Tito ishte agjent i kominternës!

Opinione

Tito ishte agjent i kominternës!

Nga: Nafi Çegrani Më: 18 prill 2018 Në ora: 20:10
Nafi Çegrani

JNA dhe OZNA në Arkivat e saj  ushtarake dikur ka pasur fotografi të Josip Brozit si oficer zbulimi në Drejtorinë austro-hungarez në Vjenë, por këto regjistrime u dogjën me urdhër të gjeneralit Nikola Ljubiçiq. Pjesa tjetër është vetëm një foto e Josip Brozit në pozicionin … ndaj, ishte oficer aq i mire i zbulimit  ushtarak... Me përvojë të tillë të inteligjencës, Tito nuk ishte e vështirë për të vazhduar në Rusi si një oficer i lartë zbulimit i  Kominternit. Tito, megjithatë, kishte brengë dhe preokupim, gjë  për të cilë edhe kishte vulën  vendimtare në ngritjen e Jugosllavisë në krye të  piedestaleve ballkanike  dhe  të marrëdhënieve botërore, po aq edhe  proporcionale me zhvillimin  e saj  ekonomik, industrial dhe kulturor .... "Tito  ishte një njeri i madh dhe se ai  kishte fuqinë e inteligjencës dhe hapi shtigje të reja veprimi me formimin e Blokut të të Painkuadruarve, e që derigjonte nga Beogradi", - ka  bindjet e tij  Henry Kissingerit,  personaliteti i të cilit vlerësim padyshim meriton vëmendje të veçantë...

Stalini ishte duke u përgatitur likuidatorë  më të besueshme për të hequr Titon, dhe për këtë ai  i dërgoi atij një mesazh që do të bëjë punë siç duhet, dhe siç e kishte menduar vetë  Stalini. Por,jot ë mbetet I zhgënjyer nga dinakëria e Titos. Madje, ai mesazhi shkoi nëpër "qelizë finlandez" e cila gjë nuk dihet as sot se çfarë agjenture ishte në lëvizje dhe veprohej ndryshe, ose sëpaku për këtë kishte në dijeni vetëm Berias shef i Shërbimeve sekretë të Stalinit dhe vetë Ivan Krajaqiq / e për këtë duhen edhe kërkime të reja/, e që ky i fundit i bëri një vizitë Moskës në fund të vitit 1961, kur edhe duhej të jepte disa sqarime dhe për zbardhjen e rastit të MESAZHIT për të cilën gjë kishin tanimë në dijeni edhe Tito dhe Rankoviqi!

Dr Obren Djordjeviq kujton se  UDB-a  Kraiçiqit ia kishte  konfiskuar një stacion të fshehtë për radiolidhje, me të cilën ai konsiderohet se mbante  lidhja direkte me Moskën. Vetëm ca kohë  para vdekje,s këtë  radiolidhje / stacion/ e mori për ta studjuar Jure Grubeshiç, shefi  i Drejtorisë së parë  të zbulimit ushtarak jugosllav, në mënyrë që të kontrollonte  nëse ajo ishte me të vërtetë  lidhje e Krajaqiqit si officer i lartë i fsheht që  ka punuar për KGB. Këtë e dinte edhe vetë Krajaqiq, i cili edhe KGB dhe UDB i kishte si adhurim të frikshëm, andaj jetoi  një jetë të vështirë , duke krijuar një rrjet agjentësh brenda Jugosllavisë , e që raportonte Kominternën, por edhe të mbronte Titon. Kështu veproi dhe deri në vdekje mbante revolen ,,9 mm,, nën jastëk në dhomën ku flente… Stevo Krajaqiq ishte i angazhuar të survejonte dhe përpunonte me direktiva kominteriste nga ,,lartë,, dhe mbante gjithmonë në vëzhgim operativ edhe  Zdenka Kidriq, Ivana Matthias - Maçek, Lola Ribar, Jokash Dalibor,  Vllajko Begoviq etj. Dhe nga kjo mund të nxirret fakti në përfundim se Tito dhe Stevo në Jugosllavi  kishin Shërbimin e tyre privat të fshehtë, si nga rradhët përbrenda KOS-it njashtu edhe të UDB-së, dhe kishin formuar dosie secrete për persona dhe për punë paraprake të kuadrove jugosllave komuniste që ruanin  në kacaforte çeliku të blinduara, e nga të cilët, në veçanti ishin të një rëndësie të madhe  historike dhe si një trashëgimi  me interest ë veçantë dosiet e Vladimir Dedijer,  Josip Vrhovec, Fabian Sheshi dhe Budimir Lonçar, të cilët ishin të rekomanduar të punonin në ,,Oborrin e bardhë,, në Dedinje  të Beogradi, ku disa vite më vonë pas rrëniës së Rankoviqit, këtej do të favorizohen dhe frenguentojnë si shefa të KOS-it dhe të besueshëm të Titos,  Ivan Mishkoviq dhe vëllau i tij general…  

Kush ishte Tito i vërtetë?

E vërteta për Titon, ose misteri për Titon Brozi, mbahet si një ndër sekretet më të mëdha dhe të kodifikuara, që nga koha e Stalinit e deri sot. Kjo çështje delikate, që ka një histori si pronë e sovranit të Sektorit të posaçëm të KGB-së, UDB-së dhe KOS-it, mbahet si mister nën rregulla të veçanta të mbylljes hermetike nga Moska dhe  në Beograd. Për Titon, shumë historianë e publicistë, biografë etj. në vite kanë shkruar shumë libra. Biografë jugosllavë dhe të huaj e kanë përshkruara atë si personalitet të shquar dhe veteran luftërash dhe kthesash kominterniste, si politikan dhe diplomat të kohës, si burrë shteti i pranueshëm dhe i kontestueshëm për dekada gjatë sundimit të tij në Jugosllavinë komuniste-titiste! Të tjerë janë ndalur në faktin se si i tha “Jo” Stalinit gjatë Informbyrosë dhe “konfliktit” të 1948, dhe tek ajo që bëri pas vdekjes së Stalinit në “shtigjet e arsimit marksist” dhe të “Botës së mosinkuadrimit”, duke luajtur një politikë diplomatike dhe strategjike, disi ndryshe të organizuar, për tejkalimin dhe “zgjidhjen e konfliktit” në marrëdhëniet njerëzore dhe ndërkombëtare, e sidomos në analet e historisë së Mosinkuadrimit. Por, që në fillim vjen pyetja: vallë, ka pasur kush aq forcë që në atë kohë shumë delikate (siç ka qenë viti 1948) ti thoshte Stalinit “Jo”? Si mundi një Tito (nëse ishte ai Jozheku i Kumrovcit, ai punëtor I cili e kishte të prerë gishtin e madh të dorës së djathtë në makinë ,,presse,, kur ka ounuar si zdrukthtarë metalik), ose ai Tito i Karpateve,Tito rus, general i Kominternës, që  “baba” e ishte vetë Stalinin!? Këto dhe shumë pyetje të tjera mbeten pa përgjigje. Megjithatë mendoj se një e vërtetë tjetër mbetet si fshehtësi efikase dhe e rrezikshme, adhurimi dhe frike edhe sot (ose ka mundësi që e tërë kjo histori të zhduket pas 3-5  dekadash, sipas  rregullit  e parimit të pranishëm në analet sekrete të KGB-së dhe UDB-së)...

Ndoshta ! Ndoshta… 

Dhe tëra kjo ka qenë “punë interesi” strategjik e shtetëror i një politike dhe ideologjie në Gadishullin e Ballkanit dhe më gjërë në rajon, në sagen e popujve  ballkanik,  ku vetëm Stalini ka pasur të drejtë ta “luaj gishtin”, e kjo ka ndodhur pikërisht atëherë kur edhe është bërë marrëveshja që vendet e Europës  Lindore të mbeten nën ideologjinë bolshevike të “draprit dhe çekanit”. Thuhet se këto vende ia shiti Perëndimi (Amerika, Anglia, Franca dhe Gjermania, edhe pse këtë të fundit e ndanë më dysh me murin e Berlinit). U realizuan edhe shumë plane e projekte të tjera të fshehta , nga të cilat fituan financime organizata të padukshme, të cilat eksportonin fantazma frike e tmerri, luftërash, konflikte shtetesh dhe popujsh. Në to u përfshinë politikanë, afaristë, grupe ideologjike dhe klane  mafioze, disa prej tyre të dirigjuara nga shërbime sekrete botërorë si dhe ato nga të  ashtuquajturit “Komiteti 300” dhe “Këshilli Suprem Islamik” në krye të të cilit gjendeshin Naseri,  Homeini,Sadam Huseini, Gadafi etj… Sepse, ishte e kuptueshme se me luftërat nuk përfitonin vetëm industria e armëve, por edhe të tjerë klane dhe organizara dhe shoqëri secrete, të cilat për qëllim kanë njerëzit gjithmonë të jenë në luftë me njëri-tjetrin, të kenë një urejtje të madhe mes tyre dhe të jenë të katshëm edhe të vrasin, edhe të bëjnë terror, duke çuar në mënyrë konstante edhe arsyet ideologjike në luftëra të tilla, duke hequr dikush telat e konceprir dikush tjetër !

Duke iu kthyer të vërtetës për Titon dua të them se kur isha duke ndjekur disa trajnime speciale si  një  punonjës i SDB-së  vitet 1972/73 në Batajnicë të Beogradit, e cila zhvillohej dhe mbahej nën patronazhin e Shërbimit Federativ të Jugosllavisë, pata rastin të lexoja nga arkivat  sekrete te KOS-it  dhe  UDB-së së Rankoviçit (pasi një gjë e tillë na lejohej vetëm neve që ishim të dërguar në këtë shkollim). Atje hasa materiale interesante operative dhe shumë sekrete edhe nga “çështja dhe problematika shqiptare”, gjëra që ta mbushin mendjen. Gjëra të kodifikuara, të cilat edhe sot mbahen si “çështje sekrete”. Kishte edhe dosje të veçanta të shifruara, të radhitura me një pedantëri të paparë, në njëqind  skedare  të gjata ku shkruhej në serbokroatisht: “Dosje të fazës së hershme, tepër delikate dhe të rrezikshme”. Ishin materiale të VOS-it, të KOS-it, të OZN-së dhe UDB-së para dhe pas rëniesjes së Rankoviçit. Atje lexova edhe për të vërtetën e historisë së Titos, analiza të veçanta dhe elaborate të tëra të KGB-së dhe të Stalinit të ardhura nga Moska dhe të përkthyera në serbokroatisht, apo urdhëresa dhe referate, telegrame të shifruara të Kominternit dhe NKVD. Ato ishin materiale shumë interesante që kishin të bënin me çështje të historisë, luftërave dhe ideologjive të popujve, me çështje të mëdha historike mbi Ballkanin, e fate personalitetesh, të cilat kurrë nuk kam mundur t’i lexoja  në ndonjë libër historie ose diku tjetër. Dhe, nuk e di, pse edhe sot e kësaj dite mbahen aq të fshehta nga njerëzit, larg syve të historianëve, apo ndonjë shkencëtari e shkrimtari..?!

Aty, në një material të ardhur nga Moska (me përkthim në serbisht), që mban shifrën 02-41-009/43, “Svarc”, shkruhej se Tito i vërtetë, ai Jozhekut, i Kumrovcit, u vra në Zelengore në grykën e Sutjeskës, ose u plagos rëndë nga një bombardim i tmerrshëm nga aviacioni gjerman më 9 qershor të vitit 1943. Në dokument thuhej që më pas duke e tërhequr “spitalin lëvizës” me urdhër të Shtabit Suprem në afërsi të fshatit Tjentishtë, Tito vdes nga plagët e rënda. Sipas disa të dhënave sekrete që ende mbahen të fshehta në relacionin Moskë - Beograd, supozohet se varri i Titos së Kumrovcit, gjendet pranë një dushkaje e shkëmbinjsh të thepisur rrëzë maleve të Zelengorës. Gjatë përleshjeve në këtë betejë të tmerrshme (e njohur edhe në histori si Beteja e Sutjeskës), vritet edhe komandanti legjendar Sava Kovaçeviq, duke luftuar që të bënte të mundur tërheqjen e forcave të Shtabit Suprem me Titon e “plagosur”. Gjatë tërë natës së 10 qershorit të atij viti përmes radiolidhjeve të posaçme dhe telegrafike është njoftuar për atë që ndodhi Shtabi Suprem i Armatës së Kuqe, pra edhe Stalini. Me urdhër të tij, divizionet e Armatës së Kuqe dhe shërbimit informative sovjetike ndërmorën masa të reja strategjike - luftarake kundër Gjermanisë. Njëkohësisht, Stalini i dha urdhër të prerë Shtabit Suprem të LNÇ-së jugosllave, që vrasja dhe varri i Titos të mbeten një e fshehtë shekullore, duke përhapur lajmin se Tito u plagos me qenin e tij ,,Llajka,,  dhe se vetëm komandanti legjendar Sava Kovaçeviçi u vra në atë betejë! Nga kjo që ndodhi, fill pas disa ditësh të atij  qershori , me aeroplan special të Armatës së Kuqe, në aeroportin e Sarajevës zbret një mareshal i ri, ashtu si në legjenda, me një fytyrë krejtësisht identike me Titon dhe sjelljet e tij, edhe theksi i të folurit të tij të një serbokroatishte dhe rusishte të kulluar, e fliste ngjashëm me Tito-Jozhekun. Gjatë  natës u vendos  në krye të Shtabit Suprem të LNÇ-së jugosllave po me urdhrin e Stalini dërguar këtij Shtabi.

Kjo gjë e çuditshme mbetet ende sot një mister, e më shumë ngjan  si një legjendë. Por, ja që ka mundësi, dhe ku ta dish se ç’mistere të tjera ka në këtë botë, që edhe sot mbahen larg syve të njerëzve të zakonshëm, kur është fjala për “lojëra” të mëdha të interesave globale apo komploteve botërore aq delikate dhe të rrezikshm që kanë edhe finesat e konspiracionit të tyre. Për këtë rast kanë dijeni gjeneralët e Stalinit dhe të KGB-së, apo edhe gjeneralët e VOS-it, UDB-së dhe KOS-it jugosllav...qëllimi i të cilëve është ai, i veçantë,që kanë krijuar njëherit edhe konceptin ideologjik të cilit duhet t’i shërbenjë njerëzit…

Tito rus ishte me një karierë emblematike kominterniste dhe si një nga ,,lojtarët,, më të aftë të spiunazhit dhe agjenturave që nga kohërat e NKVD, e sidomos pas sukseseve dhe bujës  që Tito bëri gjatë Luftës së Ftohtë dhe me angazhin e shumë vendeve në të ashtuquajturën ,,Bota e të painkuadruarve,,!Ishte njeri me një përvojë dhe prirje të madhe që nga kohërat e trajnimit si officer zbulimi dhe kundërzbulimi, general i Kominternës.Nga pozitat e tilla të një oficeri të lartë, në një këndvështrim mahnitës paraqitet edhe veprimtaria e tij në fushën e kundërspiunazhit diplomatic me disa shtete të Perëndimit, kur CIA e kishte parashikuar që në një mënyrë Titon edhe ta ofronte me Uashingtinin.Gjë që Titos edhe i konvenonte një gjë e tillë që tanimë ishte koha që të këthehej më shumë me fytyrë kah Amerika, ku ai ndaj krerëve të CIA-s paraqet nën një dritë të re politikn dhe strategjinë rusedhe të  KGB-së të kohës së Hrushqovit, Brezhnjevit, Andropovit dhe deri te Gorbaçovi…

*** 

Edhe pas tridekada e gjyse  pas vdekjes së tij, Tito ende mbetet enigmë për studiuesit britanik, amerikan, gjerman  dhe të disa vendeve të tjera të Afrikës së Jugut. Biografia e njeriut që e ka sunduar Jugosllavinë për tri dekada e gjysmë, poliglotit...dhe njërës prej figurave me të rëndësishme të kohës së tij, edhe sot konsiderohet mister i vërtetë për biografët e Josip Brozit.

Shkrimtari Momçilo Jokiq, njeriu i cili që tri dekada e gjysmë merret me personalitetin e Titos, në një bisedë për gazetën Blic, i ka kujtuar disa detaje që i ka zbuluar gjatë studimit të tij.

Ja se çfarë thotë ai:

“Josip Brozi i vërtetë ishte kroat që ka vdekur në Vjenë në vitin 1913, ndërsa identitetin e tij e ka marrë spiuni e agjenti i shumëfishtë, Josip Ambroz, i ashtuquajtur Tito.

Ai është pjellë e dashurisë së flaktë në mes të konteshës polake dhe drejtuesit të pronës së saj, Franc Ambrozit, dhe për ta shpëtuar nderin e saj aristokrat, fëmijën jashtëmartesor e ka rritur një familje e financuar nga babai i tij”, ka deklaruar Jokiq.

Varianti i dytë i prejardhjes së Tito-s, flet se ai ka qenë fëmijë jashtëmartesor i nënës Maria dhe njëfarë jevgu polak, një industrialisti të famshëm nga Vjena, tek i cili Maria ka punuar herë pas here.

Pohimin për prejardhjen hebreje dhe jo kroate të Titos, e ka lansuar mjeku i tij personal, prof. dr Aleksandar Matunoviq, në librin e tij “Jovanka Broz – bashkësunduesja e Titos”, që është botuar pak kohë më parë në Beograd.

Që prejardhja e mareshalit është e dyshimtë, krahas serbëve e kanë potencuar edhe fqinjët e tyre kroatët. Bashkëkombësit e Tito-s, jozyrtarisht dyshojnë në saktësinë e të dhënave zyrtare të biografisë së tij.

Shumë vepra që merren me këtë tematikë janë shkruar, ndërsa në internet mund të gjinden një mori dëshmish që tregojnë se “i biri më i madh jugosllav”, në të vërtetë ka qenë agjent i shumëfishtë me një rrjet bashkëpunëtoresh nëpër botë te disa Sherbimeve me te famshme inteligjente...

Thuhet se në vitin 1934 ai ka qenë spiun i shërbimit sekret britanik, pastaj i shërbimit NKVD rus, ABVER-it gjerman, ndërsa atij i mëveshët edhe roli i oficerit të shërbimit sekret të Austro-Hungarisë.

Në shkollën ushtarake austro-hungareze në Peçuj, ku thuhet të jetë shkolluar bashkë me Kërlezhen, Tito e kishte marrë identitetin e Josip Brozit kroat, gjë që i kishte mundësuar atij të lëvizte lirshëm nëpër të gjitha territoret sllave. 

“Pasi që Josip Brozi i vërtetë ka lindur në Vjenë, ndërsa Ambrozi, respektivisht Tito, në Poloni, kjo do të thotë se Kumrovaci është segment i trilluar i biografisë së Titos”, ka thënë Jokiq.

Edhe vetë Tito sikur i është shmangur shkuarjes në Kumrovac, vendin zyrtar të lindjes së tij. Për herë të parë e kishte vizituar shumë vjet pas përfundimit të Luftës II Botërore. Ndërkaq të varri i gjoja prindërve të tij ai nuk ka shkuar asnjëherë.

Dyshimi rreth prejardhjes së tij nga Kumrovaci është zbuluar nga të afërmit e tij (gjenerali Gjuriq), të cilët kanë pohuar se në vitet e 50-ta nga Budapesti ishte sjellë vëllai biologjik i Josip Brozit, përndryshe punëtor hekurudhe në Hungari, që të takoheshin sërish pas shumë e shumë vjetësh.

Ai takim ishte fiasko i llojit të vet, pasi që vëllai i tij ka thënë se ai njeri nuk mund të jetë Josip Brozi, sepse Brozi nuk e kishte gishtin tregues në njërën dorë. Gjatë luftës gjermanët kishin lëshuar fletë-arrestin për Josip Brozin në Zagreb, ku në fotografi shihej dora e tij pa gisht tregues.

Shumëkush është pyetur se si një përpunues metalesh nga Zagoria mund të luante në piano, dhe pa gisht tregues të bëhej shpatar...

Gazetari i “Vecernji novosti”, Pera Simiq, përndryshe njohës i shquar i personalitetit të Titos, po ashtu pajtohet me teoritë për ndryshimin e identitetit të tij, mirëpo thotë se ato nuk janë parësore.

“Kanë ekzistuar momentet kur Titoja ka mundur të zbulohej. Të gjitha këto momente janë pushuar me gjak dhe për këtë gjë askush nuk kishte ne dijeni.

Nën rrethana të dyshimta, ai  ka  agzistuar, dhe pikerisht  ka arrestuar dhe likuiduar secilin që ka paraqitur rrezik për të. Në një protestë me bomba që kishte ngjarë në vitin 1928 bëhej fjalë për një person, mirëpo a ka ekzistuar dikush tjetër më herët, do të mbetet mister”, thotë Simiq.

Një shembull të ngjashëm merr edhe Momçilo Jokiq. Ai pohon se disa oficerë të Vermahtit që ishin burgosur në fund të Luftës II Botërore janë pushkatuar vetëm pse e kanë njohur Titon nga shkolla në Peçuj si dhe të  bëmat  e tij.

Duke u lavdëruar me këtë fakt, oficerët kishin kërkuar që të kontaktohej Titoja, duke shpresuar në një tretman të mirë, mirëpo pasi ishte kontaktuar, mareshali prerazi kishte kërkuar që ata të “pushkatoheshin”.

Dëshmitarët e vrarë!

“Sipas principit të njëjtë janë eliminuar të gjithë dëshmitarët e identitetit të tij të vërtetë. Disa prej tyre janë likuiduar, të tjerët janë dërguar në Goli Otok dhe më pas i ka pritur fati i njëjtë”, thotë Jokiq.

Në njërën nga agjencitë më të famshme inteligjente, CIA, ekzistojnë materiale të panumërta për Titon, ndërsa kërkesat për të pasur qasje në to vijnë nga të gjitha anët.

Një mister të vërtetë paraqet edhe valixhja e zezë me të cilën ka vdekur mareshali dhe nga e cila nuk është ndarë kurrë. Në atë valixhe, pos të tjerash, dyshohet se kanë qenë edhe dokumentet që dëshmonin prejardhjen e tij.

Fakti se gjurmët më simptomatike që do të duhej të zgjidhnin misterin për identitetin e Brozit janë ndërruar, po ashtu flasin në të mirë të dyshimeve.

Në komunën Tuheli, ku janë regjistruar të gjithë paraardhësit e tij, pas vdekjes janë bërë ndryshime aq të mëdha sa që dokumenti nuk mund të quhet më valid.

Arsyet për këto ndryshime që i kanë dhënë falsifikatorët janë aq banale sa që mund të përkufizohen me marrëzi.

“Gjoja në dokument shkruante se ai ka lindur më 7 maj dhe për këtë arsye ishte përmirësuar kjo datë në 25 maj që të përshtatej si datë e mirë për festimin e ditëlindjes së Titos?! Me këtë udhë janë përmirësuar edhe disa fakte të tjera”, thotë Pera Simiq.

Sipas të dhënave zyrtare, Josip Broz ka lindur më 7 maj 1892 në Kumrovac të Kroacisë. Babai i tij ishte një fshatar i varfër, Franjo Broz, ndërsa e ëma Maria nga Sllovenia.

 ... Tito  dopio, dallonte nga Tito i vërtetë i  Zagories  jo vetëm në faktin se ky ishte 2-3 vjet më i ri dhe 2-3 cm më i shkurtër, por edhe pasi  ky  kishte qenë gjeneral në Shtabin e Kominternit dhe të Stalinit, diplomat dhe ekspert për çështjet ballkanike, i cili përkrah rusishtes ka njohur bukur edhe 5-6 gjuhë të huaja. Gjatë komunikimit, lëvizjeve në punë dhe gjatë jetës së përditshme, në mënyrë të perfeksionuar i ka përdorur, shprehjet, gjestet origjinal me ato të Titos së vërtetë. Titoja “rus” , ka qenë pak më verdhacuk se Jozheku!

Edhe martesa e tij me Javonkën është bërë me urdhër të Stalinit, dhe e vetmja ishte ajo, që e dinte saktësisht emrin prej kozaku të mareshalit Tito. Ky ishte kozak me prejardhje, dhe me tru e zemër kominternist dhe revolucionar i Stalinit. Prandaj, i vetëdijshëm në teorinë dhe praktikën e konspiracionit të asaj makinerie të madhe, që nuk përshkruhet lehtë, sundonte bindja dhe “Zakletva” (betimi) i tij komunist, që do ta ruanin gjer në vdekje historinë e fshehtë si pronë e sovranit të Moskës dhe hierarkisë sovjetike. Gjithçka ndodhi me Informbyronë dhe “konfliktin” e 1948, kur Tito kishte “guxim” e t’i thoshte Stalinit “JO”, ishte vetëm një manovër, vetëm një lojë pas së cilës fshiheshin plane strategjike dhe interesa të tjera që i di vetëm Kremlini dhe krerët në “Lublanka”. Në lëmshin e kësaj historie të mistershme, pështillen edhe shumë histori e mistere të tjera. Rrota e madhe e historisë merr çdo gjë më vete, bile edhe misteret, por kompetentët dhe ata të cilët ndaj njerëzimit duan të mbeten të denjë, sidomos për zhvillimet enigmatike të komploteve botërore, duhet ta thonë të vërtetën. Ndodhitë u bënë tepër delikate në fazën e dytë, për faktin se në pranverë të vitit 1980 në Lubjanë vdiq Josif Broz Tito. Përse u shpall se gjoja vdekja e tij ndodhi në fund të prillit apo fillim të majit të atij viti? Përse u organizua tërë ai funeral i imagjinuar në Beograd dhe varri i tij në Delinjë. Edhe sot ai varr mbahet nën roje të vazhdueshme, e brenda nuk ka asnjë kufomë, veç një skulpturë prej gipsi dhe plastmasi. Kufoma e Titos u varros në Verona të Italisë, pasi këtë vetë ai e ka lënë amanet! Lind edhe pyetja, pse?

Kush duhet të shkruaj për Titon e Kumrovçit, për atë Jozhekun e Zagorjes dhe për varrin e tij në Grykën e Sutjesskës në Zelengorë? Po për atë punëtorin e thjeshtë, që mbetet, ndoshta, vetëm si legjendë, kush duhet ta thotë të vërtetën mbi këtë? Si do të veprohet tashme që kanë kaluar vite të tëra nga kjo histori, apo duhet të mbetet në heshtje për shkaqe politike ose të ndonjë interesi tjetër global (siç ka ndodhur me pazarllëqet e fuqive të mëdha kur vendet e Evropës së Lindjes me Ballkanin iu shitën Stalinit). Kjo mbetet temë interesante për t’u trajtuar, por njëkohësisht e rrezikshme për trajtesë, delikate e lënë me bindje mes komplotit dhe historisë, që ditën ta shkruajnë për veten e tyre Hitleri, Stalini, edhe Çurçilli e De Goli, ose Ruzvelti e Hrushovi, Grandi, Naseri, Brezhnjevi, Kenedi, Regani e të tjerë, dhe vazhduan jetën politike me kundërthëniet e veta. Ndoshta, edhe më tej e tërë kjo, për botën, tokën, ideologjinë në emër të njeriut dhe për njeriun, duhet të mbetet komplot konspirativ i një fuqie të padukshme e cila kontrollon tërë botën.

Sidoqoftë, kjo është e vërteta për Titon. Për të gjitha këto kishte dijeni CIA amerikane dhe disa shërbime inteligjente të Perëndimit. Ndoshta ndonjë ekspert i tyre do t’i zbërthejë në mënyrë brilante të gjitha këto aspektet e errëta të historisë. Ata duhet të shkruajnë për dy figura për dy Tito, për punëtorin e Kumorvcit dhe por Titon ushtarak, politikan, diplomat, burrë shteti me prejardhje nga Rusia. Sigurisht do të shkruhet për atë themelues të Bllokut të Shteteve të Pavarura për atë që i tha “Jo” Stalinit. Ata duhet të sqarojnë oratorinë e tij dhe miqësitë që kishte me Gandin e Indisë, Naserin e Arabisë, Nehrun e Kastron, Çurçillin dhe Ahmet Sukarnin, De Golin e Kendein, Hurshovin dhe Shtrausin, etj.

Po një gjë është e vërtetë, nuk e dimë se çdo të bënte Tito i Kumrovcit, por ai Jozheku, që sundoi në vitet 1944-1980 bëri diçka për shqiptarët e Kosovës, ndaj dhe do të mbahet mend gjatë për këtë. Në të vërtetë ai i ndihmoi shqiptarët të jetonin në trojet e tyre etnike, i ndihmoi të kishin gjuhën e tyre dhe të kishin një farë autonomie të nivelit me njësitë e tjera federale të Jugosllavisë.

Këto janë histori të vërteta  për  TITO,  gjeneral  për zbulim e kundërbulim të Kominternës me urdhër të Salinit erdhi në Jugosllavi ku sundoi me dekada me radhë!

Kush ishte autori i vërtetë i romanit “Tradhëtia”? 

Ai është një nga pishtarët e arsimit dhe të kulturës sonë kombëtare, viktimë dhe i pëndjekur nga UDB-a,MAHMUT DUMANI. Dora e Zotit ose rrugët e fatit që përmendëm më lart, e kishin çuar atë nga Normalja e Elbasanit, në disa treva të viseve shqiptarë të Maqedonisë, si në Kërçovë, Gostivar, Tetovë e Shkup, ku shërbeu me vite të tëra. Ishte një njeri i gjithanshëm, poliedrik, një studiues dhe një gjuetar metodik dhe i papërsëritshëm, që dinte të kërkonte, të qëmtonte dhe të gjente gjërat më të bukura të folklorit e të trashëgimisë sonë etnografike, gjuhësore, toponimistike, historike e kulturore të kombit tone, duke e skeduar gjithçka me kujdes të madh, si një profesionist i vërtetë.E njihte mire traditën shqiptare, historinë, vendet dhe të kaluarën edhe të Preshevës me Luginë, edhe shtigjet e Anamoravës dhe fshatrave të kësaj ane piktoreske…!

Punoi kudo me shumë devotshmëri, u takua me shumë njerëz te vuajtur e të përvuajtur, me njerëz të kalitur e të përlindur si FENIKSI, mësoi për fate tragjike shqiptare dhe histori të atyre anëve, mësoi edhe për historinë e gjeografinë e atyre zonave, fshatrave, maleve e fushave, për vrundujt dhe zhvendosjet e mëdha që kishte shkaktuar sundimi turk, për lashtësinë dhe të sotmen. Asgjë nuk mbetej jashtë interesimit të tij. Mbante me hollësi shënime për emra vendesh të veçantë të maleve të Sharrit, të Malit të Thatë e Karadakut, për trojet e Gjilanit e Kumanovës, Preshevës e Prizrenit, Tetovës dhe Kërçovës, dinte të të fliste me fakte e detaje nga më të imtat për ngjarje të ndryshme, për vrasjet e Mulla Idriz Gjilanit, Gjon Serreqit, Sulë Holtës, Xhemë Simnicës, Memish Kapidanit, Ibrahim Lutfiut, Hasan Remnikut etj.

Shkroi gjerë e gjatë për secilën nga këto figura, si dhe për tradhëtitë e mëdha ndër shqiptarët, që e kishin gërryer nëpër vite e shekuj kombin tonë dhe që, prapa tyre, fshihej gjithmonë diçka tjetër dhe dikush tjetër.

Nga e gjitha kjo veprimtari e dendur, dalëngadalë në trurin e Mahmut Dumanit nisën të përvijoheshin konturet e një romani të mirëfilltë, të cilit ai ia kishte gjetur prej kohësh edhe titullin: “Tradhtia e madhe”. Kishte shkruar edhe hyrjen e tij, pastaj prologun dhe epilogun dhe e kishte përfunduar romanin me durim, i sigurt se do t’i kthehej edhe njëherë nga e para, për t’i dhënë dorën e fundit para botimit. Shpirti i tij i trazuar tashmë jetonte vetëm me romanin. Ai shpirt ishte derdhur në të dhe kishte krijuar karaktere e portrete të fuqishme dhe skena ngjarjesh epike e madhështore, të atilla që vetëm mendja e ndritur e një shkrimtari të madh mund t’i krijojë. Në mendjen e tij rridhte me zhurmë lumi Pçinja në zonën e Preshevës, dallgëzonin nëpër lindje e perëndime ditësh e netësh lumenjtë e Lepenecit e të Moravës; në të uturinin nga vikamat e luftërave Maja e Zezë, Karadaku dhe Maja e Kopilaçes. Kopilaçe! Sa emër i veçante, sa dredhi tradhtie (kopilie), drama e tragjedi mbart ai në vetvete! A thua do t’i shkonte ndër mend të riut Kapllan Resuli ky detaj kaq i gjetur, a nuk është edhe ky argument etimologjik e toponimistik, një argument më tepër se truri i tij i pastërvitur nuk mund të kapte dhe të shtjellonte detaje kaq të imta? Më vonë, po, tek “Fanola” dhe veprat e tij të tjera, ka mjaft skena e episode të shkruara me mjeshtëri, por asnjëra prej tyre nuk e ka forcën dhe vërtetësinë e skenave të romanit “Tradhtia”. Dhe kjo do të përbëjë një fushë tjetër të të vërtetave të deformuara, që duhen nxjerrë më në fund në dritë, por le t’ia lemë më mirë kohës… Në romanin e tij të mirënjohur „Tradhtia“, përveç personazheve të tjera të shumta, kemi edhe dy klerikë, njeri musliman e tjetri i krishterë, katolik, që të dy personazhe pozitive, shembull ky më pa precedan në letërsinë shqiptare të monizmit.

Hoxhë Mameri, mulla i një xhamie në krahinën e Karadakut, jo vetëm që nuk u vu në shërbim të okupatorit, por rrëmbeu edhe armët dhe u bashkua me popullin në luftë për çlirimin e vendit. Në këtë luftë ai jo vetëm që tregohet trim i pamposhtur, por edhe i vendosur, besnik deri në vdekje, si të gjithë bijtë më të mirë të popullit, si ata që nuk kursyen asgjë, por derdhën gjakun dhe dhanë edhe jetën e tyre, gjënë më të shtrenjtë që ka njeriu. Personazhi Mulla Mameri është figura më simpatike e këtij romani dhe e letërsisë shqiptare në përgjithësi.

Poashtu edhe kleriku i krishterë patër Andon Leka, i cili, në momentin e duhur, rrëmben edhe ai armët dhe lufton me vetëmohim krah për krah me popullin, bile edhe nga kambanarja e kishës së tij, kundër okupatorit fashist të vendit, që e kishte rrethuar. Edhe figura e patër Andon Lekës është një ndër personazhet më dinjitoze të këtij romani dhe të letërsisë shqiptare në përgjithësi. Në këtë luftë edhe ai vritet si trim vetëmohues dhe Arben Presheva, kryepersonazhi i romanit, urdhëron që të shënohet në listën e dëshmorëve të popullit. 

Apo autorë të mundshëm janë profesori preshevar Haki Limani, ose mësuesi Mustafë Koka nga malësia e Anamoravës dhe Karadakut?!

Mahmut Dumani pishtar i arsimit!

Nëpërmjet fijeve të shumëfishta të spiunazhit total që aplikohej më shumë skrupulozitet në çdo pëllëmbë toke të Jugosllavisë, UDB-ja mësoi me hollësi gjithçka që lidhej me veprimtarinë e shqiptarit të rrezikshëm Mahmut Dumani. Mësoi për dorëshkrimet, skedat, studimet dhe hapi një dosje të veçantë për këtë qëllim. Mësoi edhe për dorëshkrimin e romanit “Tradhtia e madhe” dhe, që nga ai çast, ca mendje të djallëzuara thurën planin për ta nxjerrë në dritë atë roman nën një emër tjetër, i cili do të merrte pas kësaj famën dhe kurorën e merituar të një shkrimtari dhe atdhetari të madh, të dashur dhe të besueshëm për të gjithë shqiptarët. Pas planit, detajet nuk kishin shumë rëndësi. Ato ishin çështje kohe, një rutinë që nuk donte shumë mend për t’u zbatuar. Dhe, ashtu u bë. Mahmut Dumani u arrestua befasisht. Ia morën dhe ia konfiskuan që në çastet e arrestimit e burgosjes se padrejtë gjithçka që gjetën në banesën e tij të përkohshme, librat, fotografitë, dorëshkrimet …

Natyrisht edhe dorëshkrimin e “Tradhtia”, për të cilin ishte thurur gjithë rrjeta e merimangës. Madje, pikërisht ai dorëshkrim do të përdorej në gjyq si material komprometues kundër të akuzuarit për veprimtari antijugosllave. Ky ishte hapi i parë, që do të pasohej më vonë nga të tjerë. Natyrisht, që në fillimet e thurjes së planit djallëzor, zotërinjtë e UDB-së kishin gjithmonë parasysh të riun nga Ulqini, Kapllan Resuli, i cili  erdhi nga ,,Iskra,, e Beogradit,u vndos n Shkup, madje u emrua si mësues në fshatin Tearcë të Tetovës dhe kishte pranuar prej kohësh t’iu shërbente atyre e të luante ndër shqiptarë rolin e Kalit të Trojës. Për të, sipas rregullave, ishte hapur një dosje tashmë e njohur prej meje, me siglën PPR “Korabi” (Predmet u Predhonu Radu), e cila pasurohej vazhdimisht. Por, sipas logjikës dhe stilit të UDB-se, ai ishte tepër i ri për t’i besuar përpunimin dhe redaktimin e një romani të vërtetë, që parashikohej të ishte ndër me të mirët e letërsisë shqipe.

Me këtë do të merreshin ca ustallarë të tjerë, shumë më të kualifikuar, që dinin t’’i bënin punët ashtu siç duhej dhe që nuk kishin nguruar t’iu shërbenin padronëve të tyre me devotshmëri edhe herë të tjera. “Ustallarë” të tillë, nuk ishte e vështirë të gjendeshin. Njëri ndër ta ishte Lutfi Rusi, deri vonë oficer i OZNA-s jugosllave, madje edhe kryeredaktor i “Flakës së Vllaznimit”, ndërsa tjetri dramaturgu Murteza Peza, drejtor i Radio Shkupit. Sipas direktivave të UDBsë, nga që gjithçka ishte pothuajse e gatshme dhe e përfunduar nga vetë Mahmut Dumani, ndreqjet, plotësimet dhe përshtatjet që duhej të bënin ata duhej të ishin të papërfillshme, të lehta, “të padukshme e anësore”, por gjithsesi fine, që romani të ishte i gjetur në formë dhe në përmbajtje.

Sa për gjuhën dhe anën letrare, “ustai” ishte gjithashtu i gatshëm. Ai ishte doktor Petro Janura, shefi i Rezidencës në Shkup. Pas këtij kombinacioni të hollë operativ, mbetej vetëm finalja: Arrestimi i Kapllan Resulit, si një “antijugosllav shumë i rrezikshëm” dhe rekrutimi e përpunimi në burgjet e Idrizovës i rolit të tij të mëtejshëm si ,,atdhetar,, i madh, si shkrimtar dhe ,,autor,, i romanit “Tradhtia”, që denonconte të gjitha punët e ndyra të Jugosllaveve kundërshqiptarve q nga Anamorava e Presheva dhe trojet etnike shqiptare n Karadak t Shkupit me tërë malësinë e Sharrit e  Kosovës.

Gjetje më e mirë, vështirë se mund të bëhej. Mbetej vetëm që dorëshkrimi i “Tradhtisë” t’i jepej “autorit” të tij, i cili duhej ta mësonte më parë përmendësh dhe ta përkthente pastaj në serbokroatisht. Me këtë punë, ai u mor “në burg” për afro një vit e gjysmë, kohë pas së cilës ai iu la në dorë shefave të tij variantin përfundimtar të romanit “Tradhtia” (Titulli ishte i pandrndyshueshëm  që në fillim,sepse këtu e kishin paraparë si më të qëlluar në zyrat e UDB-së). Edhe sot, ato fletore nxënësish të mbushura me një shkrim të pasigurt dhe jo fort të lexueshëm, plot me gabime gramatikore e gjuhësore, prishje pasusesh, ndreqje e shkarravina, ruhen në dosjen e Kapllan Resulit e cila gjendet në Beograd. Ruhen me fanatizëm, ashtu siç është tradita e të gjitha shërbimeve sekrete serioze në botë, së bashku me instruksionet dhe detyrat e përcaktuara me rigorozitetin më të madh, të cilat do ta shndërronin Kapllan Resulin gati në një hero dhe do të përgatisnin terrenin për “arratisjen” nga burgu dhe “ikjen” në Shqipëri si një i përndjekur i njohur politik. Kështu, pra, nisi operacioni misterioz dhe perfid, me shifrën e koduar “K – Korabi”. Kështu, me romanin “Tradhtia” nën sqetull, Kapllan Resuli u arratis në Shqipëri dhe nisi përfundimisht rrugën e tij të tradhtisë  huligare , të paturpshme dhe të përjetshme, i përbetuar si hugosllav i Titos...

Kam përshtypjen se dosja kryesore e këtij njeriu ende ruhet në qendrën ,,13 maj,, të  UDB-së në Beograd, sepse SDB në Shkup dhe ajo në Prishtinë posedonin vetëm nga një kopije nga origjinali. Por edhe dosja me të cilën jam njohur unë, është e bollshme. Ajo të jep dorë dhe të ndihmon për të nxjerrë përfundime të sakta se çfarë ndodhte në atë kohë, si përfshiheshin njerëzit në veprime të tilla agjenturore, deri ku shtriheshin e shkonin intrigat dhe legjendat e shërbimeve të fshehta etj. Konkretisht, unë kam lexuar në atë dosje emra njerëzish të njohur, të cilët ishin thirrur në organet e UDB-së për biseda informative. Mes tyre edhe Fariha Hajrullahu, Esat Hoxha, Adem Demaçi, Esat Mekuli, Bahri Brisku dhe Adem Gajtani. Madje ky i fundit, pas një flirti të gjatë me bashkëshorten e Kapllan Resulit, i kërkoi asaj të martoheshin dhe këmbënguli që Kapllani të nënshkruante kërkesën për ndarje në burgun e Idrizovës. Dhe ky ishte një tjetër kombinacion i UDB-së. Ajo nuk i besonte askujt dhe synonte t’i mbyllte të gjitha shtigjet e ndonjë tërheqjeje të mundshme. Pra, me këtë ndarje të papritur në kohën që Kapllani ishte përfshirë në veprimtarinë e tij më të ethshme agjenturore, ajo kërkonte ta bënte fare leckë këtë të fundit, ta dëshpëronte dhe ta thyente moralisht, me qëllim që ai ta kishte më të lehtë nisjen për në Shqipëri, sipas planit. Në këtë kuptim, mendoj se të gjithë personat e lartpërmendur, ose një pjesë e mirë e tyre, duhet të kenë pasur dijeni se çfarë po ndodhte me të gjorin Kapllan. Më tej, unë pyes përsëri: Vallë, a nuk kanë pasur dijeni për “ikjen” e inskenuar të Kapllan Resulit edhe shokët e tij të burgut, si Rexhep Bunjaktu e të tjerë?

Patjetër që kanë pasur, sepse në atë kohë Kapllani nuk ishte aq i formuar sa t’i ruante sekretet me fanatizëm dhe të zbatonte deri në fund rregullat e konspiracionit. Nga ana tjetër, vetë fakti që, dashur e pa dashur, UDB-ja u detyrua të përfshinte disa persona, e bënte këtë operacion të brishtë dhe të lexueshëm edhe nga një njeri me zgjuarsi mesatare dhe jo më për ata që punonin në shërbimet e fshehta, ose për intelektualët me emër. Akoma më tej, para se të arrestohej dhe të humbte pa nam e pa nishan, Mahmut Dumani, duhej të kishte biseduar patjetër me më shumë se një person për romanin që kishte nëpër duar. Dhe, kur i njëjti roman u botua nën një emër tjetër, a thua nuk e kanë marrë vesh lojën agjenturore këta njerëz, nuk e kanë ditur ata se të gjitha materialet dhe dokumentet e Mahmut Dumanit u morën dhe u konfiskuan nga UDB-ja?!... Në një bisedë që kam pasur me shkrimtarin e shquar Murat Isaku, në Tetovë, në verën e vonë të vitit 1993, në praninë e Kapllan Resulit, i cili kishte ardhur tek unë në Çegran si mysafir nga Zvicra, ai më tha se ishte prej kohësh në dijeni për këtë, por nuk kishte guxuar të hapte gojë, nga frika e “fakirëve” shqiptarë, të cilët ishin të angazhuar si spiunë edhe në radhët e shkrimtarëve e gazetarëve... Për ta ilustruar këtë, Murat Isaku përmendi emrin e Muhamer Vishkos, por unë e di fort mirë se edhe shumë të tjerë, nga qejfi ose nga zori; e kanë zhvilluar atë veprimtari për një kohë të gjatë, për të mos thënë se ata që janë gjallë e vazhdojnë edhe sot. Po në atë bisedë, unë e pyeta Murat Isakun në dinte ndonjë gjë për Mahmut Dumanin dhe për dorëshkrimin e romanit të tij. Ai u step. Me sa di unë, këmbëngula, Mahmuti është “babai” i romanit “Tradhtia” dhe jo Kapllan Resuli, alias Resulbegoviq ose ,,akademik,, Buriqi… Murati më pa drejt në sy, buzëqeshi, dhe i ra shkurt bisedës: “Mos mëngacmoni, zoti Nafi, juve vetë pyesni e vetë përgjigjeni, sepse ju keni Punuar në SDB dhe e dini fort mirë të vërtetën .Para jush dhe para zotit Kapllan, Unë nuk guxoj të flas më gjatë për këtë...

Më mirë bën të  flet vetë ,,Kallushi”! –tha në fund Murat Isaku, disi me në dozë dyshimi duke e shikuar në sy!!! Siç e thashë, kjo bisedë zhvillohej në praninë e vetë Kapllan Resulit, sado e çuditshme dhe paradoksale të tingëllojë një gjë e tillë. Me këtë rast, dikush mund të pyesë me të drejtë: “Po vetë Kapllani, çfarë bëri, si reagonte, kur diskutohej në sy të tij se kishte qenë në shërbim të UDB-së dhe se, me urdhër të saj, kishte pranuar të merrte përsipër autorësinë e një romani që nuk e kishte shkruar kurrë vetë?... Kapllani i gjorë, nuk mund të reagonte.Dukej, disi i shashtrisur dhe ne fytyre fare i zverdhur, sikur ikishte rene pika. Si shërbëtor i vjetër e i mësuar i shërbimeve sekrete, ai i dinte mirë rregullat e lojës, sidomos atë rregullin, sipas të cilit heshtja është flori. Ai e dinte mirë gjithashtu se, kur një ish-punonjës i SDB-së ka vendosur të flasë, kjo gjë nuk mund të parandalohet…/ per cka me vone, ne shkrimet e veta Buriqi, ne shenje urejtjeje do shkruan per mua:,, Nafi Çegrani, ,,MAJOR,, I UDB-se,,/(?!?) Të paktën ai vetë, nuk kishte asnjë force, ende edhe sot nuk ka ndergjegje, per Te dale paara opinjonit shqiptare dhe te rreefen haptazi, cfare ndodhi me te gjate viteve te rrenuara udbashiane , per tab ere realen dhe te verteten publike… Por ai, gjersa qendroi ne shtepine time ne Cegran, orvatej ne menyra te ndryshme qe te me bindete te besoja se ka qene i mashtruar për ta bërë një gjë të tillë, ndonëse tërthorazi, në mënyra nga më të ndryshmet, më ishte lutur që ta kurseja dhe te mos flisnja, te mos e hapja gojën ne lidhje me romanin ,,Tradhtia,, dhe per ate se si eshte ,,arratisur,, nga burgu i ,,Idrizoves,, port a ndihmoja e te vehej ne kontakt me Esat Hoxhen dhe Rexhep Bunjakun. Sidomos kur e mori vesh se kisha lexuar dosjen e tij. Pas këtyre bisedave, ia dhash ta vesh Kapllani nje sako te re te cilen vellau im ma kishte derguar nga Amerika, dhe e ndihmova, duke e cuar me veture ne shtepine e Esad Hoxhes ne Shkup. Është e qartë se sot nuk duhet dhe nuk mund t’i bëjmë bisht të vërtetës, sado e ëmbël, ose e hidhur që të jetë ajo. Le ta shohim atë drejt në sy, për t’u çliruar nga mëkatet e së kaluarës.Kete ia thash edhe Kapllanit me qellim qe t I jepja guximin e te rrefehej.Por ai kete nuk e beri…

***

Historia e letërsisë dhe e artit në përgjithësi, njeh shumë raste të ngjashme me këtë që po trajtojmë, për zhdukjen ose vjedhjen, për humbjen apo djegien e shumë veprave, librave e dorëshkrimeve të ndryshme, të sapunisura, të pambaruara ose edhe të përfunduara e të bëra gati për t’u publikuar. Ndër këto raste, është i njohur ai që lidhet me shkrimtarin e madh Eernest Heminguej, bashkëshortja e të cilit, duke udhëtuar për në Zvicër humbi për të mos u gjetur kurrë një baule të madhe plot me dorëshkrime. Një Zot i madh e di se çfarë kishte dhe përse flitej në ato dorëshkrime. Por, sigurisht, pas vetëvrasjes se novelistit të ardhshëm, ato dorëshkrime duhet të kenë rënë në ndonjë dorë “ustai” dhe, prej tyre, ndoshta ka lindur ndonjë shkrimtar i madh në Perëndim. Edhe ndonjë novelist tjetër, pse jo. Ndoshta!... Edhe N. Gogoli, pjesën e dytë të romanit “Shpirtra të vdekur”, e dogji pak çaste para se të ndërronte jetë. Ndërsa për Mihal Shollohovin, një tjetër nobelist i madh ky, si dhe ish-oficer i shërbimeve sekrete bolshevike, thuhet se ka bërë emër duke vjedhur veprat e një ish-oficeri të ushtrisë së bardhë dhe, me pas, e ka likuiduar atë për të humbur gjurmët. Po, ç’të shkojmë aq larg, kur rastet i kemi midis nesh?

Kujtoj dorëshkrimin e Gjon Serreçit, i cili, vetëm disa ditë para se të binte në dorën e UDB-se, duke e parandier të keqen, ia dha atë Rizah Shkodriqit, për t’ia çuar Gajur Dërrallës në Shkup. Nuk e di se si, por edhe ky dorëshkrim, që bën fjalë për heroizmat, besën dhe tradhtitë ndaj veprimtarëve shqiptarë , ra më vonë në duart e UDB-së. Ndoshta, kjo ka ndodhur pas arrestimit të Gajur Dërrallës. Edhe Ibrahim Lutfiu, veprimtari i guximshëm nga Prizreni, vetëm disa çaste para se te arrestohej nga udbash Maliq ,,Cukulli,, I Prizrenit dhe UDB-ja, pra në kohën që i kishin trokitur në portë, i vuri zjarrin dorëshkrimit të romanit të tij, në të cilin bëhej fjalë për heroizmat e Mullah Idrizit dhe Hasan Remnikut me shokë. Pas kësaj, Ibrahimi vrau edhe veten, për të mos përfunduar në skëterrën e UDBsë, por ata qe hynë egërsisht në shtëpinë e tij i futën duart me shpejtësi në zjarrin e vatrës e rrëmbyen dorëshkrimin dhe ashtu gjysmë të djegur e futën në arkivat e tyre në Prishtinë. Kështu mund të përmendim plot shembuj të tjerë, por ajo që ndodhi me romanin “Tradhtia” është shumë e veçantë, është një intrigë sa agjenturore, aq edhe letrare, ndaj për këtë duhet gërmuar, gjurmuar, analizuar dhe shkruar nga specialistët dhe profesionistët e vërtetë të kësaj fushe. …

Në fund të fundit, nuk besoj se dorëshkrimi i Mahmut Dumanit është zhdukur përfundimisht. Ai ruhet me siguri nëpër arkivat e shërbimeve sekrete dhe ka mundësi të kërkohet e të gjendet, në përputhje me rregullat zyrtare, dhe mund të botohet ashtu siç e ka shkruar autori i vërtetë i tij, që romani të marrë vlerën e vërtete, atë që i takon. Pas kësaj, as Kapllan Resuli dhe as ndonjë Kapllan tjetër nuk do të mund të thonë më se edhe ata kanë punuar mbi faqet e romanit dhe, në këtë kuptim, janë po aq autorë të tij sa Mahmut Dumani...Kjo do të jetë plotësisht e qartë vetëm atëherë kur të hapën dosiet dhe të shpalosen arkivat e UDB-së dhe KOS-it jugosllav. Për këtë, kemi sot një detyrim të madh moral e qytetar, për të mirën e historiografisë sonë shqiptare. Dhe, pasi ta kemi bërë këtë, atëherë ndoshta do të kujtohemi të pyesim: “Po me dorëshkrimet e Mitrush Kutelit, Lasgush Poradecit, Kasem Trebeshinës, Bilal Xhaferit, Kin Dushit, Jorgo Bllacit, vëllezërve Blloshmi, Avzi Nelës, apo edhe të Martin Camajt, e të tjerë, çfarë ka ndodhur në Shqipëri? Janë zhdukur, kanë humbur, apo ruhen diku, nëpër arkivat e mykura të ish-shtetit komunist shqiptar, si këta që ruhen në kacaforte të hekurta në bazën e UDB-së dhe KOS-it jugosllav në  qendrën ,,13 maj,, të Batajnicës afër Beogradit. Nëse janë ende nëpër ato arkiva, përse nuk bëhen sot kërkime për t’i gjetur e për t’i nxjerrë në dritën e vërtetë…!?!

Por le t’i kthehemi romanit “Tradhtia” dhe “autorit” të tij, Kapllan Resulit, alias Resulbegoviq.

Me të dy edhe me librin edhe me gjoja autorin, UDB-ja realizoi një nga operacionet më spektakulare dhe më afatgjatë në Shqipëri. Por duhet të pranojmë se në mjaft raste puna e Sigurimit të Shtetit  shqiptarë ishte shumë e ngjashme me atë të Sigurimit Jugosllav,sepse ishin të themeluara nga një ,,nënë,, sipas shablonit të KGB-së ruse, dhe kjo ndodhte qoftë se zbulimi e kundërzbulimi i të dyja palëve bashkëpunonin në fshehtësi, qoftë se, siç është bërë tashmë e njohur, pothuajse të gjithë ish-ministrat e Brendshëm dhe ndihmësit e tyre kryesorë në Shqipëri ishin vënë prej kohësh në shërbim të jugosllavëve, qoftë edhe se të dy shtetet udhëhiqeshin gati nga e njëjta ideologji, marksizëmleninizmi iMoskës. Pra, të dyja palët i bashkonin armët kur ishte fjala për të devalvuar dinjitetin dhe ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, të cilët e kishin shpirtin të mbrujtur dhe të njësuar me ndjenjën dhe virtytin, që buronin nga gjaku dhe raca e tyre për qëllime të mbrapshta dhe për të bërë përçarje dhe hata ndër shqiptarinë, andej dhe këtej kufirit, duhej patjetër edhe ndonjë mollë sherriviktimë, duheshin edhe njerëz të verbuar, qoftë edhe si Kapllan Resuli, për t’i futur në rrjetën dhe lojën e UDB-së... Është e rëndësishme këtu të cek mënyrat, metodat, stilin e punës dhe të veprimit specifik të këtij lloj shërbimi, i cili dihet tashmë se ka qenë ndër më të tmerrshmit dhe më aktivët në Ballkan, në mos më gjerë. Në mënyrë të përkryer ai shërbim dinte të injektonte gjëra të çuditshme, të tmerrshme, shpesh edhe me pasojë për jetën e personit që binte në rrjetën e këtyre dramave të sajuara shpesh edhe në bazë të “ARGUMENT BACILINUMT” Dua të ndalem pak edhe në faktin se çfarë ndodhi me Kapllan Resulin pas “arratisjes” së tij në Shqipëri. Dihet se pas kësaj ai nisi të vërë në zbatim planin në bazë të detyrave që i ishin ngarkuar nga punëdhënësit e Beogradit.

Nisi nga takimet me persona të caktuar, të rekomanduar nga padronët e tij. Nisi të mblidhte informacionet e kërkuara (Ndoshta në të gjithë këtë lojë, pati ndikimin e tij edhe vëllai i Kapllanit, ish-oficeri i KOS-it të Armatës Jugosllave, majori Xhevdet Resulbegoviçi), por, me sa di unë, të gjithë personat që takonte ai ishin nën vëzhgim, kështu që Sigurimi i Shtetit shqiptar nuk e pati të vështirë që ta vinte edhe atë nën përpunim dhe t’iu servirte jugosllavëve materiale dhe informacione të paqena. Natyrisht, pa dijeninë dhe dashjen e Kapllan Resulit, i cili, pas botimit të romanit “Tradhtia”, që bëri shumë bujë edhe në Shqipëri, e ndjente veten në majat e lavdisë. Dhe nuk e kuptoi atëherë, e ndoshta nuk e kupton as sot, se ndoshta është pikërisht ky roman “i nëmur” shkaku i viteve të gjata të burgut të tij. Është e qartë se regjisorët dhe aktorët e kësaj drame pranuan të rrezikonin, për të përfituar diçka më të madhe, por ata kurrë nuk e kishin menduar se romani “Tradhtia” do të fitonte shumë shpejt aq popullaritet, sa ta lexonin pothuajse të gjithë shqiptarët që kishin sadopak interes për letërsinë. Kjo ishte diçka e paparashikuar, që nuk iu leverdiste aspak titistëve, këndej dhe andej kufirit. Në këtë kuptim veprimtaria agjenturore e Kapllan Resulit, nuk kishte asnjë vlerë krahasuar me vlerën që kishte romani. Për t’ia arritur qëllimit i kishin vetëm një mënyrë: arrestimin e “autorit” të romanit ku për pasojë do të anatemohej edhe vepra e tij, do të shpallej herezi dhe do të hiqej nga qarkullimi dhe të digjej e të zhdukej krejtësisht. Dhe kështu ndodhi vërtet. I shkreti BUROVIÇ, kaloi vite e vite të tëra “nën hijen e qershisë” në burgun e Burrelit, në Spaç e gjetkë, ku e njohën edhe shumë shqiptarë të burgosur nga regjimi i atëhershëm enverist, Por kjo është një çështje tjetër.

Thonë se në burgosjen e Kapllanit në Shqipëri, ka gisht edhe Ismail Kadareja i madh, si dhe disa të tjerë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Por, kjo nuk ësht&am

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat