyre. Duke qenë se kaluan t¨re këto vite, dhe emrat e ndryshëm po ceken, besoj se asgjë s'do të përjetojnë ndonjë pasojë, nga kushdo qoftë.

Thënë shkurt, do të ishte e nevojëshme që fjala dhe rrëfimi i femrës të jet më i pranishëm, edhe për ato veprime aq të rënda, ku ato qëndruan krahpërkrah me meshkujt.

Duke e ruajtur prore kujtimin ndaj jushë, femra të vyera, do të ma kishte pasur ënda një prani tuajën edhe më të madhe, edhe në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat