Deputet shpëtojeni Çakorrin

Opinione

Deputet shpëtojeni Çakorrin

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 19 mars 2018 Në ora: 06:10
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Gjamë e madhe dhe shumë e dhëmbëshme sot po ndihet ne Çakorr. Janë que pesh Dragoj e Kulqerda, për më i dalë në ndihmë Çakorrit. Nga të ramët e tyre te forta dhe zjarrin që qesin nga goja e tyre është qarë bjeshka, po lëvizin guar të mëdhënjë dhe po rrokullisën teposhtë Rugovës. Po vajtojn edhe Zanat e Malit qe kukama e tyre po ndihet ne tërë Rrafshin e Dugagjinit, po kukasin për humbjen e vellaut të tyre Çakorrin.

Po, pse qanë e vajton Çakorri?!

Po qanë dhe vajton Çakorri sepse i ka ndodhë diçka e keqe,diçka e tmershme

që nga antitekti kur është aty si mrekulli e Zotit , Çakorri e ka nisë vajtimin,po kërkon ndihmë. Lutët për ndihmë kërkon që ta shpejtojnë,

gjama e tij po ndëgjohet larg, shumë largë gadi ne terë Rrafshiren e Dugagjinit.Ia ndegjuan kukamën edhe Bjeshkët e Kelmendit,ia ndegjuan zanin, Sharri, Çiqavica Savinovoda,Cerovoda Mokna dhe Bjeshkët e Thata,po kanë dhembje për Çakorrin sepse ai po qanë dhe rënkon po kërkon ndihme, po kërkon të  shpetohet. Më sa ze që ka Sharri i thrret motrat dhe vellazërit nga Gjarevica e deri ne Mokne dhe ju jepe kurrajo i ngushëllon për humbjen e Çakorrit,për larëgimin e tij nga trojet arbenore Kurr në historin e vetë Çakorri nuk është dorëzu, nuk është koritë, ka qëndruar stoikishtë, është përballë më stuhit e kohës, u ka ba ball te gjitha ushtrive barbare qe deshten ta pushtojn, i ka ba ball edhe luftrave të Mark Milanit i cili donte ta merrte,bile edhe me forcë Çakorrin , por ai qëndroi luftoj së bashku me kreshiket e Rugovës dhe kurr nuk u dorëzu.Por,tani Çakorri po dorëzohet,sepse po donë ta largojnë nga aty  ata qe kurr së ka pritë.

Po çka po i ndodhë Çakorrit që  po dridhet,po gjemonë,qanë e vajton,kërkon ndihmë që te shpetonë?!

Po qanë,vajton e rënkon Çakorri , sepse sot ne një sallë te madhe në qendër te Prishtinës janë mbledhë të gjithë korbat dhe sorrat e zeza shqiptare ne një pazar të madhe për me e falë këtë nuse më të bukurën të Kosovës,për te ia falë nipit te Mark Milanit.Janë mbledhë aty korbat dhe kryekorbat se bashku me sorrat e zeza qe nuk dinë së çka është Çakorri,nuk dinë dhe çfarë rëndësie,çfare bukurije jetike ka për Kosovën.Nuk din sepse korbat dhe sorrat e zeza janë rritë nepër shkurrat e Drenices,LLapit , Gollakut dhe Karadakut,janë rritë nepër puset e Bullicave,qe kurr nuk kanë shijuar ere  dhe aromë te këndëshme te pishave mijëvjeqare të Çakorrit.

Po pse,qanë e rënkon Çakorri?.Qane e renkonë Çakorri së po ndahet nga trolli i vetë,nga njerëzit e vete,po ndahet nga kreshnikët e Rugovës më te cilët është rritë dhe ka lëshuar shtat.Renkon Çakorri, e duke qarë thotë pse po ma bajnë këtë kur dihet qe me shekuj qëndrova këtu,qendrova këtu si nuse ne divan për t'i dhënë hijeshi dhe bukuri krejtë Kosovës iu bëra ballë të gjitha stuhive dhe luftarat e barebarve që kurr nuk me mundën.Po.pse ma bëtë këte o ju horra,o korba të verbër qe nuk shihni më largë së deri të hunda e juaj.Une dua që te rri këtu,nuk iku nga këtu, nuk shkojë,sepse unë nuk dua t'i takojë tokave te Mark Milanit i cili ka tentuar të na i zhdukë rrënjët tona nga këto troje.Nuk dua te shkojë në tokë te huaj,sepse nuk e di as gjuhën e tyre,nuk i di adetet e tyre.Dua te rri

këtu në vendin tim,në trollin tim sepse gjuha e ime është gjuha e bukur dhe e ëmbël shqipe.E kamë mësu këtë gjuhë së bashku me Kreshnikët e mi rugovas te cilët i dua shumë dhe nuk mund te ndahem nga ta.Po e dua shumë edhe mikun tim Qunë Lajqi,i cili si shqiponja fluturonte përreth meje,i cili me kënaqte më atë Lahutën e tij të Malecisë.Po pse po qanë dhe vajton ti o Qun Lajqi?!

Po pse,po ta ndajnë Çakorrin o Qun Lajçi,sepse ti u linde dhe u rrite,por edhe u burrnove ne këto anë,e shijove bukurin e Çakorrit,por edhe tufat e deleve qe blegëronin për qingjat e tyre.Pse po ta ndajnë Çakorrin o Qun Lajqi,pse po ti ndajnë këto livadhe,prroje,kroje,pisha dhe liqene me ujë të këthjellët bjeshke, bilur,pse po ti marrin kujtimet e Çakorrit,flertimet me qobaneshat e Rugovës kur nise te bahesh burr,pse po te ndajnë nga kënga e bukur e lahutës,bash sikur ajo e Gjegj Fishtës,kur u këndonte  kreshnikeve për luftëtat e tyre ndër shekuj ne mbrojtje të Çakorrit. 

Për tri vite rreshte u mundove boll për ta mbrojte Çakorrin nga e këqeja qe po i ndoshë i cili shpërthen në vajë,i re rreth e rrotull, shkove atje prej skute ne skut,fluturojshe me  gjybën dhe shallin tend rreth kreje bash si shqiponjat e Çakorrit te cilët me shekuj i kanë këtu folët e tyre dhe më syt e tyre te mbreht vigjilojnë kah Kosova.Qave dhe vajtove i këndove kenge kreshnike me ate lahutën tende te malesisë,luteshe deri ne kupë të qiellit për mbrojtjen e Çakorrit.Por, horrat,kor

bat dhe sorrat e zeza te pushtetit të mundën edhe pse ta dhanë besën,te lanë pa Çakorrin,te lanë vetëm me mallin dhe kujtimet për te dhe s'te mbëtet gjë tjatër pos me vaje në lotë te përshendetesh me Çakorrin me mikun tend të vjetër me te dashur me te cilin u rrite dhe u burrnave.Kjo është humbja (pos vajzës qe e humbe para sa kohesh)me e madhe ne jetën Tende,me e dhembshmja qe ke përjetu ne jetën tende dhe ne fund kurr mos thuaj:

Lamtumire Çakorri im,lamtumire ju o shkrepat e mija,ju o prroje,ju o kroje me ujë akull, lamtumire ju o livadhet e bukura ne te cilat per here të pare e kame mësuar se si cokatet kosa,lamtumir o ju kosaqet te cilëve u admiroja se si bësheshit rresht dhe ndegjohej kosa se si e prente barin,lamtumire o jeta e ime baritore, lamtumir o ti lahuta e ime qe me ty i këndova Çakorrit tim,lamtumir dhe falemnderit edhe ju o Shqiponja te majeve te larta te Çakorrit qe aq shume krenohesha qe ishit tonat.

Lamtumirë,lamtumirë.... shkonë duke i humbë zëri dhe Kreshniku i fundit i Çakorrit Qun Lajçi shpërthen ne vaj,por edhe duke piskatë ne kupë te qiellit,duke i sha dhe mallku deri në farën e fundit ata që te quan Çakorrin tim te nipat e Mark MIlanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat