"Loja e eshtrave"

Opinione

"Loja e eshtrave"

Nga: Haki Bunjaku Më: 17 prill 2018 Në ora: 15:05
Haki Bunjaku

Është poema metaforë,kumbuese e bombastike e shkruar para dyzetepesë viteve nga poeti shumë i ndieshëm dhe pakëz bohem,i madhërishmi,Fahredin Gunga.

Sot e gjithëditën kjo poemë  u bë realitet,por realitet i hidhur.

Kur po na kthehen luftëtarët,edhe të masakruar nga demonët e faqës mizore,pas gjashtëmbëdhjetë vitesh,të mëshefur honeve të Sërbisë,deri në humbjen e identitetit të eshtrave. Kjo poemë rivitalizohet,prandaj edhe duhet të inskenohet!

Detyrimisht aktualizohet poema e përkrkyer,e vetmja e këtij lloji“LOJA E ESHTRAVE“ që u bën ballë edhe krijimeve të antikitetit.

Kështu bëhet arti,model që u përballon të gjitha kohërave.

Kështu lypset të jetë krijuesi,që më forcën e mendjes,me frymëzim e me intuitën krijuese,të gjurmojë me akribi,jo vretëm mbi të kaluarën,por edhe mbi të ardhmën!

Dhimbje e thekshme dhe trishtim mnerues,kur sheh eshtrat në arkivol,që mbase do të quhet epoka(historia)rrënqethëse,trishtuese e eshtrave.

Këta eshtra le ta plotësojnë(mallkojnë) biografinë e komandantëve dhe luftëtarëve të rrejshëm,të cilët luftën e panë vetëm në TV,ndërsa plaçkitjen turpësisht- në praktikë!

Por, krekosën si gjelat në pleh,duke hangër këmbë e duar,se gjëja,kanë qenë luftëtarë,por as në ëndërr jo!

Poeti këtu,me simbolikën meditative,ka parapa të ardhmën tonë shumë dramatike dhe tragjike njëherit.

Kjo poemë u aktualizua katërcipërisht në ditët e sotme,plot dhimbje,mallkim e gjamë,kur të zhdukurit,të masakruarit,pas gjashtëmbëdhjetë vitesh,po kthehen në tokën e tyre të shtrenjtë,për të cilën u  flijuan,po kthehen, mjerisht, vetëm si mbetje mortore,në arkivole.

Kur pashë në arkivolin e hapur eshtrat e vendosur në të,që pritet identifikim nga ADN-ja.U preka thellë në shpirt,Më iku gjumi,më la dëshira për shkrim e lexim.Kisha tension edhe nervor.Përplitesha në shtrat e grindesha më gjumin që nuk më vinte për të ma zbut tensionin dhe për të më kthye,mundësisht, në normalitet!

Vështirë rehabilitimi emocional,pas gjithë atyre ofkëllimave e pamjeve rrënqethëse të njerëzve të kriminalizuar nga kriminelët e Karpateve të llojit të Cikllopit!

Diku,mbas mesnate,fillova të rikujtoj e rirecitoj pjesë nga”Loja e Eshtrave",ato që kishin mbijetuar në mbamendjen time.U trishtova nga vetëvetja.Nga vetmia,që në raste të tilla të gllabron si hijenë.

U dobsova e u ligshtova keq,prandaj sillja dhe e risillja në mendje“Lojën e Eshtave“ që mund ta kem recituar edhe më zë.Dritarën e mbaj të hapur dhe recitimi im mund të jetë mbyt në zhurmën e automjeteve në qarkullim,apo ti ketë mnerue kalimtarët e rastit në rrugë!Ku pe di?!

…Duke luajtur eshtrat,ndërtuar kanë kullën e rrashtave

Duke luajtur eshtrat ndërtuar kanë Kullën e Babilonit…

Them:

- Duke luajtur eshtrat ndërrtuar kanë pallatet e turpit (pronësi e Haradinajve),të cilët për hajni e plaçkë barazohen me "Zotërinjtë Glembaj".

Sot,po them,duke luajtur eshtrat ndërtuar kanë kullat e kriminelëve,pallatet e tyre marramendëse,për të cilat askush asnjë fjalë,as tinëz vetëvetës nuk guxon ta thotë!

Duke luajtur eshtrat ndërtuar kanë pallatet e gangsterëve,( Haradinaj )

Duke luajtur eshtrat kanë ndërtuar shtëpinë e lotëve,shtëpinë e mjerimit.Dhe gati edhe Kullën e Kafkave.

Poeti,në kulm të mllefit na drejtohet:

… Secilit asht epnja nga një emër,se eshtrave shpejt u harrohet biografia…

A do të bëhet identifikim i saktë nga mbetjet mortore që secili i masakruar,të jetë i kompletuar me eshtrat e trupit që i përkasin dhe ta mbaj emrin e vet që të mos harrohet.

GATITU!

…Ushtar i rrufesë!

Gatitu para lojes së eshtrave! Gaditu!

 Në daç,a në mos daç,Gaditu!

A vlen kjo komandë edhe për ata që uzurpuan fronin e shtetit??!

A vlen kjo edhe për z.Sami Lushtaku,që nuk e nderoi presidentin dhe komandantin e ushtrisë,të ndriturin,profetin tonë-Dr.Ibrahim Rugova?!

Gjatë verës,në maj a në vjeshtë,në nëntor do të pregadis një recital,nga kjo poemë,qoftë me studentët e shkollës së lartë apo me nxënësit e gjimnazit apo me vullnet mirët nga të dy palët në qytetin e Gjilanit.

Kjo varet kryekreje nga shëndeti im që shpesh më befason për të keq.

Mbase dëshira e përkushtimi do të jenë mbi të gjitha!

Më dy mai jam në Gjilan,ku me entunziazëm do të bëj përzgjedhen e recitatorëve si dhe dramatizimin e tekstit për recitim!Kështu që më 10-12 qershor,për festën kombëtare ta praqes programin para publikut artdashës gjilanas

Të shpresojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat