Apotheozë vote, sa jepni për një votë zotëri?!

Opinione

Apotheozë vote, sa jepni për një votë zotëri?!

Nga: Prof. Dr Binak Maxharraj Më: 14 mars 2018 Në ora: 09:11
Prof. Dr Binak Maxharraj

Dikur në kohën e Migjenit kur zoteronte një varferi e skajshme ishte aktuale Apotheoza e Mistrit. Refreni: pak mister,pak misër ju lutem zoteri, pak misër zoteri sepse më këtë e shpetoni një jetë, shpetoni jetën e Lulit të vocerr. Lulit të varfer që s'kishte çka me hangër.

Kurse sot në këto ditët tona, poashtu, është ba si Apoteozë vota,vota për një marri të madhe, për me falë tokë Kosove për më shetit më duar n'xhepa nëpër Evropë.

Një votë ju lutem zoteri, një votë të lutëm zoteri është ky një Apoteozë një refren i përditëshëm i ditëve tona,ndegjohet kudo në rrugë, neper shtepia, ne instituciuone.

A keni një votë zoteri, një votë ju lutem së jemi koqitë, jemi blloku qe tre vite, spo muj lëvizim lirshëm, sepse Evropa po na pretë ajo s'po mundët pa ne.

Po si ta gjejmë një votë,ku është ajo votë zoteri, po na duhet për ta zgjidhë nyjën e Kosovës e cila është lidhë qe sa vite.

Sa po jepni zoteri për një votë,sepse edhe vota është ba si këmbim vlere,e merrë vleren e sajë ne pazar së kush jepë
më shumë para.

Dhe kështu këtyre diteve Apoteoza e votës është ba si Apoteozua e Migjenit, por me nje dallim se ajo e Migjenit ishte për te shpetuar jetena. Kurse kjo e sodit Apoteoza e Votës është marria e kohës sëpse për me marrë një votë duhet të japish një pjesë të trupit tëndë, një pjesë të tokës tende.

Apoteoza e votës është turpi i jonë, është marria e jonë,është mjerimi i jonë. Ju lutem zoteri ikni nga unë,sepse unë nuk e shesë votëm time, ajo është e shenjet për mua sepse me dhimbëset Kosova nese ia prejme vetem një damar ajo plage nuk sherohet gjatë, kullon gjak përgjithemonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat