Mos lyp telashe o Rexhep Elezaj

Opinione

Mos lyp telashe o Rexhep Elezaj

Nga: Bardh M. Nengurra Më: 12 prill 2018 Në ora: 12:48
Bardh M. Nengurra

Sot me lajmrojë nji mik se publicisti Rexhep Elezaj paska ba nji postim në FACEBOOK.COM në të cilin paska shkrue kundër shkrimit tim linkun e të cilit po e dergojë bashk me reagimin që po baj këtu.

Më erdh keq se si Rexhep Elezaj atë shkrim shkarravinë të vetin ja kishte dergue nji zonje rugovase e cila atë shkarravinë me krenari e paska shpernda te profili i sajë ku edhe paska pas komente fyese jo per shkrimin tim por per personalitetin tim. Mu dhimbs zonja qe ishte ba mashë per me kap gacen me te Rexhep Elezaj. Nuk do e permend këtë zonjën fare këtu. Do i pergjigjem shkurt Mulla efendi Rexhep Elezajt. 

Përgjigje shpifsit të paciptë Rexhep Elezaj, avokat dhe servil i Hafiz Gagicës. Lexues të nderuar, para sa kohë kam bërë një shkrim në lidhje me Hafiz Gagicën në të cilin shkrim reagova kunder shpalljes së Hafiz Gagicës qytetar nderi i Gjilanit . Reagimin e argumentova me fakte dhe deshmi kunder Hafizit i cili ia ka sha nanën presidentit Dr.Ibrahim Rugova,  dhe shumë poshtërsi të tjera të Hafiz Gagicës, cili ka dëmtuar rënd LDK-në në Kosovë dhe Diasporë. Rexhep Elezaj,  në mungesë të fakteve që ti kundervyhet shkrimit tim nuk është marrë fare me shkrimin tim,por me mua përsonalisht ! Mulla Efendi Rexhep Elezaj pse nuk e keni postuar shkrimin tim, tek faqja e juaj, që lexuesi i nderuar të mësoj të vërtetën? Nuk e ke postue o Rexhep sepse po ta postoje si dallavergji që je nuk do qonte pesh shkarravina e jote kunder meje? 

Gjithçka që kam shkruar në shkrimin tim, janë fakte të dokumentuara,agumetuara dhe të pamohueshme. Rexhep Elezaj me këta rreshta që keni shkruar, kinse për ta mbrojtur mikun tuaj, Hafiz Gagica,nuk keni thënë as gjë, ama as gjë, për kundrazi, e keni dëmtuar rënd, sikur edhe deri më sot, kinse po e lavdëroni, e ju e shpartalluat krejtë para opinionit. Ti dhe disa të tjerë ka kohë që jeni bërë avokatër-servilë të Hafiz Gagicës, kryeservili i të gjithë këtyre, je ti Rexhep. Punë për ty, o hilegji, plotësisht i njëanshëm si gjithë servilët tjerë. 

As një fakt demantues kundër shkrimit tim nuk keni sjellë, sepse nuk ka asnjë të pavërtetë, gjithçka që kam shkruar i kam mbështetur me dokumente dhe fakte të gjalla. Shkrimi im është publik, unë jam autor i disa librave, asnjëherë dhe as gjë nuk kam shkruar të pavërteta, e aq më pak me porosinë e as kujtë, siç mundohësh të shpifësh ti,o Rexhep zeza . Si ka mundësi që nga gjithë ata veprimtar të LDK-së në Gjermani dhe gjithandej mergatës tonë kunder shkrimit tim reaguen vetem servilet dhe pakurrizoret si ti Rexhep Elezaj, reagojë Nezir Fejza, reagojë zonja Shega Selmanaj ( kjo me fjalor ofendues ) dhe reagojë tue ik pergjithmonë nga miqësia ime nji ish mik i imi veprimtar në Norvegji e i cili ka miqësi me Hafizin. Si ka mundësi që kunder shkrimit tim të jeni vetem juve tre veta që reagoni dhe nuk pajtoheni?! Shkrimi im asht perkrah nga njerzit që kan bashkveprue me Hafizin dhe që e njohin ate ma mirë se ti o Rexhep zeza. Po ti permend vetem dy nga ata dhe mjaftojnë sepse ata kan emen me peshë. Shkrimin tim e perkrahen z. Osman Ferizi dhe z. Imer Ukaj.

Të paralajmëroj, se më mirë është të heshtësh, derisa nuk kam dalë me fakte tjera me një shkrim, për dëmtimin e madh që i ka shkaktuar, Hafiz Gagica LDK-së, për keqpërdorimet e mjeteve materiale...Unë personalisht e njoh pak ma mirë se ti Rexhep, Hafiz Gagicen, nuk kam as gjë përsonale kundër tij, por nuk jam unë nga ata tipa, si ti e disa të tjerë, të cilët përkrahin keqbërësit mbrenda subjektit tonë politik të LDK-së ! Unë gjithmonë kam shkruar dhe do të shkruaj, kundër atyre që kanë bërë vepra të këqinja, pavarësisht kush janë ata, jo si ti që pa fije turpi mundosh të shtremrosh faktet, e nuk mundesh Rexhep, sepse e vërteta është vetëm një, dhe ajo është ashtu siç kam shkruar unë me plotë indinjat kunder Hafizit që shitet bashkveprimtari ma i afërt i Ibrahim Rugovës, por që njiherit Hafizi asht edhe miku ma i mirë i Milaim Zekës. Që shitet miku i Ibrahim Rugovës a në anen tjeter pa prezencen e Rugovës por para njerzve ja shan nanën. Kjo asht e verteta e vetme o Rexhep, nuk ka dy të vërteta! 

 Unë kam material edhe për ty Rexhep...! Më mirë është shihi punët tua... LDK në Gjermani dhe Diasporë, ka pasur shumë degë, nëndegë dhe kryetar e kryesi. Pse ata heshtin? Sepse e dinë që unë kam shkruar të vërteta, dhe pse janë burra, e jo burraveca si ti. Ata e njohin mirë veprimtarinë destruktive, përqarëse, dhe keqpërdoruese të Hafiz Gagicës... Pse nuk dalin ish kryetarët e Degës së LDK-së në Gjermani, Hazir Krasniqi, Qazim Bajgoraliu etj; me i demantue ato që kam shkruar unë, po bash ti që shumë pak e njeh Hafiz Gagicen, duke na servuar disa inqizime,kur ai e ka lavdruar Rugoven, por pse nuk na i poston edhe ato kur Hafizi ia ka sha nanën !!! Ti Rexhep, nuk ke qenë as një herë pjesë e organeve të kryesisë së Deges në Gjermani, dhe nuk di për keqpërdorimet e Gagicës! 

Çfarë UDB-e përmend ti këtu ?! Apo mos din ti ma mirë per UDB-në sepse koha po deshmon se fanatiket islamik shqipfolësa si ti që je dikur ishin sherbtor të UDB-së

Shkrimi im është publikë dhe nuk ka kurfarë rëndësie se në çfarë formash shpërndahet ...  
Edhe për veprimtarinë tënde në Kosovë dhe Gjermani  kemi informata ... Rri urtë më mirë, dhe shih punët tuaja...! 

Rexhep pse po harron se ke botue shumë shkrime në revisten ( portalin ) zemrashqiptare.net ku unë isha redaktor per dymbdhjet vjet. Ka shumë shkrime tuejat dhe të tjerve si ti që i kam arkivue dhe i ruej. Mbaj mend se pate sulmue shkumjen e Ibrahim Rugovës në Vatikan te Papa. Mbaj mend se tash i ndjeri Atdhetari Kadri Mani tu pat kundervu ashper dhe ta pat mbyllë gojen. Ti tash shitesh si rugovist, si familjar i Rugovës ( që asht rrenë e paster ), por po ta perkujtojë rastin e perplasjes tande me të ndjerin bacen Kadri Mani ( i baftë shpirti dritë ). Andaj ta qet ma mirë mos lyp telashe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat