Cfarë demokracie, po ndërtojnë shqipet?

Opinione

Cfarë demokracie, po ndërtojnë shqipet?

Nga: Fadil Maloku Më: 13 prill 2018 Në ora: 22:04
Fadil Maloku

1. Termi që më së shumti me gjysmë zëri shqiptohet në qarqet politike, por jo edhe gjithaq në ato akademike është padyshim ai i shquar dhe i identifikuar si protodemokraci (proto-democracy). Termi në fjalë më së miri ilustron statusin: social, atë ekonomikë, e sidomos atë kulturorë të një vendi apo shteti që është në përpëlitje e sipër të ndërtimit të kapaciteteve dhe institucioneve të reja demokratike.

2. Pra, thënë më thjeshtë tentativa për t’i instaluar vlerat e reja jo vetëm në formë improvizimi ashtu siç zakonisht ndodhi apo të paktën po ndodhë në disa vende që janë duke përjetuar akoma “ethet” e kësaj periudhe, por edhe në përmbajtje dhe esencë të përvojës nga vendet me një traditë të dëshmuar demokratike perëndimore.

3. Këtë tip mund ta hasim në vendet e Evropës Lindore dhe ta asaj Jugore, por gjithsesi në këtë kuadër duke përfshirë edhe pjesën e Ballkanit Perëndimor, pra edhe neve si Kosovë. Këto vende anipse e kanë atë “ikonografinë” e nevojshme institucionale siç janë: kuvendi, sistemi pluralist politik, pastaj bazën e qeverisjes përfaqësuese, së bashku me mekanizmat e organizimit të zgjedhjeve të lira, dhe procedurat gjyqësore, së bashku me korpusin e mediave të lira, prapëseprapë s’mund të themi se janë vende apo të paktën që akoma shquhen si vende në kuptimin e plotë demokratike.

5. Themi s’janë demokratike, apo nuk na bindin se janë tamam tipike demokratike, edhe për faktin se nuk përfaqësojnë akoma limitet e normave dhe të vlerave, pra ato parimet fundamentale të mundësive të barabarta të llogaridhënies, përgjegjësisë dhe transparencës në shumicën e sferave të jetës shoqërore, politike, ekonomike e sociale. Pra shkurt, demokracinë si një diktaturë të ligjit…

6. Demokracia në Kosovë ende mbetet vetëm një synim afatgjatë. Sepse, kur t përvojës së ndërtimit të kapaciteteve dhe institucioneve bazë, ia shtojmë edhe atë mbikëqyrjen nga ana e faktorit ndërkombëtar apo nga qendrat e vendosjes globale, kuptojmë që ideja e instalimit të demokracisë së mirëfilltë, në realitet me “stacionet” e vonesave të veta, ende nuk”banon”.

7. Nuk”banon”, edhe për faktin se shumicën e vendimeve të rëndësishme dhe karakterit shtetërorë, nuk i marrin vetëm protagonistët e zgjedhur nga vota qytetare, por, qendrat tjera globale që janë duke e menaxhuar gjithë procesin e instalimit të këtij sistemi në këtë pjesë të rajonit.

8. Kështu që për rastin e Kosovës, për të ilustruar këtë lloj apo tip demokracisë, termë me adekuat se termi i protodemokracisë tani për tani unë nuk mund të them se kemi. Kjo është e kuptueshme dhe kujtojë e pranueshme edhe për një arsye tjetër, se: Kosova, de facto dhe de jure në një mënyrë apo si shumica e vendeve të dalura nga ish sistemi postsocialist, nuk kishin ndonjë përvojë të gjatë dhe të theksuar (e për të mos thënë asfare) në ndërtimin e kapaciteteve dhe institucioneve të reja demokratike.

9. Do cekur që sot në shumicën e rasteve në diskurset politike, por edhe ato shkencore sociologjike mund të dëgjojmë edhe për terma tjerë ilustrativ për gjendjet dhe statuset sociale, politike, ekonomike e kulturore, të vendeve që kanë filluar të ndërtojnë apo i kanë përfunduar së ndërtuari institucionet e reja demokratike.

10. Më së shpeshti nga kjo terminologji, kur janë në pyetje tipi i demokracisë shqiptare do duhej të përdorën termat dhe konceptet tashmë të njohura sociologjike, si janë ato; “demokraci e brishtë” , “demokraci e kontrolluar” , “demokraci e pakonsoliduar”, “demokraci fillestare”, “demokraci e tranzicionit”, demokraci pa “demokraci” , “demokraturë”…etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat