Çoroditje nga pafatësia

Opinione

Çoroditje nga pafatësia

Nga: Fatmir Lohja Më: 12 prill 2018 Në ora: 08:31
Fatmir Lohja

Për vendosjen e TVSH-së në bisnesin e vogël, këto ditë pranvere, zallamahia politike dhe mediatike ka pataksur opinion publik.Politika e shkakton nga mosnjohja e ekonomisë. Pozita, në krye të finacave ka vënë një mësues të gjuhëve të huaja. Ndërsa lideri i opzitës,nga babëzitja për pushtetin ,ka harruar eedhee  tabelën e shumëzimit.

Mediat dihet se mbajnë anën e njëres palë.Edhe ndonjë media, që kërkon të shtiret si asnjanëse, për intervista,thërrasin gjithfarë specialistësh, me kushtin e vetëm, që mos të jenë ekonomistë.Këto janë arsyet, që opinion publik dhe i bisnesmenëve të vegjël,ju është mbushur mendja,se me futjen e  TVSH-së duhet të rrisin çmimet.

Për ekonomistët profesionistë,nëse ruhet e njëjta normë fitimi, është e kundërta,pra duhet të ulen çmimet në bisnesin e vogël .Që të jemi më të kuptueshem me qytetarët po konkretizojmë mendimin ekonomik.Një mall është blerë  pa fatur TVSH-je, nga bisnesi i vogël 120 lekë.Pronari, ka leverdinë e tij, dhe e shet   150 lekë.Difernca e çmimeve 30 lekë.TVSH- ja që duhet  të akumulojë  bisnesi i vogel në shitje, ështe një e gjashta,e 30 lekëve,pra 5 lekë.

Me blerjen me fatur TVSH-je, malli me vlerë 120 lekë ndahet 100 malli dhe 20 lekë TVSHja.Pra bisnesit të vogël do t’i rimbusohen çdo muaj,me anë të evidencës 20 lekë.Duke hequr 5 lekëshin që i kërkohet të paguaj vlerën e shtuar për shtijen e tij,në arkën e bisnesit të vogël mbesin tepricë 15 lekë.Me 15 lekë ulet çmimi, në rastin konkret,dhe  bisnesi i vogël  mbanë të njëjtën normë fitimi , që ka pasur nga praktika e mëparshme.

Këto kalkulime janë arithmetikë e thjeshtë.I bën çdo individ, dhe nuk pranojnë demagogjinë e politikës,pavarësisht i cilit krah është.I kujtojmë oponionit publik, se çmimet  janë më të ulta në supërmarket,  se në bisnesin e vogël,në një kohë, që të parat kanë shumë me shpenzime shitje,se të dytët. Diferenca e çmimit 10 për qind,e shëmbullit të mësipër,si rezultat i rimbursimit të TVSH-së,nuk është shifër e vogël,në normën e fitimit.

Bisnesmenët duhen sqaruar konkretisht,me lapsin e mprehur hollë.Opozita nuk ka  pse bën zallamahi, sepse nuk i ndihmon konkretisht bisnemenët e vegjël, dhe qeveria të falë gjobat,pa filluar puna !?

Praktika ka treguar,së një ekonomi del nga informaliteti,kur presioni i blerësit ushtrohet mbi shitësin.Praktika shtetërore ,në këto dekada, në Shqipëri,ka princip , shtimin e dhunës ndaj shitësve,me gjoba ,me arrestime, kinse po lufton informalitetin.Fakti tregon se asnjëra qeveri nuk ja ka rritur qëllimit të vet. Pse? Sepse blerësi nuk i kërkohet ndihmë për të displinuar ekonominë.

Në Kosovë,për këtë qëllim, është ligjëruar një praktikë e mirë ekonomike. Ne çdo tremuaj,në një vlerë të caktuar,blerësve,u rimbursohen TVSH-ja për mallra të ndryshëm.Kjo praktikë ka bërë që qytetari të mos dalë pa fatur tatimore nga shitorja,sepse është në dëmin ekonomik të tij.Pra, konkretisht, janë harmonizuar interesat ekonomike të blerësit dhe   shtetit, për formalizimin e ekonomisë.

Në Shqipëri ushtrohet dhunë edhe mbi blerësin.Do të gjobitet ai që nuk merr kuponin tatimore në shitore.Kuponi tatimore,meqë nuk rimborsohet,nuk ka asnjë interes nga qytetarët  të merret, edhe për vatanin është më mirë,se rrugët nuk do të bëhen pis ,nga kuponat  tatimore.

Edhe pozita,edhe opozita, po çorodisin opinionin publik,nga paftësia e tyre ,në  hartimin e politikave ekonomike,ku të harminizohen interesat e taksapagusevë me interesat e shtetit,për të formalizuar ekonominë,e cila ,vetëm atëherë mund të shëndoshet, dhe të sjellë mirëqënje të vazhdueshme të qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat