SHBA-të mbjellin panik në Rusi

Opinione

SHBA-të mbjellin panik në Rusi

Nga: Sherif Ramabaja Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:54
Sherif Ramabaja

Që  dje në mediat gjermane po raportohet me të madhe, se si sanksionet më të reja amerikane, në Rusi kanë ngjallur panik të vërtetë. Tregjet financiare në Moskë janë tronditur. 50 Oligarkët më të pasur rusë prej  djehit kanë humbur mbi 12 milardë dollarë, kurse monedha kombëtare ruse, Rubla. që nga fillimi i javës ëshë zhvlerësuar 10% kundrejt Euros.

Shtypi shteteror rusë po paraqitet me parullën politike “ Rubla po përgaditë kundërsulm”, po parullat e tilla politike janë të njohura që nga koha sovjetike. Kjo është një shenjë se sanksionet më të reja amerikane, që nga e premtja, po e godasin kësaj rradhe Rusinë. Edhe më dramatike ishte humja e pasurisë që iu shkaktua klubit të oligarkëve rusë, posaqërisht e atyre që qëndrojnë afër me pushtetin e Putinit. Që nga e hëna indeksi i aksioneve ruse RTS ka pësuar rënjë më se 12%, kurse rënja ka vazhduer edhe sot me 5%.

 Përse sanksioenet kësaj rradhe aq ndjeshëm godasin?

Që nga viti 2013 SHBA-të kanë filluar me sanksione ndaj Rusisë. Së pari bëhej fjalë për personat që vdisnin në bugjet ruse, siç ishte Sergej Magnitsky, pastaj vazhdojnë me rastin e okupimit të Krimesë dhe luftës në Ukrainën Lindore. Sanksionet së pari vëheshin kundër politanëve, nëpunësve, personave, bizneseve që lidheshin me veprimet ushtarake ruse kundër Ukrainës. Në listën e zezë amerikane vëheshin edhe koncernet që kishin të bënin me armatime dhe derivate të naftës, që ndihmonin pushtetin qeveritar rusë. Kësaj rradhe me sanksionet e fundit është pak më ndryshe.

 Në qendër të sanksioneve më të reja këtë herë është oligarku dhe miliarderi rusë, Oleg Deripaska. Deripaska posedon 8 kompani, e më e rëndësishmja kompani qe e posedon është kompania e aluminit, që ka mbi 60.000 punonjës dhe ka mbi 10 miliardë çarkullim. Kjo kompani, vetëm në SHBA ka mbi 14% bilanc tregtarë. Pra këto sanksione më të reja, këtë kompani do ta largojnë nga tregu internacional, që për te do të ketë pasoja të rënda. Sipas informacioneve më të reja kompania e këtij oligarku ka hasë në vështirësi, sepse përfaqësuesit e bizneseve globale kanë filluar ta ndërprejnë bashkëpunimin me te. Që nga viti 2014 ishte menduar në shumë opsione, se si ta frenojnë Putinin në vendimet e tij agresive. Sa më shumë që ndërmerrej diçka ndaj tij, popullariteti i tij i brendshëm vetëm sa rritej. Ishte menduar se sanksionet ndaj oligarkëve do të ndikojnë që Putinin ta tërheqin nga qëndrimet destruktive politike, po pa sukses. Kësaj rradhe është vepruar sipas listës së sanksioneve, që është prezentuar nga Ministria e Financave Amerikane. Reagimi negativ i bursës ruse ishte evident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat