Januz, sukses t`ka bë Jemini!

Opinione

Januz, sukses t`ka bë Jemini!

Nga: Sinan Kastrati Më: 19 prill 2018 Në ora: 13:12
Sinan Kastrati

Barinjët e Turjakës, gjenerata e artë, veteranët turjakas(Vazhdimi i katërt “Mahi e mesele nga Turjaka”)

Personazhet e mia, në shkrimeve të mia dhe këtij që po e bëjë publik sot, janë ndër më të dashurit barinj të kohës. Ata janë, do tï quaja “gjenerata e mesme” por “e artë”, si barinj të Turjakës pas Asllan Islamit dhe para Kamet Ilazit. Edhe këta nuk kanë pasur fat hiç më të mirë se Asllan Islami e Kamer Ilazi.

Të gjithë janë (Ish) barinj të lindur afërsisht në vitet 1945 1948 si Smajl Asman, Halim Hamzë Smajli, Hasan Sejdia, Isni (Hysni) Hamzë Hamidi, Sali Seferi, Zeqir Uka (vëllain im), Gani Shaqa e ... Zenel Sadiki.

Disa nga këta, “heronjët” e shkrimeve të mia, kanë vdekur, Isni Hamza, Hasan Sejdia e Zeqir Uka (vëllai im) që shkurt e thirrnim, Zeqë.

 Zeqa është vëllai im, i dytë i lindur pas bacës Lahë dhe para Ademit dhe meje (Sinanit).

Laha, vëllai im i madh jeton në Gjakovë kurse Ademi e unë jetojmë në Suedi

Januz, sukses t`ka bë Jemini! (Zeqir Uka)

Ukë Imeri (Kastrati) ishte baba im e Naza Fazli Jeta (Morina) nëna, bijë e Astrazubit, të dytë kanë vdekur, nëna më 1987 kurse baba më 2002. Baba e nëna së bashku, na kishin lindur 4 djem e tri vajza. Më i madhi ishte Laha, me profesion mjeshtër, ndërtimtar, i dyti, Zeqa, me profesion bujk e bari buallicash i treti ishte Ademi, gjimnazist i diplomuar dhe më i vogli isha unë Sinani. Kishim edhe tri motra (Tri motra, tri ngjarje, tri histori.... ). Motrat kanë vdekur të gjithat kur ishin të vogla. E mbaj mend vetëm motrën më të madhe, por më të vogël se unë, Feriden dhe shumë pakë Hanifen ndërsa motrës së vogël, pas Hanifes ia kam harrua edhe emrin.

Vdekjet e fëmijëve në vitet e 1950-1960-ta në Turjakë ishin të shumta e të shpeshta. Askush, edhe nëse kishte ndonjë sëmundje serioze, nuk e dërgonte fëmiun te mjeku.

Në vend të mjekut, shpesh e thirrnin Hoxhën ose shkonim deri te Mulla Asmani në Vll. Drenofc e ai na shkruante nga një “Hajmali”.

Edhe në odën tonë shpesh vinte një hoxhë, kusheri nga katundi Maxharrë. Magjarra është katund, në mes të fshatrave Dragabil, Marali, Mllanaviq dhe dhe Astrazub. Mulla Ali Maxharra rrinte te na nga dy, tri e 4 javë ditë. Aty, kur ai vinte, tuboheshin të gjithë fqinjët dhe disa edhe nga mahallat tjera dhe e falnin Namazin së bashku me Imam. Mulla Alia, na shkruante edhe Hajmali, nëse dikush ishte s`mut. Ai iu shkruante edhe gjave (buallicave, deleve, lopve) nëse ato nuk kishin ose e ndalnin tamlin (qumshtin) ose vriteshin lopët e vjetat në mes veti. Ai ishte shumë i dashur e nuk na merrte para. Ai shpesh na falte para, dinarë jugosllavë që për at kohë mund të blenin shiqerka në gernapin (dugajën,dyqanin) e Zives.

Por ishte edhe Rexhep Demiri e Islam Maliqi, si “mjek popullor” që na “fryenin” dhe nëse kishim ndonjë “varrë” të vogël, baca Rexhep, na lëmonte me një penel të pulave varrën dhe fryente ngadalë e i thonin disa fjalë ngadalë që ne s`i merrnim vesh por na pëlqenin me i dëgjua.

Gati e paskna harrua, ishte edhe halla Nurë, gruaja e Cufë Mllanaviqit që na “frynte”. Asaj ia jepnim ndonjë kokërr ve (voe të pulave) e rralë ndodhte iu jipnim edhe tlyen e dath e mjeku nuk kishte vend në Turjakë.

Para se të flas për të tjerët, dua të flas pakëz edhe unë për vehten time.

Kur i kreva katër klasë fillore, diku në mes të viteve 1965, mbeta te shtëpia dhe dy vjetë i ruajta buallicat bashkë me Jakup Balinë (ish kryetarin e ardhshëm të komunës së Malishevës, djalë axhe), me Vefajë Sadrinë, Haxhi Dinën, Demir Ahmetin, Enver Amrushin, Ramiz Hasanin ....

Ne kishim fatin se nganjëherë, si barinj i shihnim edhe barinjët e vjetër, “veteranët”.

Ç`dreqin mu kujtua kjo fjalë “veteranë”?.

Turjaka nuk kishte tjerë veteranë aso kohe përvec barinjëve e tash sa mora vesh kur isha në Turjakë se kishte edhe disa “veteranë” të “luftës” se fundit, kësaj të “uck-së” se nasim haradinajve e jakup krasniqave që edhe gardhin në Kosharë e paskan thy këta dy.

Turjaka nuk e ka pas “adet” mu rreshtua pas të kuqve bile Fadil Hoxhën me partizanë, më 1941-43, Turjaka e kanë gjuajt me pushkë në livadhe e nuk i kanë lënë partizanët “komunistët sllavë” me hy në Turjakë.

Ata, pasi i kanë kapuqat nëpër lluga, kryet e kanë pshtua, kanë shkua në Damanek te Kadri Minushi e ai iu prente dashin.

Për “veteranet e luftës”, turjakasit që ka dashtë Zoti e nuk janë shumë, sigurisht do të flas herave tjera.

 E tash po e vazhdoj pakëz për vehten e pastaj për të tjerët.per shkakun e vetë se nuk kishte shkollë afër Turjakës. Shkolla fillore, tëvjeqare më e afërme ishte në Kijeve, 6 orë ose Malisheva, 4 orë, shkuarje e ardhje, dy drejtimet.

Kur u hapën klasët e para të pesta në katundin Lubizhdë, më 1966, aty ku i kisha krye 4 klasët e fillores, katund që nuk ishte më larg se 3, 5 km. unë fillova përsëri pas dy vjetëve “pushim” si barinj. Ishte te gjenerata e parë, që shkolla hapej për disa fshatra.  Përveç nxënësve të Lubizdës, shkonin edhe fëmijët e katundit Mirushë, afër Malishevës, Damanekut, Bublit,  Qypevës, lagje në mes të katundit Bubël dhe Damanek dhe Turjakës.

Në shkollën e Lubizhdës vinin edhe disa fëmi të lagjeve të largëta të Panorcit, të Carravranës dhe të Vll. Drenofcit, ( e mbaj mend djalin e Feriz e Ali Krasniqit, Florimin  .....) .

Si fillorist, pra isha gjenerata e parë por po at vit, viti 1970/1971, u hapën klasët e para të gjimnazit në Malisheve. Edhe këtu i vazhduam mësimet me Jakupin e ... si gjenerata e parë, gjimnazistë.

Kur na e mbyllën gjimnazin në Malishevë, pushteti i atherëm që ishte vendosur padrejtësisht në Rahovec, për afro 45 fshatra e lagje të Llapushës, unë i vazhdova studimet, me qëllim thash studimet në gjimnazin e Kijevës, tash si gjenerata e dytë dhe, shkurt pasi kreve studimet e mesme dhe diplomova me notë shkëlqyeshën, vijova studimet në Letërsi, në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, si student i gjeneratës së tretë.

Sa mbaj mend, unë isha turjakasi i parë që  me një trastë baltë Turjake shkova në Prishtinë dhe i kreva studimet univerzitare në Letërsi.

Ka pasur turjakas edhe para meje që kanë kryer studimet por ata herët kanë ikur, familjet e tyre janë shpërngulur nga Turjaka për në Prizren e në Prishtinë, si Rexhep Zogaj, ish drejtori gjeneral i ish Rilindjes, Azem Asman Zogaj, nipi i Rexhepit, Shaip Sylymani ish drejtor i Bankës së Kosovës etj.

Zeqa, ishte vëllai i dytë por nga ne të katërt, sa ishim, ai punonte më shumë se gjithë na të tjerët. I mbillte arat me grurë e me kallamoq. Mbillte edhe bastan (pjepra e shalqin), shkonte në malë për dru, në mulli  me bluajt dhe... ishte qabani i ballicave bashkë me Salih Seferin, Isni Hamzën, Smajl Asmanin, Gani Shaqen, Zenel Sadikin etj.

Zeqa muhabetin më të madh e kishte me Salih Seferin që ishin rritur bashkë.Të tjerët ishin më më kopila, “sherra” e Zeqa ishte i pahile.

Zeqa punonte sa ne tre vëllezërit por ishte hallig e fatkeq. Disa herë e ka thye dorën dhe në fund të jetës, para se me vdekur, nga nevoja e kërkesat e kohës që kishte familja e ndërroi profesionin, qilte puse (bunarë) dhe nga kjo i erdhi edhe vdekja.

Vdekja e hershme, 40 vjeqare i erdhi nga që ishte i mirë dhe dëshironte ti ndihmonte edhe të tjerët ani pse vetë kishte më shumë nevojë se i kishte “1 kerr  me fëmi”, tri qika, tre djem dhe babën e nënen, që jetonin me Zeqën në katund.

Zeqa, Salihi e Isnia shkonin edhe në shkollë bashkë. Në çdo klasë, që nga  e para, rrinin nga dy vjet me një klasë. Ishin nxënësit më të dobët por dalloheshin me punë të tjera, edhe me me mësues ata mahiteshin. Nëse mësuesi i pyeste diçka, ata, të tretë në vend të përgjigjes së drejtë, mësuesit i thonin: Ali Hoxha e Hoxhë Alia.

Edhe në shkollë shkuan me vonesë dhe të gjithë nxënësit ishin më të rinj se Isnia, Salihi, Zeqa, Zenel Sadiku, Hasan Sejdia e Smajl Asmani.

Por Zeqa e Salihi ishin qabanë të mirë. Ata kurrë nuk janë ndarë. Me ta shkonte edhe Zenel Sadiki.

Në fund të vitit 1987, Zeqa hapte puse (bunarë) dhe për shkak të kushteve të vështira që i kishte Salih Seferi, Zeqa e merr një djalë te Salihit, Enverin, një haram që vec me gurë gjuante pulat e huaja e besa edhe udhtarët. Enveri,me punua, s`ja donte shpirtin prandaj Zeqa i thotë: Ti Enver rri në në breg e unë hy në bunarë e ti mbushi kofat me dhe e me gurë, vetëm e vetëm që ai ta ndihmoj babën e vetë, Salihin e ta largoj nga sherri e prapsirat që bënte Enveri. Enveri duke ia ngreh kofat me kanop nga fundi i bunarit, një kofë nuk mundet me e rrok dhe kofa plot me dhe e gurë i bjen Zeqës në krye disa metra poshtë. Zeqën e e nxjerri nga bunari por në rrugë për në spital, vdes.

Zenel Sadiku: M`ki hanger n`sy Zeqë.

Si barinj, sikurse edhe të tjerëve, qabat përveç lojrave si qaban, peta, poga, strinca, teze ata edhe janë mahitë e janë rrokur si “pelivanë”.

Zeqa edhe pse më halllig, Zenel Sadikin e rrxonte por ai nuk pajtohet. I thonte Zeqës: Zeqë me ke hanger në sy, hajde rrokëm edhe njëherë !

Po e përfundoj me një mahi të Zeqës për me e vazhdua në ditët e ardhshme e me persona, herojnj e veteranë të tjerë të Turjakës.

 Jemini t`ka bë sukses!

Njëherë Zeqën e sheh Jemini, djali i Sahit Jeminit nga Mahalla e vogël. Jemini ishte kohanik me Januzin, djalën e axhës (ish kryetari i LDK-së për Malisheve, kandidat për kryetar, deputet e Kuvendit të Kosovës dhe zv. ministër). Ai, kur ndahen i thot baca Zeqë, bëni të fala Januzit!

Kur vjen Zeqa në shtëpi kishte harraua fjalën ë fala” por i thot: -Januz bac, Jemini t`ka bâ sukses!

Prap nuk arrita të flas për të gjithë por e vazhdoj herën tjetër e potikën, politikanët e partitë, i kemi “lënë”. Asman Cufa, një kusheri imi, turjakas që e kishin shpërngulur djejmtë në Fezijaj, kur vinte ne¨Turjakë, shmallej. Vetëm aty pushonte. Nëse kishte nevojë për “yzer”, ndonjë djalë i ri i afrohej dhe pasi ia afronte një palë zhage (këpucë të kqija), ngadalë e afër veshit i thonte: Baca Asman, a don ujë, kishe me marrë tahret e ai i përgjigjej: -Ja, tash emi kulturua, veç letra pa përdorum në WC !

Vazhdon me me Zeqën, dhe me Barinjët dhe bujqit, veteranët e Turjakës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat