A po u vie fundi aventurave të Putinit?

Opinione

A po u vie fundi aventurave të Putinit?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:30
Sherif Ramabaja

Putini, pas rizgjedhejes së sërishme si kryetar shteti ,është në fluturim, po politika e tij agresive ndaj perëndimit, do t`i hakmerret brenda shtetit të vetë. Mediat e shkruara gjermane, emisionet televizive dhe bisedat në tryezat e rrubullakëta, parashikojnë një të ardhme të zymtë për Rusinë. Sipas parashikimeve të tilla, gjithnjë njerëzit që tubohen rreth dikuj, e që vendin e paraqet të rrethuar nga armiqtë, vetja i duket me fuqi të patundur. Në realitet kjo është më tepër një fasadë e jashtme mashtruese. Shumë veta në Gjermani ndajnë mendimin se Rusia është një gjigant, po tallen me fuqinë e saj ekonomike, e cila është jashtëzakonisht e dobët.

 Sipas statistikave të Bankës Botërore, prodhimi i brendshëm bruto i Rusisë, në vitin 2016 ishte rreth 1.28 bilion dollarë. Si krahasim Italia prodhoi 1.85 bilion, gjatë të njejtës periudhë, kurse Gjermania 3.47 bilion. Në SHBA bruto prodhimi në vitin 2016 ishte 18.57 bilion dollarë. Me sanksionet më të reja amerikane, monedha ruse ka humbur thuaja më se dhjetë përqind nga vlera. Kjo do të thotë, rritje e çmimeve të importit që dëmton njerëzit e zakonshëm në shportën e ushqimit familjar.

Vlerësimi i kostos së luftës së Rusisë në Siri, mesiguri është i përmasave gjigante. Pa një ekonomi reale dhe pa shkëmbime të huaja, Rusia do të rrëzohet sërish për toke si ekonomikisht, po ashtu në pikëpamje teknologjike.

 Putini pa investitorët perendimorë dhe pa qasje në tregjet financiare ndërkombëtare do ta çoj vendin drejt një spiralje të rënjes ekonomike. Përgjigja më efektive e perendimit do të jetë, bankat në vend të tankeve. Politika e Putinit është drejt dështimit. Varet nga ai se a do të preferoi të hyj në dialog me perëndimin dhe të heq dorë nga agresiviteti, apo do të vazhdoi me aventurat e tij të pafundshme.

E vërteta në vend të mohimit të përgjegjësisë

Nëse Putini dëshiron që e gjithë kjo të ketë një fund, ai duhet ta ndërroi qasjen ndaj perëndimit. Të pushoj së maltretuari perëndimin me fushata të vazhdueshme dezinformuese dhe t`i ndërpres sulmet kibernetike. Nëse Rusia dëshiron ta fitoi besimin e perëndimit duhet të luftoi që të bëhet si një fuqi e madhe në rrafshin ekonomik e jo si një fuqi bërthamore. Nëse dëshiron që të njihet sërish, duhet të ndaloj burgosjen e disidentëve. Të ndërprej vrasjen e agjentëve me metodat e KGB dhe ekonominë ta liroi prej njerëzve të tij, që i ka shëndërruar në miliarderë. Ta ndërprej mohimin e çdo gjëje, që shumë lehtë po vërtetohet nga perëndimi, se është mashtrim ordiner. Të ndihmoi që bashkarisht për  ta gjetur të vërtetën, sidomos në sulmet me helme kimike në Siri dhe gjetiu. Për të qenë Rusia një fuqi e madhe,  e që pretendon, ajo duhet të luaj edhe rol konstruktiv, me përgjegjësi. Përndryshe bëhet objekt talljeje siq është tash.

Serbia, papagalli i Rusisë

 Përpos disa shteteve arabe dhe Turqisë më së shumti me Rusinë krenohet Serbia. Kur Rusia rrah gjoks, Serbia krekoset dhe pretendon ta pushtoi Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnen dhe matet edhe Shqipërinë. Këto vitet e fundit Serbia pretendonte se Rusia u kthye sërish në arenën ndërkombëtare, dhe ajo  u tregua shumë agresive duke provokuar Kosovën, me synim se sërish i erdhi momenti i duhur. Politikanët serbë përdorin metodat e njohura të UDB-së që janë filialë e KGB-së ruse për t`

i arritur qëllimet e veta. Me ta duhet të jemi rigoroz duke mos lejuar që ata  ta luajnë rolin e viktimës. Duhet që para ndërkombëtarëve të demaskohen, duke mos u lënë hapësirë manovruese. Të studiojmë metodat e tyre që sa më lehtë të mund  t`u kundërvihemi. Po s mundën të fitojnë me forcë dhe të tregohen superiorë, ata e përdorin metodën tjetër të viktimës. Presin që ti të kesh mëshirë për t`u bërë lëshime në qëllimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat