Sot është Dita e Dëshmorëve të Luftës së Koshares

Opinione

Sot është Dita e Dëshmorëve të Luftës së Koshares

Nga: Milazim Maraj Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:23
Milazim Maraj

Nuk e zuri lufta, nuk hyri në luftë për ta provuar dhe pastaj të shohim! Por përgatiti dhe bëri luftën. I vendosur dhe i betuar para emrit të vet, para familjes së vet, para ushtrisë së vet dhe para popullit te vet. Ishin bashkuar më të gjithë ata që kishin këtë Ide. Nuk kishin planifikuar komandimin  përpara trima, por pas meje trima. Me Salih Çekajn  ishin të një mendimi. Te dalim një herë nga vetvetja për lirinë e Kosovës.

Në mëngjesin e kësaj dite komunikimet në radiolidhje ishin më të rrepta. Katana për Gjokerin, n’pranim, Veterani për Katanën n’pranim,Noti për Gjokerin,n’pranim, Laki Luk për gjokerin n’pranim. Dakgllasi, Bjeshka,Skifteri,Kulla, Berti, 327 etj, të gjithë ishin në gatishmëri.  Komunikimet ishin të shkurtra dhe mbaronin më refrenin ,çartë komandant, shumë mirë. Të gjithë ishin në pranim për njeri tjetrin.  Të gjithë ishin të gatshëm për zbatimin e urdhrave. Të përpiktë në kryerjen  e detyrave që i kishin marrë në mbledhjen e shkurtër dhe efektive të njësisë së vet. Ishin në pranim që të vazhdojmë ditën e re më suksese të reja. Drejt Oplazit, Jasiqit , Gjocaj dhe Junikut. Gomureve të Botushës, Livadhit të Shabanit,  të përforcohej Rrasa e Koshares dhe të vazhdohet drejt Rrasës së Zogut, nga Qafa e Morinës drejt Rekës së Keqe dhe Gjakovës. GO3. Kishte detyrat e çarta dhe plane të sofistikuara, secili ushtarë kishte detyren e vet. Numri i ushtarëve ishte i vogël por të stërvitur  mirë nga epror të aftë, profesionist dhe patriot. Njësiti Kobra i stërvitur nga Katana ishte në nivel të detyrës dhe i gatshëm për të u ballafaquar më “ushtrinë” qiellore” të Millosheviqit. Të gjitha batalionet që në këto ditë ishin në nivel të “bërthamës”për nga numri, por te  nivelit komando për nga stërvitja taktiko luftarake dhe moralo politike.  Ishin të armatosur më dashurin  për liri dhe pavarësi të Kosovës. Kishin urtësinë dhe guximin, kishin kryer  dhe përvetësuar mirë ligjin e luftës. Katana komandonte në Rrasë të Koshares pika më strategjike e këtij tereni të thyer, në këtë klimë të vrazhdë por më bukuri dhe pasuri për të cilat ja vlen të sakrifikohesh.

Zëri i tij mobilizonte para fjalës dhe urdhrit  të tij. Secilit ushtarë  tani i kujtohej (vet mallkimi i Agim Ramadanit)” Mu shterofshin sytë , nëse më vrasin pa luftua”Orkestra e krismave të armëve e komanduar profesionalisht, ishte një frymëzim tjetër që jepte shpresë lirie dhe bashkim kombëtar. Epror dhe ushtarë në GO-3 kishin ardhur nga të gjitha trojet kombëtare shqiptare edhe jashtë tyre. Këtu  në GO-3 ishin vëllezër, madje edhe më të afërt, ishin për njeri tjetrin, ishin për lirinë e popullit dhe vendit të vet. Ishin mish e shpirt më eproret e tyre. Urdhri i eprorit në shpirtin e tyre kishte zënë vend si urdhër zoti. Kështu e kishin mësuar nga Katana, Veterani dhe komandantet e tyre. Kjo ishte edukata e ushtarit të lirisë së Kosovës në Koshare. Zëri i tij i ëmbël dhe teksti i tij shumë mobilizues  ngrittë  të sëmurin nga krevati, mobilizonte plakun që mbahej mbi shtagën e tij kërroçe,  i lodhur nga robëria dhe pleqëria e parakohshme. Mbushte plot elan, dashuri, gatishmëri  guxim për sulm, humanizëm ndaj robit të luftës.

Ishte Agim Ramadani që e kuptonte edhe plakun e çmendur që po rrihte ushtaret që e bartnin mbi barelë nga zona e luftës. “Ka nevojë për shërim ju nuk guxoni ta leni” thoshte Katana. Në këtë ditë kujtojmë Agim Ramadanin dhe të gjithë dëshmoret e Koshares. Kujtojmë Bashkimin, Ramizin, Abushin, Rifatin që ranë ditën e parë dhe 108 dëshmor. 11 Prill 1999 ishte ditë kontraverse. Madje shumë kontraverse. Para dite plot entuziazëm, plot fitore, plot hare për lirinë. Por pas dite vonë pllakosi një heshtje. Katana nuk po lajmërohej në radiolidhje. Askush nuk donte ta pranojë së Agim Ramadani nuk është në mesin tonë. Askush nuk pranonte këtë humbje. Nuk kishte forcë shpirtërore. Nuk i dilte fjala sikur u shterohej zëri. Po,  po thonë, jo, jo  mos koftë nga goja ime. Agimi kishte depërtuar në zemrat e secilit epror dhe ushtarë. Tani  përsëri ishte Agimi ai që nuk i lente të qajnë. Nuk qajnë burrat, as  nuk qahet për burra. Pastaj ishte  urdhri i Agim Ramadanit dhe i Komandës së  GO-3.  Vetëm një ushtarë po të mbetet i gjallë, ka për obligim që ne fshatin e parë të formoj njësinë ushtarake dhe të vazhdoj luftën deri në çlirimin të vendit : Betohem, Betohem, Betohem.  Agim tani ishte e tërë Brigada më numër 138. Më nam kombëtarë dhe ndërkombëtar. Që u vlerësua më shumë nga armiqtë humbës se sa nga inatçoret. Këta të fundit, patën pretendime, të minimizohet kjo luftë për të mos u dukur vet të vegjël. Pretenduan të depërtojnë  më ndonjë shigjetë për të pasur aset në sukseset e kësaj lufte. Për të përshkruar si një luftë e projektuar nga dikush që erdhi pas lufte në Kosovë. Por “Agim Ramadani” është gjallë. Ai bashkë me  gjithë dëshmoret e Koshares, të gjithë dëshmoret e Kosovës janë Yll për orientimin tonë në shkretinë dhe Oqean. Janë amanet për gjeneratat  e reja. Për nenat që rritin dhe edukojnë fëmijë. Qe duan më shumë fëmijët e tyre të shëndosh dhe edukuar mirë se vijën e trupit të tyre më bukuri të përkohshme. Amanet për nxënës dhe student që ngritën edukohen dhe arsimohen. Të jenë të dobishëm për shqiptaret në veçanti dhe njerëzimin dhe paqen në botë në përgjithësi. Për mësimdhënësit që të mos lodhën kurrë nga se janë të vlefshëm vetëm për aq sa përgatitin nxënës me vlerë. Këtë duhet ta bëjnë që të mos i nxënë mallkimi “Mu shterofshin sytë nëse pushoj lirinë tënde më ëndërrua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat